Konferenca e Sigurisë në Mynih, Ministrja Xhaçka takon Sekretarin britanik James Cleverly - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Ministrja Xhaçka takon Sekretarin britanik James Cleverly

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar sot pasdite një takim me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuealthin dhe Çështjet e Zhvillimit, James Cleverly.

Gjatë takimit u diskutuan rrugët për zbatimin konkret të Komunikatës së Perbashkët të dy Kryeministrave, në të gjitha fushat që ajo mbulon, si zbatimi i kuadrit ligjor për bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, etj.

Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu lidhur me perspektivat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Sipas kryediplomates shqiptare, fokusi i bashkëpunimit mes dy vendeve duhet të jetë më i gjerë se çështja e emigrimit dhe të përfshijë rritjen e marrëdhënieve ekonomike, investimet britanike dhe bashkëpunimin në fusha konkrete të energjisë.

Previous Ministrja Kushi vjen me lajmin e mirë për të diplomuarit në fusha të ngjashme me mësuesinë