Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi projektligjin “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Italise, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi projektligjin “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Italise, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë shpjegime për Komisionin e Politikës së Jashtme në lidhje me marrëveshjen me Italinë për ngritjen e një qendre pritëse të përkohshme për emigrantët, që kërkojnë azil në Itali. Ministri u ndal kryesisht në disa prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes, që ka të bëjë me aspektet financiare dhe sidomos vuri në dukje disa nga elementet kyçe të marrëveshjes siç janë numri i përgjithshëm i mundshëm i migrantëve, afati i qëndrimit dhe daljes përfundimtare nga qendra.

“Përmes këtij protokolli, – theksoi ministri Balla – Shqipëria i jep në përdorim qeverisë italiane një sipërfaqe pasurie shtetërore për ngritjen e strukturave ku do të akomodohen emigrantët e parregullt që kërkojnë të shkojnë në Itali. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj forme të cedimit të territorit, pasi ato mbeten territore të Republikës së Shqipërisë, por ne japim të drejtën e përdorimit të përkohshëm të një sipërfaqeje të caktuar paraprakisht në marrëveshje”.

Duke shpjeguar çështjen e kostove financiare të marrëveshjes, ministri Balla nënvizoi faktin që të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij protokolli i përkasin palës italiane e cila do të duhet të paguajë edhe çdo kosto tjetër që mund t’i vijë Shqipërisë si pasojë e zbatimit të tij, përmes procesesh gjyqësore nga migrantët që kërkojnë azil.

“Sqaroj që edhe për pjesën e sigurisë jashtë perimetrit, e cila do të mbulohet nga pala shqiptare, pra Policia e Shtetit, do të jetë pala italiane ajo që duhet të paguajë shpenzimet pranë kësaj qendre pritëse”, tha Balla.

Ai sqaroi detaje të marrëveshjes që janë keqinterpretuar në publik që kanë të bëjnë me numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve, periudhës së qëndrimit dhe afatit përfundimtar të daljes nga qendra.

“Sqaroj diçka, – tha Balla, – që mund të keqinterpretohet, numri i migrantëve në territorin shqiptar, nuk mund të kalojë shifrën 3,000 persona. Koha e shqyrtimit të kërkesës për azil është rreth 28 ditë dhe në përfundim, qoftë pozitive, qoftë negative, aplikanti kthehet mbrapsht në Itali ose vendin e origjinës, pra asnjë nuk mund të qëndrojë në Shqipëri. Edhe në rast se migranti ka nevojë për trajtim mjekësor në spitale shqiptare, shpenzimet mbulohen gjithashtu nga pala italiane dhe brenda periudhës së përcaktuar, pra brenda 1 muaji”.

Ministri theksoi se kjo marrëveshje ka një rëndësi shumë të madhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe përmes saj, vendi ynë tregon solidaritet me fqinjin tonë që i ka hapur dyert për dhjetëra mijë shtetas shqiptarë në fillim të viteve ’90. Ai i kërkoi Komisionit të Jashtëm ta miratojë këtë marrëveshje, e cila bazohet në Traktatin e Miqësisë mes dy vendeve, i miratuar edhe nga anëtarët e Komisionit të Jashtëm.

Previous Nis projekti 8,8 mln euro i BE dhe Austrisë për menaxhimin e burimeve ujore në standardet e BE