Konferenca Kombëtare e Antikorrupsionit / Ministrja Kushi: Arsimi, shembull pozitiv se si digjitalizimi jep rezultate në luftën kundër korrupsionit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca Kombëtare e Antikorrupsionit / Ministrja Kushi: Arsimi, shembull pozitiv se si digjitalizimi jep rezultate në luftën kundër korrupsionit

Në ditën e dytë të Konferencës tre ditore Kombëtare të Antikorrupsionit të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi foli për përdorimin e teknologjisë dhe shërbimeve online për ofrimin më efikas, transparent dhe më të përgjegjshëm të shërbimeve publike.

Gjatë fjalës së saj znj. Kushi tha se parandalimi është mjeti i parë dhe më efikas për luftën kundër korrupsionit. Sistemi i digjitalizuar i shërbimeve, krahas shpejtësisë dhe cilësisë në shërbim, bën të mundur shmangien e kontaktit me zyrtarët duke minimizuar mundësinë e abuzimit.

“Arsimi është një nga shembujt shumë pozitivë se si digjitalizimin jep jep rezultate shumë domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi 39 shërbime të digjitalizuara, duke filluar që nga punësimi i mësuesve, regjistrimi i nxënësve, sistemi i të dhënave , etj.”- tha ministrja.

Ministrja Kushi e quajti Portalin “Mësues për Shqipërinë” një rast suksesi, pasi portali përfshin proceset e shpalljes së vendeve të lira, regjistrimin, renditjen e kandidatëve, konkurrimin dhe shpalljen e rezultateve të konkursit, ka garantuar meritokraci e transparencë. Portali ka filluar në vitin 2015 dhe sidomos viti 2021 shënoi një rritje domethënëse 39% të numrit të mësuesve të punësuar përmes këtij sistemi krahasuar me vitin 2020.

Znj. Kushi ka përmendur edhe Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) i cili shërben si regjistër elektronik i të dhënave, të notave, planeve të programeve mësimore, mungesave dhe aktivizimit të nxënësve në klasë, duke rivendosur kështu në një platformë digjitale të komunikimit midis trinomit “mësues-prind-nxënës”.

Më tej ministrja foli edhe për regjistrimin përmes e-Albania për nxënësit e klasave të para në shkollat e qyteteve qendër qarku dhe klasave të dhjeta, i cili vitin e kaluar u bë në qendrat kryesore të qarqeve. Znj. Kushi gjithashtu përmendi edhe sistemin e maturës shtetërore, i cili garanton transparencën, meritokracinë që në regjistrimin e nxënësve, në shpalljen e rezultateve.

Në përfundim znj. Kushi tha se lufta ndaj fenomenit të korrupsionit është përfshirë në kurrikula për ndërgjegjësimin në moshë të hershme.

Previous Shqipëria drejt anëtarësimit në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi pret komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile

Leave Your Comment