Komiteti Olimpik Mesdhetar për herë të parë zhvillon mbledhjen e tij në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komiteti Olimpik Mesdhetar për herë të parë zhvillon mbledhjen e tij në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në pritjen e anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri. Në përshëndetjen e rastit, Kryeministri e vlerësoi prezencën e tyre në Shqipëri, si një ngjarje shumë të rëndësishme për sportin shqiptar, i cili po merr mbështetjen dhe vëmendjen e merituar.

* * *

Jam i sigurt që ju bëni takime pa pushim dhe për ju është një takim më shumë, por për ne nuk është një takim më shumë i këtij bordi ekzekutiv të Komitetit të Lojërave Mesdhetare, por është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe prandaj do doja që t’iu falenderoja të gjithë juve që keni marrë avionët dhe keni ardhur në vendin tonë. Është hera e parë që kemi nderin të kemi këtu me ne dhe të presim miq kaq të nderuar nga bota e sportit dhe nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë.
Ju jeni këtu nga tre kontinente dhe Tirana është kryeqyteti europian i sporteve për vitin 2023, kështu që nuk mund të gjenim momente më të mira përpara fundit të këtij viti për të festuar edhe prezencën tuaj këtu në Shqipëri.

Faleminderit shumë për këtë!

Do doja të sigurohesha që ju jeni pritur mirë dhe garancia jonë është shoku Fidel, zoti Fidel apo miku ynë Fidel, i cili është presidenti ynë vizionar i KOKSH-it, dhe në saj edhe të tij, KOKSH aktualisht është në një moment të ri zhvillimi dhe në sajë të tij, vërtetë po bëhet një punë shumë e mire, duke mbështetur nisma shumë të rëndësishme për sportet, por së pari dhe kryesisht për gjeneratat tona të reja, për fëmijët tanë, të cilët tashmë marrin pjesë në lëvizjet olimpike.

Aktualisht janë më shumë sesa 10 mijë të rinj të organizuar nëpër rrjete të tilla, në shkolla, në sportet e basketbollit, volejbollit, vajza dhe djem dhe vitin e ardhshëm numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që hap pas hapi, çdo fëmijë apo të gjithë fëmijët të kenë mundësinë që të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse në disiplina të ndryshme sportive që marrin pjesë, mund të jenë si individë, si ekipe, në grupe e të tjera sepse sporti profesional është një gjë, por sporti për të gjithë është një gjë tjetër dhe sporti për gjithsecilin duhet mbështetur më shumë veçanërisht në këtë kohë të historisë dhe shoqërisë njerëzore kur fëmijët tanë përballen me rreziqe të ndryshme të mëdha, siç flitet për rrezikun nga interneti dhe teknologjia e re që ka ardhur në jetën tonë dhe çfarë gjëje që ne mund të bëjmë për t’i angazhuar sa më shumë fëmijët jashtë ekraneve të smartphone, telefonëve, kompjuterëve, iPad e të gjithë këtyre agjentëve, është një gjë, e cila është me shumë përfitim për shoqërinë, në të mirë të shoqërisë dhe të shoqërisë njerëzore.

Sporti vërtetë është ai që mund të na shpëtojë ne, mund të shpëtojë fëmijët tanë.
Është një hap shumë më i lehtë në fakt sepse është shumë më e lehtë që të jesh Cristiano Ronaldo në një hapësirë virtuale dhe të mundësh Manchester City dhe të fitosh çmimin, por të përpiqesh të jesh Cristiano Ronaldo në jetë reale është një punë shumë e vështirë.

Ai përfshin zgjimin shumë herë në mëngjes, përfshin që të kuptosh se me çfarë ka të bëjë stërvitja dhe përfshirja dhe angazhimi i fëmijëve në këto stërvitje fizike vërtet do përpjekje të mëdha dhe të arrijmë edhe rezultate është një gjë shumë e mirë. Kjo ka të bëjë me atë që nuk është aq e lehtë që të angazhohet në sport, ashtu siç mund të duket në realitetin virtual dhe prandaj ne do t’i vëmë gjithmonë e më shumë përpjekje dhe para në këto aktivitete, sepse përfshirja e fëmijëve në sporte është po aq e rëndësishme sa ndërtimi i shkollës për ta.

