Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Francës Emmanuel Macron - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Francës Emmanuel Macron

Kryeministri Edi Rama: Zoti President, I dashur Emmanuel po fillojmë me një fjali të vogël në frëngjisht për të rrëfyer përpara jush dhe përpara të gjithë delegacionit që do të kisha nevojë për tre dite më ju për të zgjidhur konfliktet ballkanike me frëngjishten time që është dëmtuar mjaft gjatë rrugës anglisht drejt BE, por mendoj që sot i është shpërblyer kjo dhe jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë të fortë që na keni dhënë ju sot, për të patur kontakte shumë të ngushta mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më mirë se sot.

Tani duke marrë në konsideratë që shqipja juaj është më epshore se konceptuale duhet të kalojmë përmes përkthimit.

Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh. E vërteta është që sa herë unë gjendem në një situatë si kjo kur duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar, evitoj fjalën i lumtur që sugjeron Ministria e Jashtme në fjalime e mia dhe them direkt i kënaqur.

Ndërkohë që, sot dëshiroj të them me plot gojën që jam i lumtur, shumë i lumtur që jam në krah të Presidentit të Republikës së Francës, jo në Paris, jo në Bruksel jo në një tjetër kryeqytet të Europës, por në Tiranë.

Jam shumë i lumtur që pas një pritjeje të paktën shekullore, në Shqipëri vjen për një vizitë bilaterale shefi i shtetit francez .

Kjo vizitë është shumë më tepër sesa një vizitë formale, është një vizitë miqësore dhe është një vizitë angazhimi për ta thelluar më tej një marrëdhënie mes Francës dhe Shqipërisë që po të shikojmë të gjitha të dhënat konkrete, ka njohur një zhvillim të papritur, por edhe të shumëpritur në vitet e fundit, si rezultat i një ri angazhimi të Francës në rajon përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të presidentit në kërkim të një marrëdhënieje shumë konkrete dhe shumë produktive, për Bashkimin Europian dhe për Ballkanin Perëndimor. Një marrëdhënie e cila duhet të tejkalojë procesin tradicional të integrimit evropian dhe duhet të jetë në gjendje që në çdo hap, t’u japë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë e bashkimit me Europën, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit, i cili në këndvështrimin tim dhe fatmirësisht në këndvështrimin e Presidentit duhet të vazhdojë pabazuar në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për ankth dhe pasiguri në raport me të ardhmen europiane të vendeve tona.

Ankthi dhe pasiguria vijnë si rezultat i vështirësisë së brendshme të Bashkimit Europian për t’u zgjeruar në rrugën tradicionale, në kushtet kur autokracitë po marrin gjithnjë e më shumë një avantazh në raport me demokracitë, si rezultat i mundësisë për të marrë vendimmarrje strategjike dhe për t’i marrë ato shpejt.

Jam shumë i lumtur që në fjalën e mbrëmshme, Presidenti e tha shumë qartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës dhe për këtë unë jam shumë shpresëplotë që Presidenti do të  udhëheqë një proces riangazhimi të Bashkimit Europian në funksion të ribashkimit të Europës, për të ndërtuar dy binarë të një treni ku nga një anë çdo vend do të bëjë detyrat e shtëpisë, ndërkohë që BE do të vazhdojë përpjekjet për tu reformuar së brendshmi dhe nga ana tjetër, marrëdhëniet mes BE dhe çdo vendi do të jenë marrëdhënie shumë më të thella me impakt të drejtpërdrejtë në ekonomitë tona, me impakt të drejtpërdrejtë në jetën tonë shoqërore.

Tashmë janë 100 vjet, më shumë se 100 vite në fakt, 101 vite marrëdhënie diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë dhe marrëveshja e partneriteti strategjik që ne kemi nënshkruar me qeverinë e Presidentit Macron para pak vitesh, është një gur themeli mbi të cilin do të ndërtojmë më tutje një rrugë të gjerë bashkëpunimi.

Nuk dua të marr kohën tuaj dhe të Presidentit këtu sepse fakti historik i kësaj dite është prania e tij, jo prania ime, duke shtjelluar sesa shumë ne e kemi dëshiruar dhe e dëshirojmë Europën dhe se sa shumë Evropa në mendjen tonë është e lidhur me emrin e Francës dhe sa shumë emri i Francës është i lidhur  me Europën për 1001 arsye.

Dua të them vetëm që sot ne kemi një të dhënë shumë inkurajuese. 80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani dhe numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të mbetur të vitit 2023.

