Koçiu: Investimet në Urgjencën e Spitalit të Vlorës dyfishuan kapacitetet - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu: Investimet në Urgjencën e Spitalit të Vlorës dyfishuan kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në spitalin Rajonal të Vlorës, ku investimi i qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Urgjencën e këtij spitali rrit cilësinë e shërbimit.

Ministrja vlerësoi se ky investim dyfishon kapacitetet jo vetëm për qytetarët e Vlorës, por edhe për mijëra turistë gjatë sezonit veror.

Sipas saj, “Urgjenca e Vlorës, e cila është pajisur gjithashtu me një flotë prej 11 autoambulancash të reja, gjatë këtij viti ka trajtuar rreth 15 mijë pacientë”.

Përveç rikonstruksionit të ambienteve të urgjencës, garantohet edhe zbatimi i protokolleve dhe Procedurave Standarde Operacionale, duke nisur nga triazhimi i pacientëve, diagnostikimi, trajtimi dhe referimi i tyre në kohë pranë shërbimeve spitalore apo edhe për trajtime të specializuara në spitalet që ofrojnë shërbim terciar/universitar.

Me fuqizimin dhe modernizimin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, ka tashmë një pikë referimi jo vetëm për vizitorët e bashkisë Vlorë, por edhe të bashkive Sarandë dhe Himarë dhe turistëve në sezonin veror.

Previous Ministrja Denaj: Banka Botërore financim 65 milionë euro për rritjen e aksesit në tregje për fermerët dhe sigurinë ushqimore