Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishte sot pjesë e Konferencës së parë Kombëtare të Mjeksisë Interne dhe Hipertonisë, shërbim i ofruar në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ vetëm prej vitit 2004.
‘Ndihem shumë e privilegjuar të jem pjesë e kësaj Konference të parë që bashkon profesionistët e sëmundjeve interne.
Unë besoj fort që të gjitha përpjekjet e deritanishme për të përmirësuar kushtet infrastrukturore, për të përmirësuar pajisjet, për të sjellë meritokracinë mes jush, janë tregues shumë të mirë të vullnetit të kësaj qeveria, të vullnetit të MSHMS pikërisht për të treguar që jemi bashkë’- tha ndër të tjera ministrja në fjalën e saj.
Koçiu u shpreh se ky Kongres është një rast i mirë për të forcuar partneritetin shtet-mjek në dobi të qytetarëve shqiptarë.
‘Do të ftoja edhe drejtueist ekësaj shoqate por edhe drejtuesit e shërbimit në QSUT që të bëjnë akoma më shumë, të shkëmbejnë dijet e tyre me ta me qëllim që të krijojmë një armatë akoma më të madhe profesionistësh të sëmundjeve interne.’- ka thënë ministrja Koçiu.
Konferenca e parë e Mjekesisë Interne shënon njëkohesisht edhe aktivitetin e parë të Shoqatës Shqiptare te Mjekësise Interne të themeluar disa muaj me parë.