“Kampioni në Shkollën Time”, Mesazhi i Ministres Kushi për nxënësit: Shpërblejmë të gjithë ata që fitojnë medalje, jo vetëm sportistët elitarë, por edhe sportistët e rinj - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Kampioni në Shkollën Time”, Mesazhi i Ministres Kushi për nxënësit: Shpërblejmë të gjithë ata që fitojnë medalje, jo vetëm sportistët elitarë, por edhe sportistët e rinj

Prej disa muajsh Ministria e Arsimit dhe Sportit në kuadër të promovimit të vlerave të sportit shqiptar dhe të nxitjes së të rinjve për tu marrë sa më shumë me sport, inicioi nismën “Kampioni në Shkollën Time”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zgjodhi nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj, për të biseduar rreth rrugëtimit të saj drejt suksesit të njërës prej volejbollisteve më të talentuara shqiptare, një kampione speciale dhe një model frymëzimi për të rinjtë dhe të rejat, Amarilda Prenga, si një formë frymëzimi për brezin e ri.
Në fjalën e saj Ministrja Kushi theksoi se për të arritur suksesin, nuk mjafton talenti, por duhet edhe puna, këmbëngulja dhe sakrifica.

“Nëpërmjet kësaj nisme ne synojmë që ju të dashur nxënës të merreni sa më shumë me sport, sepse sporti është një nfa faktorët më të rëndësishëm për një jetë të shëndetshme, të qëndroni larg veseve. Ne synojmë që ju të keni dhe modele kampionët e vërtetë, ata njerëz që i fitojnë sukseset me meritë, me punë, me përpjekje,” – tha ministrja.

Znj. Kushi shtoi se yjet nuk e fitojnë suksesin nga rastësia por me punë, disiplinë, sakrificë e këmbëngulje. Ministrja u bëri thirrje të gjithë nxënësve që të përfitojnë sa më shumë nga projekti “Ekipet Sportive” dhe projekti “Futbolli në Shkolla”, i cili lehtëson ndjeshëm barrën financiare të familjeve që deri dje paguanin për t’i përfshirë fëmijët e tyre në klube futbolli apo shoqata të ndryshme. Tani mundësia për tu bërë pjesë e këtyre ekipeve dhe për tu marrë me futboll jepet falas.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, – u shpreh znj. Kushi, – shpërblen të gjithë ata që fitojnë medalje, jo vetëm sportistët elitarë të rritur, por edhe sportistët e rinj. Nëse angazhoheni me sport dhe jeni të talentuar dhe jeni pjesë e federatave sportive, edhe pse jeni të rinj në moshë, nëse arrini të merrni medalje në kampionate të ndryshme ne ju mbështesim moralisht dhe financiarisht.

Previous Londër, Intervistë e Kryeministrit Edi Rama në “Sky News Breakfast”