Këshilli i Sigurimit, Ministri Hasani: Shqipëria e përkushtuar në avancimin e prioriteteve edhe pas përfundimit të mandatit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Këshilli i Sigurimit, Ministri Hasani: Shqipëria e përkushtuar në avancimin e prioriteteve edhe pas përfundimit të mandatit

Në fjalimin e fundit në Këshillin e Sigurimit, në mbylljen e mandatit dyvjeçar të Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se Shqipëria do t’i vijojë prioritetet e punës përtej mandatit.

Gjatë Debatit të Hapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Trajtimi i kërcënimit që paraqet diversioni, trafikimi i paligjshëm dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre, për paqen dhe sigurinë., ministri Hasani theksoi se Shqipëria zbaton të gjitha detyrimet për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të kontrollit të armëve, teksa nënvizoi se vetëm një bashkëpunim i fortë midis aktorëve të ndryshëm mund të ndihmojë në adresimin e duhur të kësaj situate.

“Në të gjitha këto përpjekje, bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe. Në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, një vëmendje e veçantë i kushtohet bashkëpunimit, koordinimit dhe veprimeve të përbashkëta nga të gjitha vendet, agjencitë përkatëse vendore dhe komuniteti ndërkombëtar. Në këtë kontekst, dua të përmend nismën franko-gjermane për armët e vogla dhe të lehta, në kuadër të Procesit të Berlinit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për zgjidhjen e problemit të armëve të vogla në rajon, deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha ai.

Ndërsa në takimin e organizuar nga Shqipëria, për përshpejtimin e programit “Gratë, Paqja dhe Siguria”, si një nga prioritetet kryesore të punës së Shqipërisë gjatë mandatit 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Ministri Hasani siguroi se të gjitha prioritetet që vendi ynë pati gjatë mandatit në KS do të vijojnë të jenë të tilla edhe pas 31 dhjetorit 2023.

“Ishte detyra jonë që ta përkrahnim këtë program në të gjithë gjerësinë e punës së KS, nëpërmjet angazhimit proaktiv për të siguruar që axhenda të integrohej plotësisht dhe në mënyrë kuptimplotë në të gjitha aspektet. Pas pak ne do të përfundojmë mandatin tonë dy vjeçar në Këshill, por angazhimi ynë në fushën e Paqes dhe Sigurisë së Grave do të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në këtë përpjekje të rëndësishme, jo vetëm këtu në Nju Jork, por edhe në Gjenevë e kudo”, tha Ministri Hasani.

Previous Ministri Mete mbledh Këshillin e Investimeve, nis konsultimi i Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026