80 mijë turistë francezë në Shqipëri përpara disa vitesh ishin një shifër e pa imagjinueshme dhe prania gjithmonë e më e madhe e turistëve, është një arsye shumë e fortë për të besuar se në këtë angazhim , baza e lidhjes dhe e njohjes së ndërsjellë, po fuqizohet ditë për ditë nga njerëzit, nga qytetarët.

Deri përpara disa vitesh Shqipëria bënte lajm në Europë, bënte lajm në Francë përgjithësisht vetëm për arsye të gabuara.

Sot fakti që 80 mijë francezë vijnë në Shqipëri për pushime është një lajm për arsyet më të mira dhe për këtë dua ta falënderoj zemërgjerësisht në radhë të parë Presidentin dhe pastaj qeverinë franceze që janë treguar realisht të durueshëm në procesin e vështirë që ne kemi bërë së brendshmi kundër kriminalitetit, kundër emigracionit të paligjshëm dhe kanë qenë vijimësisht të gatshëm të bashkëpunojnë me ne dhe për hir të së vërtetës bashkëpunimi në nivelin e sigurisë dhe në nivelin e luftës kundër emigracionit të paligjshëm mes strukturave të sigurisë të Francës dhe Shqipërisë është kthyer në një model edhe për të tjerët. Edhe në Granada ku ne kemi qenë së bashku për Komitetin Politik Europian dhe kemi folur për këtë, ky model ka shpërblyer për të treguar sesi mund të thellohet dhe të bëhet më rezultative lufta kundër emigracionit të paligjshëm, duke qenë të hapur për bashkëpunim, duke bashkuar forcat dhe duke luftuar kundër emigracionit të paligjshëm në origjinë, në burim. Kjo ka kërkuar durim, por është zhvilluar dhe në një presion politik të brendshëm, në një presion mediatik të brendshëm, që nuk është se ka qenë një erë mbështetëse për zhvillimin e kësaj marrëdhënieje bilaterale. Sot jemi në një tjetër nivel.

Sot mund të flasim për shumë lajme të mirë. Sot ne e kemi Francën këtu përmes disa flamujve të krenarisë së saj sipërmarrëse, që nga Voltalia deri tek një flamur krenarie i Francës i cili është shumë i njohur për të gjithë ata që vizitojnë Parisin dhe mbajtësi i të cilit është këtu në sallë, grupi Barrière, por restorant dhe hotel Fouquet.

Për të shkuar në një Fouquet duhet gjithmonë të nisesh të shkosh në Paris ndërkohë që sot ne e kemi flamur mbajtësin e Fouquet këtu në Shqipëri dhe jo thjeshtë për të shoqëruar presidentin, por shoqërojnë presidentin sepse më parë ka vizituar Shqipërinë me ekipin e tij dhe kanë filluar të zhvillojnë një plan investimi për hotelerinë e gamës së lartë.

Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët. 111 kompani janë shumë pak dhe nga pikëpamja ekonomike janë sa një këmbë e Mbappe. Por janë shumë krahasuar me disa vjet më parë kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappe dhe tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappe.

Dua ta mbyll këtë hyrje edhe një herë tjetër duke e përsëritur, kam shumë i lumtur sot dhe jam shumë krenar për Shqipërinë që arriti të ishte gati për të mik pritur Francën, se mund të mik presësh shumë francezë, por Francën e mik pret vetëm kur i pari i vendit troket në derë. Kjo është specifika e Francës dhe që presidenti i Francës të vijë në Shqipëri, më besoni, nuk është diçka e lehtë dhe nuk ka qenë e lehtë.

Prandaj unë jam shumë i lumtur sepse prania e Presidentit konfirmon besimin se rruga europiane e Shqipërisë dhe rritja e Shqipërisë në ambicien për tu bërë Europa e Ballkanit është e pakthyeshme. Dhe sot dua ta përsëris përpara presidentit që ne do përpiqemi në vijimësi që të mos jemi një nga gjashtë pjesët e Ballkanit që është europiane kur flet me Europën dhe ri bëhet ballkanike kur flet me pesë pjesët e tjera. Ne duam të jemi këtu në Ballkan referenca europiane e këtij komuniteti ballkanik dhe do vazhdojmë të investohemi për ta mishëruar Europën sepse në fund fare procesi i integrimit, procesi i zgjerimit, procesi i ribashkimit janë procese që kanë vlerë për sa kohë transformojnë vetveten.

Ky proces nuk është që ne të ikim diku. Ky proces është që Europa të vijë këtu, që qytetarët tanë të jetojnë këtu me standardet dhe me parimet e një vendi europian dhe zoti President, unë ju siguroj që ne do të bëjmë çmos dhe do t’ia dalim që çdo vit e më shumë të jemi Europa e Ballkanit në të gjitha aspektet. E di që është një sfidë jo e lehtë. Kemi akoma shumë për të bërë, por dua t’ju them se duke ardhur këtu njësoj si një rockstar kur shkon në një vend për herë të parë, motivon shumë fëmijë për t’i ngjarë sepse e shikojnë nga afër. Ju motivoni Shqipërinë, motivoni shqiptarët për të vazhduar edhe më shumë përpjekjen për t’i ngjarë Francës, për t’i ngjarë Europës jo duke i imituar, por duke i brendësuar sepse ne s’mund të jemi kurrë Franca dhe s’kemi pse jemi Franca, por ne mund të jemi një vlerë e shtuar e Europës dhe një mik besnik i Francës, ku Franca të shohë jo thjeshtë një vend më të vogël që i përulet, por një aleat që në përmasën e vetë modeste i vlen në ditë të vështira dhe një mik që i vlen gjithmonë kur Franca ka nevojë për të qeshur pak më shumë sepse në fund fare procesi i integrimit është procesi më i mërzitshëm në botë. Ne nuk e kemi luksin që duke plotësuar këtë proces të mërzitshëm, të bëhemi të mërzitshëm dhe vetë.

Ne duhet të arrijmë që ta bëjmë procesin e mërzitshëm të tillë që standardet, parimet dhe e gjithë bashkëjetesa e mërzitshme brenda ligjit, të mos na humbasë asnjëherë dëshirën për të qeshur dhe për të bërë të tjerët që të qeshin. Përndryshe një Shqipëri e mërzitshme do ishte jo atraktive sado shumë të sundonte ligji, besoj unë. Kështu që sundimi i ligjit dhe sundimi i dëshirës për ta jetuar këtë jetë me buzëqeshje, ne duam që të jenë bashkë. Ju thatë dje duke cituar Justin Godard, që Shqipëria është një vend që të ardhme ka optimizmin dhe faleminderit që jo vetëm e cituat, por e cituat këtu në Tiranë dhe me praninë tuaj i bëni një injeksion të konsiderueshëm pikërisht optimizmit!

Faleminderit dhe ua kaloj juve fjalën!

 

Presidenti i Francës Emmanuel Macron: Faleminderit shumë zoti Kryeministër,

I dashur Edi,

Zonja e zotërinj ministra,

Zonja e zotërinj ambasadorë,

zonja dhe zotërinj

Unë mund të them se jam i lumtur që jam këtu. Pa bërë asnjë kujdesje diplomatike për gjuhën referuese, jam i lumtur që jam krah teje sot në një moment kaq të vështirë për Europën tonë që është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimin e luftës në territorin e saj, me atë që po përjeton Ukraina për më tepër se një vit e gjysmë, me rikthimin e luftës në Kaukaz dhe fatkeqësisht rikthimin e terrorizmit në vendin tonë.

Këtu dua të përmend miqtë tanë belgë dhe suedezë sepse ua thashë dje. Brukseli u sulmua mbrëmë dhe dy shtetas suedezë u prekën nga ky sulm terrorist. Po mendoj tani për ta, për miqtë tanë belgë dhe suedezë në këtë moment.

Po thoja që të jem në krahun tuaj sot do të thotë që të shënoj një formë riangazhimi të Francës në vendin tuaj dhe në rajon sepse ishte një gabim i thellë që prej vitit 1912 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, nuk kishte ardhur asnjë President i Republikës Franceze, jo vetëm t’ju vizitonte, por që të bënit një copë rruge bashkë. Pra, ishte momenti për ta bërë.

Kjo vizitë zyrtare ishte një formë riparimi, një formë rregullimi i gabimit.

Gjithsesi është në një formë riangazhimi dhe rishpikje e marrëdhënies sonë, por nuk dua të shoh nga e kaluara, por nga e ardhmja. Delegacioni që më shoqëron tregon për vullnetin tonë.

Së pari, të respektojmë atë që na lidh, është historia kulturore, gjuhësore. Ju jeni vetë shembull i gjallë, zoti kryeministër. E pamë dje, unë isha shumë i lumtur dhe shumë krenar që i dorëzova dekoratën e “Oficer i Lartë i Legjionit të Nderit” zotit Ismail Kadare. Gjithashtu, kaluam momente shumë të bukura kulturore me Angjelin Preljocaj dhe Tedi Papavrami gjatë darkës që ju na gostitët e gjithashtu me shumë muzikantë të nivelit të parë dhe kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston mes kulturave tona.

Marrëveshja që u nënshkrua për kinemanë është një etapë e rëndësishme për të ndërtuar një botë imagjinare franko-shqiptare dhe plotësisht europiane dhe për të punuar bashkë.

Gjithashtu, faleminderit që na rezervuat kubin tek Piramida dhe Vilën 31 që do të përdoret nga fondacioni “Art Explora” ku do të shkojmë pak më vonë. Është diçka shumë e guximshme nga ana juaj dhe tregon vullnetin që kemi ne për të ecur përpara me ju. Shpresoj ta vazhdojmë këtë rrugë duke investuar akoma më shumë në gjuhën frënge duke shoqëruar akoma më shumë aleancat tona franceze dhe rrjetet tona e të ecim bashkërisht për liceun francez të Korçës.

Mund të keni besim tek unë!

Ajo që dëshirojmë të bëjmë është, gjithashtu, të hapim terrene të reja sidomos për ato ku nuk kemi qenë mjaftueshëm të pranueshëm. Javën e kaluar ka pasur një delegacion të rëndësishëm nga Neë Delphi dhe janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme në fushën e energjisë së rinovueshme fotovoltaike. Është një hap përpara në infrastrukturën në sektorin e ujit, në inovacion, në logjistikë e gjithashtu në infrastrukturat aeroportuale dhe shpresoj që ne të jemi në krahun tuaj, në ambicien tuaj për turizmin. Të kemi francezë të planit të parë në krahun tonë në lidhje me këtë është shumë e rëndësishme që jo vetëm ju të hapni shkolla të nivelit të parë, por gjithashtu të formoheni.

Folëm për faktin që Franca do të angazhohet në krahun tuaj që të formojë shqiptarët dhe shqiptaret e reja ne zanatet e hotelerisë, restoranteve për të gjithë ata që janë të interesuar për zanatet e së ardhmes në vendin tonë. Për këtë arsye, kemi vullnetin për të hapur “shkollën 42” për zanatet digjitale. Trajnimet në këtë fushë është një sektor ku ne duam të ecim përpara.

Pak përpara, me Agjencinë Franceze të Zhvillimit do ta shoqërojmë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike, tranzicionin energjetik dhe mjedisor. 210 milionë euro janë hedhur në punë që prej vitit 2019 për 4 projekte dhe më shumë se 600 milionë do të hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja, sipas prioriteteve tuaja.

E shohim që agjenda dypalëshe po shndërrohet dhe vullneti ynë është që të përgatisim në javët e ardhshme një marrëveshje mes dy qeverive që do ta strukturojë këtë marrëdhënie dhe do ta mundësojë të shkojmë më lart.

Gjithashtu, gëzohem për atë çka kemi ndërtuar këto vite bashkë në fushën e bashkëpunimit të luftës kundër kriminalitetit dhe kundër trafikut. Dua t’ju falenderoj shumë që keni qenë mjaftueshëm efikas në këtë fushë, gjë që na ka bërë të mundur të nënshkruajmë një marrëveshje në vitin 2018, por gjithashtu ta vëmë në zbatim dhe sikurse e thatë ju, ta bëjmë si shembull që është kopjuar, imituar nga shumë vende të tjera europiane.

Do të vazhdojmë të ecim përpara, të përforcuar nga kjo dinamikë sepse unë jam i bindur që vendi juaj është i ankoruar në Europë, jo vetëm në këtë zonë ku deshën t’iu mbyllnin shumë herë ndërsa ju kishit atë karakterin tuaj të veçantë të Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu në Mesdheun tonë, në zemër të kontinentit tonë.

Përtej agjendës dypalëshe sot, të jem këtu me ju sot është gjithashtu të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa jonë. Ajo, këto vitet e fundit po e jeton si e vakur, por po hyjmë në një erë të re, erën e ribashkimit të kontinentit tonë. Para 20 vitesh, shumë vende u bashkuan në Bashkimin Europian dhe në vitin 2022 ju shënuat një etapë të rëndësishme me Konferencën e Parë Ndërqeveritare për të cilën ju punuat shumë dhe që shënoi atë rrugë, tani të pakthyeshme, të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Dua të përshëndes këtu agjendën e reformave të transformimit, të ambicies që ju keni ndërmarrë. E thatë dhe ju vetë, jeni një vend dhe një popull që e donte dhe e dëshironte Europën. Mendoj që kjo është thelbësorja për këtë kohë të ribashkimit.

Ky ribashkim nuk është proces i imponuar nga Brukseli apo nga kryeqytetet e tjera që vjen të japë mësime reformat për popujt sovrane sepse në qoftëse e trajtojmë kështu nuk do të ketë aspak vlerë dhe do të ngjallë inate dhe mëri. Jemi në një moment ku duhet t’iu japim juve dhe gjithë rajonit një vizibilitet historik.

Po, e ardhmja juaj është plotësisht në këtë Europë. Respekti për një popull sovran, po! Ju e zgjidhni rrugën, e merrni përsipër dhe e vazhdoni. Po, ne e shënojmë këtë rrugë me anë të një investimi politik, gjë që dëshironim me anë të një Komuniteti Politik Europian të mblidheshim mes kolegësh, jo si një konferencë që bëhet njëherë në vit ku shtetet e Ballkanit Perëndimor vijnë në Bruksel, shpjegojnë të gjitha reformat që janë bërë dhe u japin mësime të tjerët sepse kjo është diçka e tmerrshme. Më tepër synojmë një bashkim mes të ngjashmish ku ne të flasim në mënyrë të respektueshme për çështjet që kemi të përbashkëta, mbrojtja, emigracioni, energjia gjeopolitike.

Unë e them nga Franca, ky ribashkim europian është i mirë për ne sepse kush mund të flasë për Europën si fuqi nëse ne lëmë në mes të Europës vende që ndikohen nga fuqi që duan thjesht shkatërrimin e Europës?  Kush mund të flasë për një Europë fuqi nëse vendosim që për çështjet energjetike, emigracionit, të mbrojtjes apo të teknologjisë të ndjekim hartën e një institucioni politik që nuk është i përfunduar, i arrirë? Mjafton që ta shohim!

Nëse Europa do ta mendojë veten si fuqi, nëse do të ketë një fat gjeopolitik ka nevojë të ribashkohet dhe po e them këtu me shumë përulësi dhe shumë ambicie; nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, popullit të saj. Procesi i zgjerimit që ka filluar është mirë për ju dhe është mirë për ne. Është një zgjedhje gjeopolitike dhe vullnet i përbashkët sepse ju keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbartur këtë ambicie, për të çuar përpara me guxim reforma dhe nuk e nënvlerësoj çka do të thotë kjo në një vend që ka jetuar për disa dekada nën thundrën e totalitarizmit dhe ideologjisë.

Këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, për parimet themeluese të Europës sonë që janë vetë kripa e Europës. Këtë rrugë ju do ta kryeni. Detyra jonë është t’iu shoqërojmë me respekt, por gjithashtu me prova dashurie. Domethënë investime konkrete, domethënë angazhim dhe mundësi për t’iu dhënë një vend politik të plotë. Komuniteti Politik Europian është një etapë e parë, por shpresoj që në muajt e ardhshëm ne si europianë të dimë të gjejmë rrugën e ribashkimit që na bën të mundur ta bëjmë këtë lëvizje, plotësisht të pakthyeshme dhe të fuqishme.

Përndryshe do të jetë rreziku që e gjithë zona, që këto procese të pafund t’i dekurajojnë opinionet publike edhe ato më eurofilet, duke vendosur objektiva të paqarta, që bëhen shumë objektivë dhe një horizont që shkon gjithnjë e më lart. Nuk është ajo që dua unë.

Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë për këtë mekanikë dhe e dua më politike sesa teknike, e dua më dashurore se sa burokratike sepse kjo është jeta e popujve.

Ne jetojmë në kohë pasionesh ku në një farë mënyre, nëse përballë realitetit kemi një Europë kapitull pas kapitulli, hapje pas hapje, nuk do të ndërtojmë asgjë.

Unë dua që Europa jonë të jetë mjeti që vendi juaj të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e kulturës dhe emancipimit. Të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e tranzicionit energjetik, në rrugën e pajisjeve ushtarake si vend plotësisht sovran, në rrugën e pavarësisë teknologjike dhe këtë do ta bëjmë bashkë dhe ju e keni kuptuar më së miri, unë jam mes jush sot i bindur që epoka që po hapet dhe ju keni një rol mjaft të rëndësishëm këtu, është ribashkimi i Europës tonë që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon. Tensione që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës gjë që duhet të na çojë të zgjidhim të gjitha mosmarrëveshjet që na shqetësojnë, por këtu ka një rruge, ka një vullnet. E kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman në të cilin do të vazhdojmë.

Dua t’ju falënderoj për mikpritjen, për miqësinë tuaj, por akoma më shumë për ata që ndjej këtu duke qenë mes jush, për forcën e ëndrrës europiane.

Dua të citoj një autor i cili nuk është Ismail Kadare të cilin e citova shumë mbrëmë, por që i përket një pjese tjetër të Europës, është Milan Kundera që u largua para disa vitesh, ju bëni pjesë në këtë perëndim që ju është rrëmbyer, një vend që ka parë gjithmonë Europën, që e kanë konsideruar veten gjithmonë si europianë dhe mesdhetarë dhe që tallazet e historisë, e kanë rrëmbyer disa herë, ja kanë rrëmbyer vetes, sikurse ndodh në mitin e Europës, duke e çuar në një breg tjetër, në bregun e Perandorisë Otomane, pastaj në bregun e ideologjisë totalitare që e donte gjithnjë e më pak Europën dhe gjithnjë e më pak identitetin e Europës, duke e mohuar identitetin e grave dhe burrave dhe sovranitetin e popullit.

Ju e keni rregulluar, e keni riparuar vetë këtë gjatë këtyre dekadave të fundit. Kjo ju bën përfundimisht, tmerrësisht europianë.  Ju falenderoj!

 

* * *

-Zoti president, ju patë videon e transformuar nga Hamasi, nëna e tij iu lut gjithë botës që të lironte, çfarë ishte reagimi juaj dhe a ka pasur përparime për lirimin e pengjeve? Së dyti, shumë nga kolegët tuaj si Biden apo Olaf Scholz po shkojnë këto ditë në Izrael, a keni parashikuar ju të shkoni dhe sidomos, a do të merrni pjesë në samitin që do të organizojë Egjipti dhe a mendoni që do të jetë e mundur të eliminohet Hamasi pa shkaktuar shumë viktima ndër civilët dhe pa shkaktuar ndezje të gjithë zonës? Faleminderit shumë.

 

Presidenti i Frances Emmanuel Macron: Sikurse ju të gjithë, e kam parë videon dhe dua t’i them familjes së Jashemit, mbështetjen tonë, dashurinë tonë dhe dua tua them këtë të gjitha familjeve që kanë fëmijë apo të afërm që janë marrë peng, që janë deklaruar të zhdukur. Ministri është takuar me familjet kur shkoi tek ato të dielën. Franca është mobilizuar plotësisht për të bërë gjithçka për çlirimin e tyre. Kemi kontakte me autoritetet izraelite, kemi kontakte me shumë fuqi, miq të ndërmjetëm me Hamasin për të arritur çlirimin e pengjeve francezë dhe të gjithë pengjeve të tjerë. Franca ka dënuar gjithmonë shumë fort këto praktika, por marrja e civilëve peng si ushtarakë, marrja e të gjithë pengjeve nga të gjitha kombësitë është e tmerrshme dhe e papranueshme, e neveritshme. Pra, ne po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të arritur çlirimin e tyre, por dua të tregohem shumë i kujdesshëm, më kuptoni nuk mund të them më tepër, së pari për të mos krijuar pritshmëri që mund të zhgënjehen dhe sidomos për të mos vënë në rrezik negociatat e shpeshta që jemi duke kryer. Negociatat vazhdojnë, orë pas ore ne i ndjekim këto negociata. Dua t’i them familjes së Hashemit dhe të gjitha familjeve që bëjmë absolutisht gjithçka kemi në dorë për të arritur çlirimin e tij si dhe të pengjeve të tjera. Kam pasur rastin të bisedoj me kryeministrin Netanyahu që në fillim, me presidentin e autoritetit palestinez, me presidentin Herzog dhe me të gjithë drejtuesit e zonës dhe kam 10 ditë që e bëj këtë. Kam shprehur solidaritetin tonë për Izraelin, për popullin izraelian prej sulmit terrorist që pësuan dhe u shpreha gjithë mbështetjen me qëllim që Izraeli të mbrohet dhe ditët e fundit kam kaluar dhe mesazhi alarmi ku kam kërkuar respektimin e të drejtës humanitare, të të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjen e popullsive civile dhe mos përshkallëzimin e konfliktit në Liban. Ne qëndrojmë vigjilentë dhe të angazhuar. I kërkova ministres së Punëve të Jashtëme që të shkojë në rajon. Ajo do të zhvillojë një turne rajonal. Unë do të shkoj në këtë rajon sapo të vlerësoj se kemi një agjendë të dobishme dhe veprime shumë konkrete për të zhvilluar atje. Do të vazhdojë konsultimet, negociatat, diskutimet, por vullneti është që do të shkoj atje kur të kemi një marrëveshje konkrete, qoftë për mos përshkallëzimin, qoftë për çështjet humanitare dhe më gjerësisht për Francën, siguria e Izraelit, lufta kundër gjithë grupeve terroriste, por gjithashtu procesi i paqes dhe zgjidhja politike janë të gjitha bashkë, të pandashme dhe këtë agjendë duhet të synojmë dhe ky moment, jashtëzakonisht i vështirë për popullin izraelit sot, për civilët palestinezë dhe për të gjithë zonën, tregon që ata që kishin besuar se çështja ishte bërë ekonomike dhe çështje sigurie, kanë harruar faktin që është çështje gjithashtu politike dhe nuk mund ta zgjidhin pa riangazhuar një proces paqeje dhe për këtë ne po punojmë. Mbi këtë bazë do të shkoj në rajon ndoshta ditët e ardhshme, ndoshta javët e ardhshme, është kriter dobishmërie dhe efikasiteti. Në bazë të kësaj do vendos më pas të mbështet vullnetin e Izraelit për t’u mbrojtur, për të luftuar kundër të gjithë grupeve terroriste, kjo është përpjekje legjitime, mbrojtje legjitime. Mendoj se kjo duhet të artikulohet dhe është nderi dhe detyra e një demokracie dhe çka përbën të veçantën e Izraelit, kjo duhet të jetë e përputhshme me respektimin e të drejtës ndërkombëtare, të së drejtës humanitare dhe veçanërisht respektin e civilëve dhe popullsive civile. Jemi kujdesur gjithmonë të dallojmë Hamasin që është grup terrorist nga Autoritetet Palestineze dhe akoma më shumë nga populli palestinez.

 

Pytetje: President Macron, Franca nën drejtimin tuaj ka qenë një prej vendeve që ka frenuar zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor. Tashmë që ju e shihni më afër rajonin dhe në qasjen tuaj të re, kur do të jetë Shqipëria anëtare e BE duke e  vlerësuar dhe kontekstin e ngjarjeve të fundit botërore por edhe rajonale.

Dhe, Kryeministër Rama nëse Shqipëria diferencohet nga anëtarët e tjerë të rajonit  si një vend që është Evropa e Ballkanit dhe jo siç ju e thoni, ballkanasit e radhës. A është kjo një arsye që t’i kërkoni BE një korsi integrimi më të shpejtë dhe më të pavarur nga konfliktet që vendet e tjera që i kanë por ne nuk i kemi.  Faleminderit.

 

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që do të duhet pak kohë që mesazhi  shumë i qartë i Presidentit mbrëmë dhe sot, i cili është një risi për qasjen ndaj rajonit, “të thyejë” veshin e të gjithë atyre që janë shumë të interesuar për këtë process, por që janë edhe të mësuar ta shikojnë këtë proces vetëm në rrugën tradicionale. Dhe pyetja juaj është faktikisht shprehje e këtij të mësuari të të gjithëve ne, prej shumë vitesh, me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit që përfundon me anëtarësimin, ndërkohë që e vërteta është që çdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet, del në pah domosdoshmëria e thyerjes, jo e thyerjes, por e komplementarizimit do thosha unë e kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele, ku vendeve t’u jepen shumë më tepër hapësira dhe ku bashkimi i Evropës, siç e quan Presidenti, të bëhet praktikë dhe të bëhet përditë e më i prekshëm nga të dyja palët. Prandaj, vetë pyetja që “meqë ne jemi Evropa e Ballkanit dhe jo një tjetër  pjesë e Ballkanit në Evropë, të kërkojmë një korsi preferenciale”, niset nga një bazë e gabuar.

 

Nuk ka korsi preferenciale në ketë proces. Ne nuk jemi dhe nuk duam të jemi gjithnjë e më shumë Evropa e Ballkanit, që të kemi një korsi preferenciale për të arritur BE.

 

Por sepse ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut, tek rilindësit tanë, dhe më pas tek njerëzit tanë që në shekuj e kanë dashur Evropën si të tyren, kur nuk ekzistonte fare BE.

 

Dhe unë uroj shumë që Presidenti të shtyjë këtë koncept dhe ky koncept të përqafohet nga BE dhe të kthehet në një mekanizëm që na mundëson që ajo çka dje në Samit nisi si një rrugë paralele zhvillimi, ndërkohë që ne ecim në rrugën teknike të integrimit, të zgjerohet.

 

Plani i ri i rritjes është guri i parë që do të thotë për herë të parë në historinë e proceseve të integrimit, vendet që janë në këto procese do të përfitojnë më shumë financime dhe do të përfitojnë akses në tregun  e përbashkët evropian, gjë që deri dje ndodhte vetëm kur ti bëheshe anëtar i plotë i BE.

