Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, Kryeministri Rama: Shqiperia progres të konsiderueshëm në përdorimin e teknologjive të reja në shërbime - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, Kryeministri Rama: Shqiperia progres të konsiderueshëm në përdorimin e teknologjive të reja në shërbime

U zhvillua sot në Tiranë, Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, e cila shërbeu si një pikë ndërkombëtare për diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë e qeverisjes në një botë që ndryshon me shpejtësi, për teknologjitë e reja, si dhe agjendën e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor me fokus të veçantë perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në panelin e diskutimeve foli ndër të tjera mbi progresin e Shqipërisë në rrugën e reformave në sektorin publik, rolin e rëndësishëm që ka luajtur teknologjia në këtë aspekt, perspektivën e zhvillimit të shërbimeve të reja digjitale për qytetarët, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve dhe të shkëmbimit të eksperiencës mes tyre.

“Nga njëra anë kemi procesin me BE-në i cili është përtej pjesës politike, po nga ana teknike është një bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohurinë dhe i cili tregon se si të drejtohen institucionet. Teknologjia e re, mund të na japë shteteve si ne, mundësinë që të bëjmë hapa të cilët ndryshe do të ishin të pamundur. Pra thjesht imagjinoni, nëse teknologjia digjitale nuk do të ishte e zbatueshme, si do të kishim ne mundësinë që të jemi në atë pozicion dhe të ofronin me qindra-mijëra shërbime online.” – u shpreh Kryeministri Rama teksa theksoi se objektivi i radhës është krijimi i modelit të prokurimeve publike nëpërmjet inteligjencës artificiale.

“Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe tani ne synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A-ja te Zh-ja dhe kjo do i bëjë prokurimet publike absolutisht transparente dhe nuk do të jetë fare e kontestueshme.” – u shpreh ai.

Ndër të tjera, Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për një ardhme të përbashkët në BE. “Ne duhet të punojmë së bashku dhe të ndërtojmë atë që ne duam, që na pëlqen të ndërtojmë. Shqipëria asnjëherë s’ka patur mundësinë më parë që të zgjedhë lirisht se me kë të jetojë. Ne kemi qenë viktima të zgjedhjeve të të tjerëve. Për herë të parë në histori, tashmë ne kemi zgjedhur si shtet, si komb, që ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian.” – tha Kryeministri Rama.

Previous Ministri i Drejtësisë prezanton paketën e re ligjore për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit