Koçiu në qendrën e re multifunksionale në Librazhd: Mbi 70 shërbime të reja sociale në 61 bashkitë e vendit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu në qendrën e re multifunksionale në Librazhd: Mbi 70 shërbime të reja sociale në 61 bashkitë e vendit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha dhe Drejtoresha e World Vision, Eljona Elmazi, inauguruan sot qendrën e re multifunksionale në Librazhd.

Në fjalën e saj, Ministrja Koçiu theksoi se: “Ne po punojmë të kemi sa më shumë qendra që i dedikohen sidomos fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar. Prandaj, ky është shembulli perfekt i bashkëpunimit mes pushtetit vendor, qeverisë, por dhe organizatave partnere. Kjo qendër sot është histori suksesi”.

Kjo qendër do të mbështesë 62 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara me shërbime fizioterapie dhe logopedie, si dhe prindërit/kujdestarët e tyre me aktivitete zhvillimore për fëmijët e tyre.

Gjithashtu, 30 stafe mjekësore dhe 30 punonjës të shërbimit psiko-social në Librazhd do të trajnohen mbi fazat e zhvillimit të fëmijëve dhe shenjat e hershme të aftësisë së kufizuar, si dhe si të punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Jemi krenar, theksoi Ministrja Koçiu, që falë bashkëpunimit me pushtetin vendor kemi arritur të shtrijmë mbi 70 shërbime të reja sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit.

Previous “Ekonomia Blu”, Italia akordon 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit