Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, Ministrja Xhaçka: Ngërçi në procesin e integrimit, BE rrezikon humbjen e ndikimit në BP - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, Ministrja Xhaçka: Ngërçi në procesin e integrimit, BE rrezikon humbjen e ndikimit në BP

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e 14-të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Në fjalën e saj hapëse, Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Komitetit i cili ka njohur përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.

Ministrja Xhaçka theksoi se ekziston një ngërç politik nga i cili rrezikohet jo vetëm besueshmëria dhe parashikueshmëria e procesit të integrimit, por edhe vetë siguria e Bashkimit Evropian.

“Vlerësimi i fundit nga Komisioni erdhi vetëm pak ditë më parë në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, ku u theksua se “Shqipëria vazhdon të përmbushë të gjitha kushtet para mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare të negociatave të anëtarësimit”. Nuk ka aktorë në BE që vënë në dyshim arritjet tona, as edhe qeveritë e shteteve anëtare të BE-së. Por Këshilli bllokohet nga një shtet anëtar për një vend tjetër kandidat. Sot ne jemi në ngërç. Një ngërç që është në kurriz të Shqipërisë, rajonit, BE-së dhe procesit të Integrimit Evropian. Edhe siguria e Bashkimit Evropian do të cenohej, nëse BE do të humbiste ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nëse nuk do të dëshmonte aftësinë për të menduar strategjikisht”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit është forumi i anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Parlamentit Evropian, në të cilin diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve politike dhe ekonomike BE–Shqipëri, me fokus të veçantë në zbatimin e MSA-së.

Previous Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve

Leave Your Comment