Në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, si dhe për monitorimin e qarkullimit rrugor drejt zonave bregdetare dhe turistike, me qëllim krijimin e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve dhe të shtetasve të huaj që zgjedhin vendin tonë, si dhe në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr.7967, të datës 30.05.2018, “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transport rrugor të mallrave, gjatë sesonit turistik dhe gjatë festave”, njoftojmë të gjithë qytetarët dhe subjektet se:
Nga data 15 qershor deri në 15 shtator 2023, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave, do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore:
- Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;
- Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);
- Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;
- Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;
- Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.
Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset rrugore:
- PKK Muriqan – Shkodër dhe anasjelltas;
- PKK Hani i Hotit – Shkodër dhe anasjelltas;
- Plazhi i Zogajt – Shkodër” dhe anasjelltas;
- Plazhi i Shirokës – Shkodër dhe anasjelltas;
- Plazhi i Velipojës – Shkodër dhe anasjelltas;
- Shkodër – Lezhë;
- Lezhë – Shëngjin;
- Lezhë – Patok dhe anasjelltas;
- Durrës – Tiranë;
- Durrës – Gjiri i Lalëzit;
- Durrës – Currila;
- Durrës – Kavajë;
- Kavajë – Plazhi i Gjeneralit;
- Kavajë – Spille;
- Kavajë – Kthesa e Divjakës – Lushnjë dhe anasjelltas;
- Lushnjë – Fier;
- Fier – Seman;
- Fier – Plazhet e Poros dhe anasjelltas;
- Vlorë – Palasë – Dhërmi – Vuno – Himarë – Qeparo – Borsh – Bunec – Sarandë dhe anasjelltas;
- Sarandë – Butrint;
- Elbasan – Pogradec;
- Elbasan – Rrogozhinë dhe anasjelltas;
- Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht dhe anasjelltas;
- Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë dhe anasjelltas;
- PKK Morinë – Kukës – Milot – Durrës – Lezhë dhe anasjelltas;
- PKK Qafë Morinë – Bajram Curri dhe anasjelltas.
Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe oraret:
- Të premten, nga ora 15:00 – 22:00;
- Të shtunën, nga ora 08:00 – 12:00 dhe nga ora 16:00 – 22:00;
- Të dielën, nga ora 07:00 – 22:00.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që preken nga kufizimet e sipërpërmendura, që të zbatojnë me korrektesë masat kufizuese, me qëllim krijimin e lehtësirave të nevojshme për pushuesit vendas dhe ata të huaj, gjatë sezonit turistik 2023.