Këshillimi Kombëtar dhe rritja e besimit qytetar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Këshillimi Kombëtar dhe rritja e besimit qytetar

Kryeministri Rama prezantoi gjatë ditës së sotme rezultatet e Këshillimit Kombëtar ku qeveria u kërkonte shqiptarëve mendimin e tyre për 12 çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

Vetë Rama pati theksuar se ndonëse qeveria kishte gjithë mazhorancën legjitime për të vendosur mbi çështjet dhe nismat në fjalë, opinioni i qyetarëve ishte thelbësor për të marrë këto vendime që lidhen me interesat e përbashkëta shoqërore, sociale, ekonomike të vendit.

Kështu, 539,195 shqiptarë i kanë kthyer përgjigje pyetësorit, pra më shumë se gjysmë milioni, ndërkohë që të gjitha pyetjet kishin marrë përgjigje pozitive nga qytetarët, pra një konfirmim nga qytetarët pro nismave..

Këto të dhëna flasin shumë për marrëdhënien e besimit që duhet të kenë qytetarët me të zgjedhurit e tyre.

Së pari, pjesëmarrja dhe rezultatet në masë të madhe “pro” propozimeve të qeverisë, tregojnë jo vetëm besimin e qytetarëve te nismat konkrete si Ballkani i Hapur, ndihma e shtuar për nënat me shumë fëmijë etj, por edhe te marrëdhënia ndërvepruese me qeverinë, kur vjen puna për të adresuar sfida të përbashkët.

Në këtë kontekst, këshillimi kombëtar dhe rezultatet e tij duhen lexuar si tregues se besimi i qytetarëve te roli që ata mund të luajnë në vendimarrje është rritur. Se besimi i qytetarëve te forca e dialogut në një sistem demokratik është rritur dhe se besimi i tyre te aftësia e qeverisë për të dëgjuar njerëzit e zakonshëm, mbetet ende baza e çdo vendimarrjeje, nisme apo politike të re.

Previous Një erë e re bashkëpunimi mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit “La Sapienza” të Romës

Leave Your Comment