Konferenca për Shqipërinë Inteligjente: Shembuj konkretë digjitalizimi në Bujqësi, rrisim certifikimin dhe promovimin e produkteve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca për Shqipërinë Inteligjente: Shembuj konkretë digjitalizimi në Bujqësi, rrisim certifikimin dhe promovimin e produkteve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë sot në konferencën “Strategjia e Specializimit Inteligjent në Shqipëri S3”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të kabinetit qeveritar, Akademisë së Shkencave, shoqatave prodhuese në vend, shoqërisë civile, si dhe ekspertë të huaj të linjës, që operojnë në vendin tonë.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Denaj e cilësoi Strategjinë e Specializimit Inteligjent (S3) politikë prioritare të qeverisë, për të dinamizuar punën e përditshme të çdo sektori nëpërmjet digjitalizimit, e cila për fushën e bujqësisë ka disa shembuj konkretë.

“Dua të filloj me ata shembuj të cilët për sektorin e verës dhe të ullirit me shumë kënaqësi vlerësoj ngritjen e 2 kadastrave. Kadastra e Verës ku janë më shumë se 7500 ha vreshtash të regjistruara dhe 75 kantina vere dhe puna vijon. Ky regjistër bën të mundur që ne të kemi një gjurmueshmëri për çdo produkt autokton apo jo, por mbi të gjitha që ekziston në regjistër dhe e marrim informacionin në kohë reale”, u shpreh Denaj.

E njëjta gjë, vijoi ajo, është në raport me ullirin. Në Kadastrën e Ullirit, është regjistruar 40% e rrënjëve të ullirit që gjenden në të gjithë Shqipërinë e objektivi është ta çojmë në 100% regjistrin, por të evidentojmë dhe ullirin e vjetër, i cili mund të shërbejë jo vetëm për sektorin tonë të drejtpërdrejtë, bujqësi, por dhe për agroturizmin në veçanti dhe të ruajmë disa vlera të së shkuarës.

Denaj vuri në dukej se në sektorin e bujqësisë ka nisur rrugëtimi i digjitalizimit.
“Në kuadër të gjurmueshmërisë kemi përfshirë tokën dhe ujin, pasi duhet parë në cilat kushte mund të dinamizohet toka e pashfrytëzuar me objektiva të tjerë të zhvillimit të biznesit. Kemi identifikimin e të gjitha argjinaturave të lumenjve, për të pare se në çfarë presioni na vënë kushtet klimatike dhe sidomos reshjet. Ndërsa kontrolli i Skemës Kombëtare, e cila sigurisht sot ekziston në një format të caktuar, nesër mund të ndryshojë dhe ka nevojë për një gjurmueshmëri të efektivitetit të saj dhe absolutisht nevoja për të regjistruar tokën. Për të integruar gjithë sistemet që ekzistojnë aktualisht në Land Registration”, u shpreh ministrja.
Sipas saj, digjitalizimi dhe smart future në aspektin e bujqësisë lidhet me nevojat imediate që ka bujqësia.
Denaj vlerësoi se, inspektimet në mënyrë inteligjente dhe nëpërmjet teknologjisë së informacionit arrijnë një siguri të lartë të konsumatorit lokal dhe ndërkombëtar drejt cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Gjithashtu, vijoi ajo, nëpërmjet teknologjisë së informacionit në praktikat e bujqësisë ne rrisim bujqësinë organike, certifikimin, promovimin e markave vendase dhe menaxhimin e territorit në raport me atë që quhet waste management.

Sipas saj, digjitalizmi është një instrument i rëndësishëm edhe në fushën e agroturizmit.
“Strategjia e Agroturizmit, që prezantuam së fundi, një strategji e hartuar së bashku me mbështetjen e Ambasadës Gjermane dhe asaj Zviceriane, me fonde për të orientuar incentivimin e ngritjes të sa më shumë bujtinave në Shqipëri, përmes digjitalizimit do të ndihmoj në zhvillimin e tyre, por edhe brand-imin në atë që jo vetëm word of mouth, por dhe vetë politika e turizmit në përgjithësi dhe promovimi, të arrijë atë sukses që arritëm këtë vit me turizmin bregdetar”, tha Denaj.

Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3- Smart Specialisation Strategy) u konceptua në kuadër të politikës së reformuar të kohezionit të Komisionit Evropian (EU Cohesion Policy) në lidhje me aspektet e zhvillimit të rajoneve të vendeve anëtare të BE. S3 është një qasje e bazuar tek territori (place-based approach) që karakterizohet nga identifikimi i fushave prioritare strategjike me avantazh të lartë konkurrues të një rajoni apo një vendi, ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë qendrore e lokale. Strategjia mbështetet qoftë në analizën e pikave të forta dhe potencialin e ekonomisë rajonale apo në raste të vendeve të vogla edhe të asaj kombëtare (si në rastin e Shqipërisë) por nga ana tjetër mbështetet edhe në një proces gjithëpërfshirës, të quajtur Entepreneurial Discovery Process (EDP), ku përfshihen të gjitha palët e interesuara nga helika e katërfishtë (Quadruple Helix) që përfshin: 1) Qeverinë (qendrore dhe lokale), 2) Biznesin, 3) Akademinë, 4) Shoqërinë Civile.

Previous Ministrja Balluku merr pjesë në konferencën “Strategjitë e Specializimit Inteligjent”