Konferencë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferencë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský: Mirëdita!

Jam i kënaqur që kjo konferencë e katërt ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndodhi sot. Kjo shënon hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe jam i kënaqur që Maqedonia e Veriut ia doli të niste këtë proces të negociatave të anëtarësimit po sot.

Ne kemi arritur një gur kilometrik në evoluimit e marrëdhënieve tona dhe demonstrojmë qartazi që mbështetja i pa ekuivok e BE-së për integrimin dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Shqipëria u ka qëndruar pranë fqinjëve në kohë të vështira kur kanë pasur nevojë dhe jam i kënaqur që sot kjo pritje ka mbaruar për të dyja shtetet dhe personalisht, jam i gëzuar që ky çast historik zhvillohet gjatë presidencës çeke të Këshillit.

Zgjerimi dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor ka qenë prioritet afatgjatë për Republikën Çeke. Hapja e negociatave të anëtarësimit vjen dhe ndodh në një çast kur fuqizimi i marrëdhënieve tona është më i rëndësishëm se kurrë pas dëshmisë dhe dëshmimit të solidaritetit prej krejt partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së gjatë pandemisë, agresionit militar të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës që po sjell një ndikim në mbarë kontinentin evropian.

Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që të zotohen ndaj vlerave evropiane si anëtarë të ardhshëm të BE-së. Ne mirëpresim harmonizimin e plotë të Shqipërisë me politikën e Jashtme dhe të sigurisë të BE-së, vendimet dhe deklaratat dhe nxisim dhe inkurajojmë Shqipërinë që të vijojë të harmonizohet plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Shqipëria është një vend kandidat që prej 2004 dhe partner i ngushtë i Bashkimit Europian si pjesë e MSA-së dhe procesit të MSA-së. Mirëpresim zotim dhe vendosmërinë e Shqipërisë për agjendën europiane dhe presim zotime të vazhdueshme për të kryer reformat e nevojshme për të përmbyllur këtë proces.

BE-ja do të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj për tu bërë anëtare me të drejta të plota të BE-së dhe në përmbushjen e kushteve të anëtarësimit.

Negociatat, bisedimet do të zhvillohen në bazë të një kuadri negociator të përgjithshëm që u prezantua nga delegacioni i Bashkimit Europian sot. Shqipëria, së pari dhe kryesisht, duhet të përqafojë tërësisht dhe të zbatojë reformat në fushat fondamentale të sundimit të ligjit, reformat në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore të njeriut, fuqizimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike si dhe kriteri ekonomik.

Personalisht, ju uroj më të mirën gjatë procesit të negociatave dhe faleminderit shumë!

Jam i lumtur që kjo po ndodh!

 

Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje!

Sot kjo është hera e katërt, në mos gabohem që më duhet të marr fjalën, kështu që nuk dua të zgjatem.

Falenderoj nga zemra të gjithë përfaqësuesit e medias që kanë ardhur nga Shqipëria, por edhe këdo qoftë ka qëndruar këtu për ta ndjekur këtë konferencë shtypi historike dhe po ia kaloj fjalën Komisionierit në mënyrë që pastaj të mund t’i përgjigjemi pyetjeve.

 

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi: Jam i kënaqur dhe krenar që jam sot mes jush për të festuar këtë vendim historik për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Sot shënohet fillimi i një faze të re dhe shumë të rëndësishme të marrëdhënies sonë. Jam i kënaqur që i kemi hapur këto negociata me Shqipërinë duke vijuar vendimin e Këshillit Europian të 2020 dhe dua të falënderoj presidencën ceke dhe atë pararendëse franceze, sllovene, portugeze për të gjitha përpjekjet e tyre në zhvillimin e kësaj gjëje.

Gjithashtu përgëzoj përfshirjen e të gjithë vendeve anëtare të BE-së gjatë gjithë procesit, që na kanë ndihmuar për të mbërritur këtu ku jemi sot, sepse ky vendim historik i të sotmes dërgon një sinjal të fortë drejt Ballkanit Perëndimor dhe më tej, konfirmon rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE-së që është më përkatëse dhe më e rëndësishme se kurrë për kontekstin gjeopolitik.

8 vite pas statusit të vendit kandidat dhe 4 vite pas rekomandimit tonë të parë për të hapur negociatat e anëtarësimit, sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri.

Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është tejet i thjeshtë: Ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane dhe kjo as që diskutohet!

Takimi i sotëm dërgon një sinjal politik të fuqishëm, i zotimit të angazhimit të BE-së drejt anëtarësimit, të vet procesit të anëtarësimit si i  tillë dhe veçanërisht specfikisht për Shqipërinë për herë të parë ne kemi aplikuar metodologjinë e rishikuar të zgjerimit në tërësinë e saj. Nga sot e tutje do të injektojmë në negociatat me Shqipërinë më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, dinamizëm dhe një drejtim dhe shtytje politike të qartë. Në këtë rrugëtim drejt anëtarësimit europian, Shqipëria mund të mbështetet, t’i besojë Komisionit dhe roli ynë është që Shqipëria të jetë e mirë përgatitur për tu bërë pjesë e familjes europiane, qoftë kjo në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore të njeriut, politikat socio-ekonomike etj.

Do të vijojmë të bëjmë ç’është e mundur për të përshpejtuar hapin dhe ritmin e këtyre negociatave me Shqipërinë. Jo më vonë se sot pasdite do të nisim sakaq procesin e të ashtuquajturit “screening” të kuadrit ligjor europian që është hapi i parë në negociatat e anëtarësimit. Kjo do të përfitojë nga puna sakaq intensive që është bërë nga administrata shqiptare dhe do të lejoje njehsimin e tërë çështjeve madhore që do adresohen gjatë negociatave si dhe fusha ku nevojitet të shtohet puna përgatitore.

Jam besimplotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet Bashkimit Europian dhe që të punojë fort për këtë siç ka bërë deri më sot dhe siç ka bërë edhe pas vendimit të vitit 2020, për të krijuar mendësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Padyshim na duhet konsensus mbarëkombëtar për të mbizotëruar për ta bërë këtë gjë të ndodhë sepse në këtë rrugëtim na duhet e na duhen të tërë në Shqipëri për ta mundësuar këtë gjë dhe për t’i bërë këto negociata jo vetëm gjithëpërfshirëse por edhe shteruese, përfundimtare sepse negociatat kanë një natyrë transformuese dhe këto negociata do të prekin, ndikojnë ditën dhe përditshmërinë e qytetarit shqiptar, do të ketë një ndikim madhor pozitiv tek shoqëria, ekonomia dhe do të sjellë të mira të menjëhershme për qytetarin shqiptar. Pra na duhet gjithsecili të bëhet pjesë e këtij procesi dhe gjithsecili duhet të punojë për këtë. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE sapo ka nisur dhe jemi gati të punojmë me aq shpejtësi sa mundemi për ta bërë të mundur sa me shpjet këtë gjë që të ndodhë!

***

– Zoti Rama në afro 20 vite që unë ndjek karrierën tuaj si gazetare, është hera e parë që ju e mbyllni vetëm me një fjali dalje edhe pse keni patur dalje të tjera gjatë ditës. Krejt e kundërta e asaj që ndodhi një muaj më parë, po në këtë sallë, që folët e folët pa fund. Është se e keni të vështirë të falënderoni dhe e keni të lehtë të kritikoni apo ka një arsye tjetër?

Dhe një pyetje tjetër, ju keni thënë herë pas here që kur të fillojnë negociatat dhe të hapen kapitujt, ndër të parët që do të hapen dhe do të diskutohen, është kapitulli për drejtësinë dhe nga BE-ja do të vijë një kërkesë e qartë për ish prokurorët dhe ish gjyqtarët e dalë nga sistemi, dalë nga vettingu për të t’i shkuar deri në fund dënimit të tyre jo thjesht spastrimit të radhëve të drejtësisë nga të korruptuarit, po dhe dënimit të tyre. Është diskutuar kjo? Në fakt kjo është një pyetje edhe për komisionerin. Do ta kërkojë BE të ketë hetime të thelluara për të gjithë ata që ikën nga  sistemi I drejtësisë për shkak se ishin të korruptuar apo kërkesa të tjera për më shumë rezultate nga SPAK-u për më shumë zyrtarë të korruptuar që shkojnë para drejtësisë?

 

Kryeministrit Edi Rama:  Shumë faleminderit!

Së pari unë i bëra falënderimet që në mëngjes dhe vazhdova me falenderimet edhe më pas, dhe këtu kishte mbetur vetëm falenderimi për ju, ndërkohë që e pashë të udhës që t’ju jap ju edhe më shumë kohë pasi kjo konferencë shtypi është e një natyre krejt tjetër nga konferenca e shtypit që zhvilluam këtu disa javë më parë dhe sot besoj që flet fakti që negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht dhe që puna me negociatat fillon konkretisht pasdite kështu që çfarëdo fjalësh të thuhen sot, nuk e balancojnë dot peshën e jashtëzakonshme që ka ky fakt në jetën politike, në jetën shoqërore, në jetën ekonomike të Shqipërisë në vijim.

Për sa i përket pyetjes së dytë, ju e dini që kërkesa për të hapur procese dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të cilët janë përjashtuar nga vettingu për pasuri marramendëse të pajustifikuara është një kërkesë e kahershme tanimë e BE dhe është një kërkese krejt e natyrshme e BE që në këtë rast është në sinkron të plotë me kërkesën e natyrshme të të gjithë popullit shqiptar që e mbështeti fuqimisht reformën në drejtësi, një nga momentet e rralla të historisë sonë të re kur shqiptarët i kapërcyen kufijtë e partive dhe masivisht mbështeten reformën në drejtësi duke mbështetur vetingun dhe duke kërkuar që përmes vettingut të shkohet në ndëshkim të të gjithë atyre që sistemin tonë të drejtësisë e kishin kthyer në një pazar të turpshëm ku e drejta shitej dhe blihej. Kështu që unë besoj që tanimë e kam mësuar si funksionon Bashkimi Europian, si funksionon Komisioni Europian dhe se si çdo gjë e shkruar është pjesë e memories së Komisionit dhe çfarë thuhet sot nuk harrohet nesër, por çfarë thuhet se duhet bërë sot përsëritet nesër, përsëritet pasnesër, përsëritet për vite të tëra deri sa të bëhet sepse kështu funksionon ky proces dhe dua ta mbyll me atë që tha komisioneri, sepse tha diçka jashtëzakonisht të rëndësishme.

Negociatat për anëtarësim janë në vetvete një instrument transformimi i përditshëm. Arsyeja pse i kemi kërkuar me kaq ngulm, natyrisht ka të bëjë më objektivin për të shkuar në anëtarësim të plotë, por ka të bëjë njëkohësisht, e kam thënë vazhdimisht, me faktin që negociatat janë një transferim dije i pazëvendësueshëm që nuk e gjen dot në asnjë realitet tjetër të botës politike dhe për këtë arsye komisioneri e nënvizoi dhe duhet ta kemi të gjithë parasysh që çdo hap në negociata, duke nisur nga çdo kërkesë e negociatave përbën një vlerë të shtuar dhe përbën një mundësi të re për të çuar përpara gjithë aspektet e jetës së vendit.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi: Sipas metodologjisë së re, klasteri i parë që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet, është shteti ligjor, pra do të fillojmë të punojmë me fushën e shtetit ligjor dhe dukshëm edhe gjendja e gjyqësorit do të diskutohet. Vetëm mund t’ju konfirmoj se ne nuk kemi për tu prapsur në kërkesat tona, që do të thotë se duhet të ketë prova që ka raste që duhen zgjidhur dhe këto duhen zgjidhur.

 

– Në një ditë si kjo, kur hapen negociatat për Shqipërinë, pyetja ime është, a nuk do ishte pak më mirë që në Konferencën e Parë Ndërqeveritare të kishte dhe një përfaqësi të opozitës, duke qenë se kryesojnë dhe Komisionin e Integrimit?

Pyetja për të dy, komisonerin dhe zotin Rama, në rastet si Turqia që kanë 17 vite që presin për anëtarësim dhe kanë hapur negociatat dhe rasti tjetër si Mali i Zi, që pret prej më shumë se 10 vitesh, cili është parashikimi kohor që Shqipëria të jetë anëtar me të drejta të plota në BE?

Kryeministri Edi Rama: Në një format të caktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë, natyrisht që mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo edhe më shumë se një nga ana e opozitës, por kemi një problem, që nuk është një problem i Brukselit dhe nuk është një problem për tu trajtuar në Bruksel, që ne nuk e dimë se kush është kush, në anën e opozitës.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi: Parashikimi kohor, kjo është në njëfarë mënyre, përtypja e zakonshme e gazetarisë. Nuk dua të fyej dikë, por ka një pyetje që mendoj që ka kuptim dhe kjo pyetje është; sa herë që Shqipëria do jetë apo është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëvizim më shpejt. Komisioni nuk do bëjë dhe do t’i bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur që kjo të ndodhë, sa më shpejt që të mundemi.

 

– Kam parë që ju dhe partia juaj po bëni thirrje për pavlefshmërinë e raportit të Dick Marty, sepse ju, ashtu siç kam lexuar, mendoni se është i manipuluar nga Rusia. Mund të na jepni ndonjë detaj më tepër?

Kryeministri Edi Rama: Ka një dallim midis meje dhe zotërisë, që unë nuk ngre akuza pa fakte dhe pa patur fakte. Nuk kam thënë ndonjëherë që ka qenë e manipuluar sistemi nga Rusia dhe asnjëherë nuk do ta thoja sepse sot nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje, por di që një histori, fatkeqësisht, jo të mirë të trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër dhe nga zëdhënësa rus.

Ajo çfarë thashë dhe mund të them serish është se duke parë akuzat, nuk ka asnjë fakt, fakte zero apo qoftë dhe dyshime mbi trafikimin e organeve. Siç e vutë re, kjo gjykatë e Hagës është krijuar në bazë, vetëm, të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport, përplot me gjepura, që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale dhe në njëfarë mënyre, hetime pas hetimesh janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri, totalisht të pavarura nga çdolloj ndikimi dhe nuk solli asgjë, jo 0,01% por 0 absolute të trafikimit të organeve njerëzore.

Çfarë ne kërkojmë është që t’i themi botës që kjo ishte një maskaradë dhe kjo maskaradë, nëpërmjet një sasie të pallogaritshme balte hedhur ndaj të gjithë vendit, ndaj një shteti të pavarur siç është Kosova dhe të gjithë luftës çlirimtare.

Nuk është akuzë, janë fakte. Nuk ka asnjë provë të kushedi se sa hetimeve që ka patur ndonjë trafikim të organeve njerëzore të organizuar nga udhëheqja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka qenë, në fakt, viktimë e një sulmi të organizuar në gjithë botën.

Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh, me akuzat, me provat apo jo provat apo çfarëdo mund të kenë në Hagë, kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Europës duhet të gjejë kurajon të dalë përballë dhe të thotë “na falni”, sepse nuk mundeni dhe me institucione kaq demokratike nuk munden ta bëjnë një gjë të tillë, në një vend ku gjëra të tmerrshme kanë ndodhur dhe ne i kemi përjetuar nën diktatin sovjetik apo në periudhën e ndikimit kulturor kinez, që të mund të ndodhë sërish.

Asgjë personale, asgjë përkundër zotërinjve, nuk e njoh e as nuk dua ta njoh, por kjo është thjesht vetëm diçka që duhet bërë e ditur me emrin që ka derisa të ketë një provë sado të vogël të të kundërtës sepse është e pamundur që të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe të koalicionit të shteteve demokratike dhe falë gjithashtu, të një ushtrie çlirimtare përkundër një makinerie të spastrimit etnik të Slobodan Milošević dhe krejt papritur të hidhen kështu në thellësitë më të mëdha të mediave dhe të plehrave gazetareske. Nuk ka të bëjë thjesht vetëm me median, por ka të bëjë me raportin dhe nuk ka të bëjë me raportin e dikujt, por të atyre që kanë mbështetur të gjithë Këshillin e Europës dhe kjo nuk duhet të ndodhë më.

Shqipëria është shumë e vogël që të ndryshojë fatin e çfarëdolloj vendimmarrjeje në nivel të lartë, por Shqipëria asnjëherë nuk ka për tu dorëzuar përkundrejt idesë se ne jemi të vegjël dhe mund të trajtohemi të tillë. Kjo i përket të kaluarës.

Previous Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Ministrja Xhaçka: Jemi gati, u rikthye besueshmëria tek BE

Leave Your Comment