Konferenca për Sigurinë Kibernetike, Ministrja Xhaçka: Shqipëria po bën çmos për të siguruar kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për të përballuar sfidat e sigurisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca për Sigurinë Kibernetike, Ministrja Xhaçka: Shqipëria po bën çmos për të siguruar kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për të përballuar sfidat e sigurisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e organizuar për “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, në kuadër të Ditës Kombëtare të Internetit të Sigurt.

Ministrja Xhaçka u shpreh se asnjë vend në botë nuk është sot i aftë të përballojë i vetëm sfidat e sigurisë kibernetike, teksa shtoi se nevoja për të ngritur kapacitete mbrojtëse ndaj këtyre sulmeve po bëhet çështje qendrore në çdo organizatë ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.

“Në kontekstin e luftës në Ukrainë, kemi çdo arsye të mendojmë që sulmet kibernetike vetëm sa do të shpeshtohen. Për fat të mirë nuk jemi vetëm. Ky është një vlerësim e një shqetësim që e ndajnë të gjithë aleatët e partnerët. Në vitin e dytë të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit, siguria kibernetike do të jetë një nga temat kryesore që do të trajtohen për të gjeneruar mbështetje e bashkëpunim me sa më shumë vende”, tha ajo.

Kryediplomatja shqiptare vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve gjatë sulmit kibernetik që përjetoi Shqipëria, ndërsa theksoi se në muajt në vijim ky bashkëpunim do të përshpejtohet duke prodhuar rezultate konkrete.

Zhvillimi i kësaj konference ka për qëllim krijimin e një ekosistemi të sigurt kibernetik dhe rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike në vend, nëpërmjet partneriteteve strategjike, gjithëpërfshirjes në qeverisjen kibernetike dhe kontributit të çmuar të ekspertëve të fushës në vend dhe në Diasporë.

Previous Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri