Koçiu takim me drejtuesin e ri të UNICEF, në fokus decentralizimi dhe vaksinimi i popullatës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu takim me drejtuesin e ri të UNICEF, në fokus decentralizimi dhe vaksinimi i popullatës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në takim drejtuesin e ri të UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin.

Ministrja u shpreh se në fokus të bashkëbisedimit me drejtuesin e UNICEF ishte reforma për decentralizimin, mbështetja që institucionet e pushtetit vendor duhet të japin në ofrimin e shërbimeve sociale si dhe rëndësia e vaksinimit në popullatë.

Përfaqësuesi i UNICEF, Murat Sahin vlerësoi mbështetjen që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe qeveria shqiptare i japin planit për garancinë dhe mbrojtjen e fëmijëve si instrument për garantimin e të drejtave të tyre.

Gjithashtu, gjatë takimit përfaqësuesi i UNICEF theksoi mbështetjen në procesin e hapjes së negociatave dhe përgatitjen e kapitujve 19 dhe 23 me BE-në.

UNICEF ofron mbështetje për zbatimin e strategjisë së mbrojtjes sociale, veçanërisht me pushtetin vendor, mbështetja e fëmijëve PAK dhe vijimi i punës për shtrirjen e kësaj reforme në nivel kombëtar me qëllim ofrimin e paketave të shërbimeve më efikase për këtë kategori vulnerabël.

Decentralizimi dhe transformimi i institucioneve rezidenciale në shërbime komunitare si dhe forcimi i kapaciteteve dhe edukimi në vazhdim ofruesve të shërbimeve sociale, janë disa nga priroritetet e MSHMS-së në bashkëpunim me UNICEF.

Previous Në Shtëpinë e Biznesit për një diskutim të hapur mbi domosdoshmërinë e dixhitalizimit në sistemin financiar