Konferenca Expo Albania Business, organizuar nga AIC - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca Expo Albania Business, organizuar nga AIC

Në konferencën Expo Albania Business, organizuar nga AIC e cila pati në fokus nxitjen e bashkëpunimit mes sipërmarrësve nga Shqipëria dhe rajoni për të krijuar partneritete dhe mundësi investimi duke ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.
AIC është duke krijuar një model të ri të administrimit të pronave publike, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Projekti Expo Albania, që pritet të jetë qendra kryesore e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan, është shembull i qartë i vizionit tonë për një Shqipëri moderne dhe konkurruese në tregun ndërkombëtar.
Ky projekt ambicioz do të sjellë zhvillim ekonomik, krijimin e mundësive të reja për bizneset vendase dhe të huaja, dhe do të jetë një pikë kyçe për turizmin, kulturën dhe inovacionin.
Në mars propozuam dhe realizuam me sukses kalimin e 140 mijë metrave katror truall në Xhafzotaj në pronësi të Korporatës, për zhvillimin e Durana Tech Park, një tjetër projekt ambicioz, dëshmi e angazhimit tonë për t’i dhënë jetë zonave të caktuara, duke krijuar mundësi të reja për punësim, zhvillim dhe inovacion.
MEKI ka qenë dhe mbetet mbështetës kryesor i Korporatës, me besimin se AIC do të shndërrohet në një histori suksesi, ashtu si AIDA apo Fondi Shqiptar i Zhvillimit përpara saj.
Previous Vjenë, Austri – Lufta kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor bën bashkë vendet e rajonit në forcimin e njohurive kundër kërcënimeve hibride