Komunikim i Kryeministrit Edi Rama me mediat shqiptare, pas fjalës drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komunikim i Kryeministrit Edi Rama me mediat shqiptare, pas fjalës drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës

Kryeministri Edi Rama: Sikur të mos kishte debat do shqetësohesha sepse do ta ndieja si indiferencë. Fakti që pati kaq debat tregon që mesazhi shkoi në thellësi.

Natyrisht, mirëkuptoj gjithë reagimin sepse është normale që të ndihen të shokuar dhe është po aq normale që si fillim të më fajësojnë mua se përse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu dhe historinë që është vërtetë shokuese.

Jam i bindur që kur të hyjnë më thellë do ta shikojnë që gjëja është edhe më e rënde seç e thashë unë.

 

– Zoti Rama, si do t’i bindni anëtarët në një kohë kur një pjesë e tyre kishin rezerva pas fjalimit që ju mbajtët për sa i takon raportit të Dick Martit dhe rezolutës?

Kryeministri Edi Rama: Është normale që të kenë rezerva sepse siç e dëgjuat fare mirë në nja dy momente në nuancat e fjalës së disave, u ndjenë të fyer në punën e tyre, por unë nuk erdha këtu as t’i fyej, as të vë në dyshim qëllimin e mirë, por me një qëllim të mirë është bërë një vepër shumë e shëmtuar dhe është bërë një gabim shumë tragjik.

Unë jam i bindur që çdo gjë do shkojë në vendin e duhur sepse e vërteta shkon gjithmonë në vendin e duhur, sepse e vërteta e Kosovës nuk mbulohet dot me asnjë lloj hipokrizie dhe nga asnjë lloj sedër prekjeje të askujt, askund.

 

– Zoti Rama, ok për të vënë drejtësinë në vend, është kjo arsyeja pse u përgatit kjo rezolutë.

Kryeministri Edi Rama: Jo rezoluta nuk është akoma në proces, sepse ka procedura Këshilli.

 

–  Flas për rezolutën e parlamentit shqiptar, arsyeja pse u iniciua. Nëse në bankën e të akuzuarve nuk do të ishte Hashim Thaçi miku juaj, por do të ishte një ish tjetër luftëtar apo një ish kryeministër siç është zoti Haradinaj, a do të ndërmerrej kjo nismë?

Kryeministri Edi Rama: Më vjen shumë keq Elia, unë kam jashtëzakonisht shumë respekt për ty, ti e di por unë kësaj pyetje nuk i përgjigjem. Është fyese për mua kjo pyetje, më vjen shumë keq.

 

–  Kryeministër, patët një fjalim me shumë ton, thatë disa të vërteta. Cila prej tyre ishte ajo e cila sipas jush “backfire” siç thuhet në anglisht, për Asamble?

Kryeministri Edi Rama: Asgjë nuk “backfire”. Unë ju thashë nëse nuk do të kishte reagime unë do të isha i shqetësuar sepse mund ta kalonin edhe “hajde, mbajti fjalim edhe s’ka problem”. Prezenca ishte goxha e madhe në krahasim me normalitetin e prezencave këtu se këta vijnë nga të gjitha vendet e Europës, 46 vende, por është normale sepse është si një bombë në mes të mexhlisit ku është gatuar gjithë ajo çorbë. Unë sigurisht nuk akuzoj askënd për asnjë qëllim të keq, por përsëri them që është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekjen për të gatuar një ushqim të mrekullueshëm.

 

– Zoti Kryeministër, pati një reagim të fortë të një deputeteje serbe në Asamble. Mendoni se ky debat mund të transferohet dhe në parlamentin e Serbisë dhe mund të cenojë dhe raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama: Shiko, unë nuk nisem nga këto kur është fjala për të thënë të vërteten dhe kur është fjala për të mbajtur qëndrimet që sipas meje janë ato që kam detyrë të mbaj. Që do ketë debat në Serbi, patjetër që do ketë, s’ka asnjë problem. U bë një kohë e gjatë në fakt që debati për mua është në Kosovë si shërbëtor i Serbisë, tani do ketë debat në Serbi si unë nxitësi i irredentizmit kosovar, le të ketë se kështu është më mirë besoj.

Përtej shakasë, skam asnjë shqetësim, unë besoj se gjerat duhen thënë. Që e vërteta dhemb, por shëron, sado e hidhur të jetë. Edhe ilaçet të hidhura janë, s’kemi pirë ndonjë ilaç të ëmbël, nuk është shpikur akoma por ilaçet shërojnë, karamelet nuk shërojnë.

 

–  Zoti kryeministër, ju nisët në parlamentin  e Shqipërisë, vijuat në Këshillimin e Sigurimit, sot këtu në Strasburg, si do të vijojë më tej kjo betejë për të zbardhur të vërtetën ashtu sikurse ju e thoni, por në fakt ashtu sikurse është.

Kryeministri Edi Rama: E vërteta është e zbardhur dhe nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë indice, asnjë gjë përveç kanaleve të fantazisë së “gjeneralit” të gjallë të “ushtrisë së vdekur” që të tregojë që ka patur trafik organesh, kështu që kjo nuk ka lidhje me procesin në tërësinë e procesit atje, procesi atje ka historinë e vetë por kjo historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej, shumë përtej Hashim Thaçit, shkon shumë përtej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo prek gjithë kombin shqiptar edhe kjo kaq shumë është përsëritur, kaq shumë është shpërndarë, kaq shumë kohë ka që rrotullohet saqë ndikon edhe psikikën pastaj të atyre që na shohin nga pozitat e nacionaliteteve të tjera edhe thonë, “Ah, këta janë ata që s’lënë gjë pa bërë madje këta të marrin edhe veshkën dhe ikin me vrap”. Zemrën po, por tjerat jo.

 

– Kryeministër, ishte politik reagimi i deputetëve gjatë interpelancës, gjatë pyetjeve me ju?

Kryeministri Edi Rama: Nuk i njoh fare por sa pashë pastaj, aq sa munda të kuptoj natyrisht që kjo është politikë. Këta janë përfaqësues të gjithë partive tona, këtu është PD, PS edhe partitë e tjera.

 

– Mund të reflektojë në votat përfundimtare?

Kryeministri Edi Rama: Nuk është nderi ynë pyetje këtu në radhë të parë që të kuptojmë, nderi i Kosovës jo e jo, këtu është nderi i Këshillit të Europës këtu që është në pyetje. Këtu duhet të vënë në vend nderin e tyre, jo nderin tonë. Nderi jonë është në vend dhe nuk e luan topi.

 

Previous Kryeministri Edi Rama i përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të grupeve politike, pas fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, në Strasburg

Leave Your Comment