Komunikim i Kryeministrit Rama me mediat e pranishme gjatë vizitës së tij në Dropull dhe takimit me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komunikim i Kryeministrit Rama me mediat e pranishme gjatë vizitës së tij në Dropull dhe takimit me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama: Sikundër e vutë re, që nga fillimi deri në fund, gjithçka ishte në sytë e kamerave.

–  A kishit mundësi të diskutonit rrugës?

Kryeministri Edi Rama: Në cilën rrugë? Unë s’dola në rrugë. Unë e prita atje, e solla këtu, e çova atje.

–  Ministri i Jashtëm grek deklaroi dje se Shqipëria dhe Greqia do të firmosin një marrëveshje përsa i përket mbrojtjes së lumit Vjosa.

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që do ta bëjmë këtë gjë, është një projekt i madh. Ne kemi nisur me procesin e transformimit të Vjosës në Park Kombëtar dhe nga ana tjetër i kemi kërkuar Greqisë që të na bashkohet sepse Vjosa grykëderdhjen e ka nga ana tjetër të kufirit, për të bërë një shembull spektakolar nga pikëpamja e aspektit për mjedisin dhe nga pikëpamja e transformimit të një aseti aq të  vyer mjedisor në një burim ekonomie pa cënuar mjedisin.

– Një tjetër çështje ka qenë përshpejtimi, të paktën i dakordësisë midis dy palëve për të çuar sa më shpejt marrëveshjen e detit në Hagë.

Kryeministri Edi Rama: Është një proces që kërkon gjithmonë gjithë një procedurë kushtetuese dhe ligjore të cilën ne e respektojmë.

– A e keni diskutuar me Presidentin Begaj për kushtetutshmërinë?

Kryeministri Edi Rama: Jo, kjo do të ndodhë kur depozitohet kërkesa në bazë të procedurave ligjore, kushtetuese.

–  A keni një afat të përcaktuar?

Kryeministri Edi Rama: Si mund të kemi afatin kur kjo është një…

–  Zoti Kryeministër, Shqipëria është një nga vendet që respekton më shumë të drejtat e minoriteteve. Cili do të jetë angazhimi i qeverisë suaj në vijim sidomos për komunitetin ku ishim sot?

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria është një shembull rrezatues i respektimit të komuniteteve qoftë nga pikëpamja e legjislacionit, qoftë nga pikëpamja e faktit, megjithatë asnjëherë nuk është mjaft, as për ata që janë qytetarë të minoritetit, as për ata që janë qytetarë me kombësi të vendit amë, kështu që do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me këtë komunitet siç kemi punuar. Fatmirësisht Mirela, ministrja është edhe drejtuese e qarkut këtu, është shumë e lidhur me komunitetin, kemi një kryetar bashkie shembullor këtu, kështu që i kemi të gjitha kushtet për të bërë më të mirën dhe kemi dhe projekte të tjera që do të vazhdojmë t’i realizojmë në këtë zonë.

– Çështja e pronave të minoritetit në Greqi ka ngritur…

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka një çështje pronash të minoritetit, çështja e pronave është tërësore dhe nuk ka asnjë lloj dallimi mes askujt nga pikëpamja e të mirave dhe nga pikëpamja e të këqijave. Ndajmë të mirat, ndajmë dhe të këqijat

–  Ato kanë vendosur censusin në progres raportin e Komisionit Evropian.

Kryeministri Edi Rama: Do ta bëjmë dhe censusin patjetër, censusi nuk është punë që vendoset në progres-raport, censusi është një proces që duhet bërë në mënyrë periodike, siç janë afatet.

Previous Dropull, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis me komunitetin minoritar grek, si urë e pazëvendësueshme lidhëse mes dy vendeve