Sigurisht që është një nivel tjetër edukimi, por i jam shumë falënderues KOKSH-it në Shqipëri dhe të gjithë juve dhe të gjithë lëvizjes që është organizuar në këto lloj organizatash dhe organizmash që japin shpresë, japin përvojën, japin ndihmën e tyre dhe krijojnë një hapësirë ku njerëzit e sporteve mësojnë nga njëri-tjetri se si të përmirësojnë lëvizjet e tyre.

Thënë këtë, unë do të doja të falënderojë gjithashtu edhe për një çështje tjetër shumë të rëndësishme që presidenti juaj e përmendi në fillim. Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës do të jemi të gjithë krenar për vendimin që është marrë edhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë për juve, por ju merrni vendime si njerëz të sportit, sepse nëse do të ishit njerëz të politikës, nuk do të ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim.

Njerëzit e politikës që janë nëpër takime rreth një tavolinë dhe janë së bashku nuk i marrin vendimet kaq lehtë sa ju. Dhe gjëja e fundit që unë doja të thoja nga ana ime është: dhe kjo është nje thirrje dhe shumë shumë serioze. Ju lutem kënaquni këtu në Tiranë, Kalofshi mirë këtu në Tiranë, qëndroni në hotel, bëni këtë takim e mbledhje, mos qëndroni shumë gjatë në mbledhje, por dilni jashtë. Është një ditë shumë e bukur sot, ka shumë gjëra për të parë, por më kryesorja është që në qytet, këtu në Tiranë ka një viber shumë të mirë, një atmosferë shumë të mirë, kënaquni me ato dhe besoj se ju do të vini në të ardhmen së bashku me familjet tuaja, me miqtë tuaj dhe ju e dini shumë mirë kush është operatori turistik më i madh dhe kryesor në këtë vend, në Shqipëri është Fideli.

Kështu që është organizuar çdo gjë për t’ju mirëpritur juve, por edhe në kapacitetin tuaj personal për të parë këto ndryshime të pabesueshme dhe kaq të mëdha që po bëhen në turizëm. Këtë vit ne po arrijmë rreth 10 milionë turistë dhe është tre herë më shumë se sa popullsia e njerëzve që jetojnë në këtë vend.

Sigurisht që, vitin e ardhshëm numrat do të jenë më të mëdhenj dhe pas dy vitesh jemi të sigurt që do të jenë më të mëdhenj, por mos u shqetësoni. Ne gjithmonë do të kemi vend për ju. Sado të zënë dhe sado njerëz të ketë këtu, sado të zënë të jeni, ju mund t’i bëni një telefonatë Fidelit dhe ai do të kujdeset që t’ju gjejë një vend shumë të mirë të bëni pushimet tuaja.

Zoti President faleminderit edhe njëherë!

Ju jeni vërtet një italian trim. Italia është vendi ynë i dytë, shtëpia jonë e dytë dhe gjithmonë ka qenë e mirë me në.

Është një privilegj që të kemi gjithashtu edhe mbështetjen tuaj dhe të kemi mbështetjen dhe në kampionat.

Do doja të falënderoja secilin prej jush dhe ju uroj një takim të suksesshëm të plotësoni qëllimet objektive tuaja. Më falni nëse u zgjata pak. Më besoni unë mund të kisha folur edhe më gjatë. Në vendet e Ballkanit dhe veçanërisht kur ia jepni fjalën një burri duhet të përgatiteni për të dëgjuar fjalime të gjata. Por në fakt në nderin tuaj unë po i bie pak më shkurt.
Faleminderit shumë! Faleminderit shumë dhe Zoti iu bekoftë të gjithëve!
Gëzuar Vitin e ri me familjet tuaja, me të dashurit tuaj dhe viti 2024, viti më i suksesshëm në lëvizjet tuaja për sportin dhe në këtë komitet kaq të shquar.

Previous 14.18 miliardë lekë për bujqësinë në 2024, zgjerim i hartës së eksporteve