Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Ministrja Xhaçka: Jemi gati, u rikthye besueshmëria tek BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Ministrja Xhaçka: Jemi gati, u rikthye besueshmëria tek BE

U mbajt sot në Bruksel Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila i hap rrugën vendit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e saj, gjatë takimit mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut, BE, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite.

“E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE”, tha ajo.

Kryediplomatja Xhaçka theksoi se deri më tani me Komisionin është zhvilluar një proces i gjatë takimesh shpjeguese.

“Prezantimet e takimeve shpjeguese, kanë qenë udhërrëfyesi ynë: 1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian; 2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh; 3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ishin edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Kryenegociatori Zef Mazi, si dhe përfaqësues nga institucionet shtetërore të përfshirë në këtë proces.

Previous Prononcim për mediat i Kryeministrit Edi Rama, para fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri – BE

Leave Your Comment