Koçiu: Procesi i dezinsektimit në Durrës ka rezultuar i suksesshëm - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu: Procesi i dezinsektimit në Durrës ka rezultuar i suksesshëm

Procesi i dezinsektimit për uljen e popullatave të mushkonjave ka vijuar edhe në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit në kuadër të Programit Kombëtar të Dezinsektimit 2024, me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të pastër e të qetë për pushuesit dhe turistët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetaren e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor me specialistë, monitoruan nga afër zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit ku është kryer procesi i dezinsektimit.

Kjo është faza e tretë e monitorimit entomologjik nga specialistët e ISHP-së dhe OSHKSH-së pas kryerjes së dezinsektimit, i cili rezultoi i suksesshëm.

Ministrja Koçiu theksoi se “epidemiologët kanë evidentuar dhe vlerësuar zonën ku është kryer procesi me lëndë biocide, e cila mbron mjedisin si dhe targeton disa tipologji mushkonjash të cilat janë të përhapura në këtë sezon”.

“Kemi trajtuar rreth 10 hektarë kanale, pellgje, laguna, dhe po ashtu 1000 puseta në të dy zonat, Durrës dhe Gjiri i Lalëzit. Produkti i përdorur gjatë këtij procesi që është miqësor me faunën dhe florën”, tha Koçiu.

Ministrja theksoi rëndësinë e zbatimit e masave higjieno-sanitare nga të gjithë, që nga pushteti vendor deri te strukturat akomoduese të pushuesve.

“Gjithashtu duhet që bizneset private brenda hapësirave të tyre të marrin masa për të kryer procesin”, theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se Durrësi ka tashmë vizitorë dhe turistë, ndërkohë që po vijohet me pastrimin e gjithë vijës bregdetare.

Pas monitorimit entomologjik për prezencë të larvave, dezinsektimit me trajtim biocidin,
ekspertët e epidemiologjisë të NJVKSH dhe të ISHP-së rikthehen po në të njëjtat zona dhe rivlerësojnë prezencën e larvave.

Programi kombëtar i dezinsektimit për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive, shqetësimit nga mushkonjat dhe reaksionet alergjike që ato mund të krijojnë, është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, laguna, parqe, kanale, pellgje, bodrume dhe puseta.

Previous Java e Europës / MIA organizon tryezë diskutimi me të rinjtë mbi procesin e integrimit