Koçiu pret ambasadorin e Spanjës: Forcim i bashkëpunimit në shëndetësi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu pret ambasadorin e Spanjës: Forcim i bashkëpunimit në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ambasadorin Spanjës në Tiranë, Álvaro Renedo Zalba.

Koçiu bëri të ditur se në takim u nënvizua vullneti i mirë dhe interesi i përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit në sektorin e shëndetit publik dhe mbrojtjes sociale.

“Shkëmbimi i përvojave dhe ideve në shëndetësi, si dhe informimi mbi zhvillimet më të fundit në këtë fushë, ishin disa nga çështjet e diskutuara ku Shqipëria dhe Spanja mund të bashkëpunojnë”, theksoi ministrja.

Koçiu u shpreh se Spanja, si vend anëtar i BE-së, mbetet një partner i rëndësishëm për vendin tonë në procesin e integrimit në BE, në nivel politik dhe teknik.

Previous Rezoluta/”Shqipëria e Kuvendi dënon ashpër, me forcën më të madhe, sulmin e dhunshëm të armatosur ndaj Republikës së Kosovës”