Komisioni për Politikën e Jashtme, Ministri Hasani prezanton projekbuxhetin e MEPJ për vitin 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komisioni për Politikën e Jashtme, Ministri Hasani prezanton projekbuxhetin e MEPJ për vitin 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin online të Komisionit për Politikën e Jashtme, ku prezantoi projektbuxhetin e MEPJ për vitin 2024.

Ministri Hasani theksoi se projektbuxheti është hartuar në funksion të aktivitetit diplomatik dhe konsullor, teksa shtoi se me anë të tij do të mundësohet zbatimi i strategjive, politikave dhe objektivave të shërbimit të jashtëm.

“Objektivat e MEPJ për 2024 ku do të fokusohet projektbuxheti: Integrimi Evropian, si drejtim strategjik i Politikës së Jashtme; Konsolidimi i kontributeve dhe rolit aktiv të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare; Marrëdhëniet dypalëshe; Forcimi i diplomacisë ekonomike; Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2021-2025, si edhe modernizimi i shërbimeve konsullore”, tha ai.

Projektbuxheti për vitin 2024 ka një rritje prej 9% krahasuar me buxhetin e vitit 2023. Sipas kryediplomatit shqiptar, shtesa e buxhetit konsiston në rritjen e pagave të personelit të shërbimit të jashtëm.

Previous Ministri Mete prezanton projektbuxhetin 2024 në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut