Konferenca për krizën ushqimore globale Ministrja Krifca në Berlin: Të bashkëpunojmë për qëndrueshmëri të politikave ushqimore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca për krizën ushqimore globale Ministrja Krifca në Berlin: Të bashkëpunojmë për qëndrueshmëri të politikave ushqimore

Në prag të Samitit të ardhshëm të G7 në Schloss Elmau, qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, bankat e zhvillimit shumëpalësh, organizatat joqeveritare u mblodhën sot në Berlin për t’u bashkuar për sigurinë globale të ushqimit duke vlerësuar edhe progresin e bërë në përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, pjesëmarrëse në Konferencë tha gjatë fjalës së saj, se kjo krizë thekson qartazi rëndësinë që ka ndërtimi i sistemeve ushqimore të forta e të qëndrueshme në vendet tona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke mësuar nga teknikat më të mira që janë tashmë në zbatim.

“Duke punuar së bashku, me mbështetjen e vendeve më të fuqishme, ne mund të sigurohemi që popujt tanë të kenë akses në furnizim ushqimor të sigurt e të qëndrueshëm, i cili minimizon shpërdorimin dhe impaktin negativ në ambient. Ky system na shërben gjithashtu, në kohën kur nuk mund të mbështetemi më në zixhirët globalë të furnizimit, me të cilat ishim mësuar në periudhën para Covid, dhe përpara se ndokush mund të mendonte se ishte e mundur një luftë e re në Europë.

Ministrja theksoi gjatë Konferencës rëndësinë e qëndrueshmërisë mjedisore të bujqësisë dhe sistemit të përpunimit ushqimor, për të cilën vuri në dukje angazhimin e Shqipërisë në këtë drejtim për të siguruar një tranzicion të qëndrueshëm në praktikat e gjelbra për prodhimin bujqësor, duke u rreshtuar kështu me Agjendën e Gjelbës për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën e Gjelbër të BE.

“Shqipëria është angazuar të zgjerojë përdorimin e metodave bujqësore natyrale me aspiratën për të arritur targetin evropian prej 25% të tokës bujtësore të kultivuar me metoda miqësore ndaj mjedisit. Përdorimi i racave autoktone, rivitalizimi i sistemeve bujqësore tradicionale si mbjellja e ullinjve, rritja e sipërfaqes së certifikuar si bujqësi organike, apo përdorimi i qëndrueshëm i kullotave janë disa nga instrumentat që kemi menduar se do të hapin rrugën për përparimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri”.

Në këtë Konferencë palët thanë se kjo krizë shumëdimensionale kërkon një përgjigje të përbashkët dhe efektive globale që kombinon diplomacinë, ndihmën humanitare, bashkëpunimin për zhvillim si dhe politikat bujqësore dhe ushqimore. Pjesëmarrësit sinjalizuan gatishmërinë e tyre për të marrë përgjegjësi dhe për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në arritjen e një qëllimi të përbashkët.

Previous Austri, Kryeministri Edi Rama në Forumin Europian Wachau, për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE

Leave Your Comment