Koçiu: Në QSUT ofrohen të gjitha shërbimet e sëmundjeve të brendshme, brenda majit Urgjenca kthehet në normalitet - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu: Në QSUT ofrohen të gjitha shërbimet e sëmundjeve të brendshme, brenda majit Urgjenca kthehet në normalitet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në seancën e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në lidhje me defektin e ndodhur në Urgjencën e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në  Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u shpreh se “bëhet fjalë për një defekt që ka djegur kabujt elektrik, pa implikime serioze për Spitalin dhe pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të këtij spitali”.

Sa i përket incidentin në këtë urgjencë, Koçiu tha se “është një ngjarje që siç e dini mirë është në hetim aktualisht nga Prokuroria e Tiranës”.

“Qendra Spitalore më e rëndësishme në Shqipëri, është shëmbëlltyra më e mirë e modernizimit të jashtëzakonshëm të ndodhur në sistemin tonë shëndetësor.  Investimi masiv dhe transformimi i plotë i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshëm, Pediatrisë, Infektivit, Kardiologjisë, si dhe modernizimit të çdo lloj reparti tjetër brenda QSUT me aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore ka bërë një diferencë të madhe për të gjithë qytetarët”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja u shpreh se “incidenti për të cilin po diskutojmë sot,  tregoi se standardet, profesionalizmi dhe cilësia e shërbimit mjekësor është rritur në të gjithë vendin”.

Koçiu tha se sot që flasim, ashtu edhe si ditën e parë pas ngjarjes, në QSUT vazhdon normalisht puna dhe të gjitha shërbimet ofrohen pa problematika.

“Falë cilësisë dhe standardeve të ndërtimit si dhe protokolleve të sigurisë që janë aplikuar në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, u arrit që zjarri i rënë në të lokalizohej menjëherë, duke shmangur dëme të rëndësishme materiale dhe mbi të gjitha, duke shmangur dëme në jetë njerëzish”, deklaroi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se Spitalet Rajonale të Shkodrës dhe “Memoriali” i Fierit, si dhe Qendrat Spitalore si ajo e “Shefqet Ndroqit” i kanë të gjithë mundësitë për të përballuar të gjithë fluksin dhe të ofrojnë shërbimin e zhvendosur nga Urgjenca Kardiologjike dhe sëmundjet e brendshme të QSUT-së”.

“I vetmi shërbim që është zhvendosur përkohësisht është urgjenca kardiologjike dhe e sëmundjeve të brendshme, që falë investimeve përballohet pa vështirësi tek Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, Spitali Rajonal Memorial i Fierit dhe Spitali Rajonal Shkodër. Nën një koordinim shumë profesional edhe të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, nënvizoi Koçiu.

Ajo bëri me dije se aktualisht QSUT ka zhvilluar procedurat për të rikthyer këtë shërbim dhe kompania kontraktore fituese ka filluar punën për rehabilitimin.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu deklaroi se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për të sjell situatën në gjendjen para ndodhjes së këtij incidenti.

Gjithahstu, Koçiu deklaroi se “bëhet fjalë vetëm për hemodinamikën e cila është ndarë mes Qendrës Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”, Spitalit Rajonal Memorial Fier dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës.

“Që nga momenti që ka ndodhur incidenti ne kemi rreth 800 urgjenca të përballuara te “Shefqet Ndroqi”, rreth 314 të përballuar nga Memoriali Fier dhe rreth 67 nga Shkodra.  Aktualisht pranë QSUTN-së, marrin shërbimin e urgjencës për të gjitha shërbimet e smëundjeve të  brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, elergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike, 90 deri në 100 raste në ditë. Pra që nuk është e vërtetë që QSUNT është komplet jashtë funksionit”, deklaroi Koçiu.

Për rehabilitimin e dëmit në urgjencë, Ministrja e Shëndetësisë tha se: Është 30 milionë lekë vlera e dedikuar e cila është parashikuar nga inxhinierët e Universitetit Politikenki dhe ka marrë oponencën përkatëse nga inxhinerët e Institutit të Ndërtimit. Është ky ekip ekspertësh të cilët garantojnë që do të kthehet në situate normale pune dhe pa krijuar. Dhe ne do t’i qëndrojmë në kokë që punimet të përfundojnë në kohë”.

Previous Ministri Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit