Këshilli Kombëtar i Punës, Ibrahimaj: Strategji për rritjen e pagave në sektorin privat - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Këshilli Kombëtar i Punës, Ibrahimaj: Strategji për rritjen e pagave në sektorin privat

Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u zhvillua sot mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës, e cila ishte e para për vitin 2023.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj informoi anëtarët e Këshillit Kombëtar të Punës mbi reformën e pagave që ka ndërmarrë qeveria, e cila nisi me vendimin për rritjen e pagës minimale në nivelin 40 mijë lekë që nga data 1 prill 2023. Ministrja theksoi nevojën e hartimin të një strategjie të rritjes së pagave edhe në sektorin privat.

“Do të vendosim një afat për rritjen e pagave në mënyrë që edhe bizneset të kenë një lloj parashikueshmërie për vendimet e Këshillit të Ministrave. Ne kemi vendosur dhe do të diskutojmë mbi vendimin që kjo pagë do të vijojë të rritet edhe në vitin 2024 dhe të arrijë në vitin 2025 në nivelin 45 mijë lekë”, tha Ibrahimaj.

Ministrja nënvizoi faktin se në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua projektligji që i hap rrugë rritjes së pagave në administratën publike dhe disa vendime për rritjen e pagave në sektorët e arsimit, shëndetësisë, sigurisë, si dhe vendimi i rritjes së pagës minimale edhe për të gjithë punonjësit e sektorit mbështetës që punojnë në administratën publike.

Në axhendën e diskutimit të Këshillit Kombëtar të Punës ishte dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

“Ky projektligj vjen në vijim të rritjes së pagës minimale dhe ndryshimi thelbësor ka të bëjë me rritjen e pagave maksimale me qëllim që ato të mos ulen nga ndryshimi i pagës minimale”, tha Ibrahimaj.

Një tjetër pikë diskutimi ishte mbi mundësinë e rritjes së pagës mesatare që do të mundësojë një shpërblim të drejtë në raport me punën dhe kontributin e gjithsecilit.

Për këtë çështje u vu në dukje fakti se ka ardhur koha që kompanitë të përshtatin modelet e tyre të biznesit, duke mos u fokusuar më tek kostoja e ulët e forcës punëtore për të qenë konkurrues në një botë gjithnjë e më shumë dinamike, por në aftësimin dhe trajnimin e forcës punëtore, si dhe në investimin në kapital.

Çështja e tretë e diskutimit në mbledhjen e KKP lidhej me disa rekomandime politikash për përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë punëmarrësit në Shqipëri, përmes zgjidhjes miqësore të mosmarrëveshjeve në punë dhe plani i veprimit për zbatimin e tyre.

Po ashtu, u diskutuan dhe çështje të ndryshme të propozuara nga Partnerët Sociale.

E pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës ishte dhe ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila foli për zhvillimin e sektorit të turizmit në vend dhe rritjen e pagave për këtë sektor, si dhe informoi mbi masat që po ndërmerren për sigurimin e një sezoni turistik sa më të mbarë. Sa i përket sektorit të turizmit, një rëndësi e veçantë iu kushtua rritjes së bashkëpunimit me bizneset për sigurimin e një force pune sa më të kualifikuar.

Fjala e Ministres Ibrahimaj:

Sot kemi disa çështje të rëndësishme për të diskutuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës. Siç e dini, qeveria është angazhuar që nga fillimi i këtij viti me qëllim hartimin e një reforme të përgjithshme për pagat, e cila filloi me vendimin e parë të Këshillit të Ministrave për rritjen e pagës minimale në një nivel prej 40 mijë lekësh. Ishte një vendim që u mor pas një analize të gjatë të kryer nga MFE, mbi përballimin e kësaj page minimale në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja e pagës minimale dhe në përgjithësi pagat mesatare në sektorin privat dhe publik kanë qenë çështje diskutimi dhe në Këshillin Kombëtar të Punës, por edhe në takimet që ne kemi pasur me shoqata të ndryshme të sipërmarrësve. Në bazë të analizës që në kryem morëm vendimin për të rritur pagën minimale në vitin 2023 në nivelin 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë që ishte paraprakisht, ndërkohë që jemi duke punuar, e kjo do të jetë temë diskutimi edhe në mbledhjen e sotme, për të bërë një strategji dhe në vijim të rritjes së pagave në sektorin privat, siç kemi bërë dhe me sektorin publik.

Pra, do të vendosim një afat për rritjen e pagave në mënyrë që edhe bizneset të kenë një lloj parashikueshmërie për vendimet e Këshillit të Ministrave. Ne kemi vendosur dhe do të diskutojmë mbi vendimin që kjo pagë do të vijojë të rritet dhe në vitin 2024 dhe të arrijë në vitin 2025 në nivelin 45 mijë lekë.

Analiza që është kryer është bërë duke u bazuar në gjithë performancën e subjekteve private. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për subjektet private, megjithatë mungesa e forcës punëtore dhe ulja e ofertës së forcës punëtore ka çuar në rritjen e pagave minimale, pavarësisht vendimit të Këshillit të Ministrave. Pra, pjesa më e madhe e subjekteve kanë vendosur ti rrisin pagat ndonëse nuk kishin një detyrim ligjor, pasi paga çmimi për punën dhe si çdo çmim tjetër përcaktohet nga oferta dhe nga kërkesa. Duke qenë se kërkesa ka qenë shumë e lartë, duke qenë se ecuria e biznesit shqiptar gjatë dy viteve të fundit ka qenë pozitive dhe kërkesa për të marrë persona shtesë në punë ka qenë e lartë, ndërkohë që oferta është e limituar, çmimet domosdoshmërisht, pra paga domosdoshmërisht, janë rritur.

Gjatë ditës së sotme, në axhendën e Këshillit Kombëtar të Punës kemi për të diskutuar disa çështje, si:

Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.  Ky projektligj vjen në vijim të rritjes së pagës minimale dhe ndryshimi thelbësor ka të bëjë me rritjen e pagës maksimale me qëllim që ato të mos ulen nga ndryshimi i pagës minimale.

Ndërkohë, kemi disa elementë të tjerë që parashikohen në projektligj dhe do të diskutohen në detaje me anëtarët e KKP.

Siç thashë, ne kemi ndërmarrë një reformë e cila jo vetëm do të prekë sektorin privat, por kemi ndërmarrë një reformë edhe për sektorin publik. Tashmë ne kemi hartuar një projektligj, i cili është dërguar në Parlament dhe do të shqyrtohet së shpejti, mbi ndryshimin e hierarkisë së pagave, dhe do t’i hapë rrugë rritjes së pagave në gjithë administratën publike.

Sot në Këshillin e Ministrave miratuam disa rritje pagash për sektorë kyç si arsimi, shëndetësisë, siguria, ku përfshihet policia, policia e burgjeve, garda, por edhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, ashtu sikurse është reflektuar dhe vendimi i rritjes së pagës minimale edhe për të gjithë punonjësit e sektorit mbështetës që punojnë në administratën publike.

Këto do të jenë të gjitha pjesë e diskutimeve tona, ndërkohë që si element tjetër i diskutimit kemi nevojën për rritjen e pagës mesatare në sektorin privat. Ne jo më kot si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Punës kemi disa ministri linje që hartojnë politika për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Unë në veçanti dua të falënderoj ministren Kumbaro, e cila sot na është bashkuar, pasi siç e dini, sektori i turizmit po merr një peshë gjithmonë e më të madhe në ekonominë e vendit.

Faleminderit.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Prill 2023