Koçiu në Qendrën për fëmijët dhe familjen në Vlorë: Transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror, kemi hapur aplikimet për Fondin Social - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu në Qendrën për fëmijët dhe familjen në Vlorë: Transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror, kemi hapur aplikimet për Fondin Social

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar Qendrën Mbështetëse për Fëmijët dhe Familjen në Vlorë, një transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror në kuadër të procesit të deinstitucionalizimit.

Koçiu theksoi se deinstitucionalizimi synon një të ardhme më të mirë për 230 fëmijët që ndodhen në institucionet e përkujdesit shoqëror duke u krijuar mundësi të barabarta në familje biologjike apo kujdestare.

“Dy qendra rezidenciale në Vlorë dhe Korçë, i kemi shndërruar në Qendra ditore të ofrimit të shërbimit. Janë procese që marrin kohë, por që i shërbejnë mirëqënies dhe forcimit të familjes, mënyrës se si rriten dhe edukohen fëmijët pranë familjeve biologjike, por edhe pranë familjeve kujdestare dhe është mënyra më e mirë për të rritur dhe edukuar fëmijë të shëndetshëm që patjetër janë e ardhmja. Edhe kjo Qendër këtu, e shndërruar në një Qendër shërbimesh ditore për fëmijët dhe familjen është një nga qendrat që mbështetet edhe nga Fondi Social i akorduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës”, nënvizoi ministrja.

Gjithashtu, Koçiu deklaroi se “sapo kemi shpallur sërish thirrjen për të aplikuar për Fondin Social. Pra thirrja u hap në datën 25 shtator dhe deri në 25 tetor do të qëndrojë e hapur për të aplikuar të gjitha bashkitë”.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e Qendrës, Koçiu tha se “mesazhi më i mirë është që mos t’ua lëshojmë dorën në asnjë moment këtyre fëmijëve. Jam e sigurt që nëse do të jemi bashkë dhe do kemi ndjeshmërinë dhe dëshirën për të ndihmuar dhe për të përkrahur edhe ata më të dobëtit, por edhe ata që në ndonjë moment të caktuar kanë nevojë për mbështetje, ne kemi bërë gjënë më të mrekullueshme për fëmijët, për familjen, por edhe për komunitetin dhe gjithë shoqërinë”.

Në këtë qendër, fëmijët e rikthyer në familjet biologjike po marrin mbështetje ditore ndërsa fëmijët në risk po vendosen në familje kujdestare duke iu ofruar përkujdesje ditore. Mbështetje ofrohet gjithashtu edhe për prindërit nëpërmjet programeve të dedikuara dhe për herë të parë, po krijohet një shërbim i ri për nënat e vetme dhe në rrezik të cilat mbështeten me shërbim emergjence deri në 6 muaj.

Procesi i deinstitucionalizimit ka si qëllim transformimin e institucioneve rezidenciale në një Qendër me shërbime alternative për fëmijën dhe familjen, krijimin e një sistemi të kujdesit social që mbështet dhe fuqizon familjet, nxit përfshirjen dhe ofron mundësitë për mirërritjen e fëmijëve.

Previous Nënshkruhet vendimi i rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve në arsimin profesional