Këshilli i Ministrave miraton procedurat, Xhaçka: Shqipëria pro aderimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Këshilli i Ministrave miraton procedurat, Xhaçka: Shqipëria pro aderimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, konfirmoi miratimin në parim të qeveriisë shqiptare të traktateve që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO.

Ajo theksoi se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, i cili flet qartë për nivelin e kërcënimit me të cilin përballet sot e gjithë Evropa dhe besimin që kjo organizatë gëzon në garantimin e sigurisë kolektive të çdo vendi anëtar.

“Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë politikën e Dyerve të Hapura nga ana e NATO, për të gjithë ato vende që plotësojnë kriteret e anëtarësimit. Suedia e Finlanda, janë jo vetëm dy vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie shumë të mira, por dhe dy demokraci model dhe dy partnerë të çmuar, që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në operacionet dhe misionet e NATO në rajonin tonë, në Afganistan, Libi e Irak”, tha kryediplomatja shqiptare në deklaratën për mediat.

Ministrja Xhaçka u shpreh besimplotë se ky moment zgjerimi do të shërbejë për t’i dhënë një momentum të ri zgjerimit të mëtejshëm të NATO edhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa njoftoi që hapi i rradhës do të jetë ratifikimi nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Këtu dua të theksoj sidomos rastin e Kosovës, e cila ndan me Aleancën të njëjtat parime e të njëjtat vlera”, deklaroi ministrja Xhaçka.

E pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e detit e cila do të shkojë në gjykatën e Hagës, Ministrja Xhaçka u shpreh se të dyja vendet po merren me përgatitjet reciproke, përpara se të ulen bashkarisht për të gjetur atë që do të jetë kompromisi që do të shkojë pastaj në gjykatë.

“Në atë fazë jemi dhe kur të vijë momenti që ne të jemi gati, do të ulemi për ta dakordësuar një kompromis të tillë, sipas të gjitha detyrimeve ligjore që kërkon edhe gjykata ku do ta çojmë çështjen”, tha ajo.

Previous Vendimi i qeverisë për uljen e mesatares së pranimit në disa programe bachelor, Kushi: Për mësuesinë kriteret mbeten të pandryshuara, cilësia e panegociueshme

Leave Your Comment