 

Prandaj do t’ju lutesha shumë të gjithëve ta kuptojnë. Shqipërisë nuk i intereson një datë, e para sepse çdo datë që mund të vendoset nga kushdo qoftë, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar për mënyrën si funksionon. Ne nuk e bëjmë këtë proces  për të bindur Francën, Gjermaninë apo BE. Në e bëjmë këtë proces për të ndryshuar përfundimisht historinë  e vendit tonë, për të ndryshuar përfundimisht rrugën e së ardhmes të gjeneratave të tjera. Dhe për ta bërë të pakthyeshme Evropën e Ballkanit, që të mos bjerë më kurrë pre e tundimeve të tjera sepse do të ndjehet mirë në vendin e vet. Ky është qëllimi dhe prandaj ne na duhet që detyrat e shtëpisë, t’i bëjmë më përpikmëri, pa u nxituar, pa kërkuar korsira preferenciale, është njësoj si të mos i kishe bërë të gjitha kurset për të marrë lejen e drejtimit dhe t’i thuash, më jep lejen e drejtimit se unë dua të hipi në makinë dhe pastaj të marrësh në qafe veten dhe përplasësh të tjerët. Ne duam ta marrim lejen e drejtimit kur të jemi në zotërim të plotë të makinës, por paralelisht, Bashkimi i Evropës duhet të ndodhë dhe mund të ndodhë se nuk ta jep bashkimin e Evropës fakti që ne kemi statusin  e anëtarësimit të plotë apo nuk e kemi. Nuk të bën të bashkuar me Evropën fakti që ke të drejtën e votës apo nuk ke të drejtën votës në Këshillin Evropian.

 

Nuk të bën të bashkuar me Evropën, fakti që të gëzosh brenda për brenda BE, të njëjtën fuqi në vendimmarrje si Franca se edhe kjo është një çmenduri.

 

Unë, më vjen keq ta them në sy të Presidentit, por mua Këshilli Evropian sot më duket si një familje ku gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve janë në të njëjtën tavolinë dhe të gjithë kanë njësoj të drejtë të ndalojnë në vendimmarrje. Në cilën shtëpi funksionon kjo?

 

Gjithë pjesa e urtë dhe me eksperiencë e shtëpisë thotë “duhet të marrim këtë vendim’’, çohet stërnipi thotë ‘’jo, nuk dua, ikni’’. Si funksion? Dhe ndërkohë që Evropa përballët me fuqi të mëdha, të vjetra dhe të reja që kanë një kapacitet vendimmarrës imediat, vertikal dhe strategjik. Si mund ta përballojë Evropa këtë sfidë?

 

Kështu që, ky është një problem fatmirësisht për ne dhe fatkeqësisht për Presidentin dhe për udhëheqësit e Evropës që duhet ta zgjidhin këta, nuk duhet ta zgjidhim ne. Se kjo është e mira kur je në krye të një vendi si Shqipëria që nuk ke barrën të zgjidhësh probleme kaq të rënda. Kështu që me keqardhje dhe me simpati i ofrojmë solidaritetin tonë dhe ndajmë dhembjen. Kaq. Ne duhet të bëjmë detyrat tona këtu dhe duhet të kuptojmë që nuk kemi nevojë për një vend në tryezën e Këshillit Evropian që t’i tregojmë Francës apo Gjermanisë apo kujtdo tjetër, se po s’ramë dakord ne, këta nuk marrin dot vendime. Nuk na duhet kjo. Ne na duhet vendi ynë aq sa na takon në një familje të bashkuar ku ka hierarki dhe ku nuk i merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë “e mori Skënderbeu edhe Evropën”

 

Presidenti i Francës Emmanuel Macron: Është plotësisht e vërtetë! Në vitin 2018, zoti kryeministër ishte këtu. Unë isha ai që pengoi procesin sepse po vinim rrotull dhe ecja rrotull nuk na çon kudo. Po ndodhte një proces. Mbledhja u bë në një indiferencë të sigurtë dhe krejtësisht hipokrite, ishte si një revistë burokratike, kalim në revistë burokratike të procesit të zgjerimit dhe ju thuhej që do zgjasë dhe më shumë. Jeni në X kapitull dhe horizonti është shumë larg. Disa vendeve të tjera u thuhej: herës tjetër keni për ta parë, do ju premtojmë, vazhdoni, jeni super. Pra, nuk thoshim asgjë realisht, por në atë moment unë thashë: Po, ky proces nuk funksionon. Së pari, duhet të jetë më politik, gjë që reformoi procesin. Nuk kemi nxjerrë të gjitha pasojat, por fillojnë të nxirren pasojat me atë që po ndodh, me këtë planin e ri të rritjes për rajonin që në thelb do të thotë nuk mund të jetë një proces burokratik ku hapim kapituj dhe flasim për nene. Askush nuk është i lumtur që hap një kapitull negociatash sepse nuk ndryshon asgjë për jetën e shqiptarëve. Duhet të themi që hapim një fazë transformimesh për vendin tonë dhe në këtë moment  duhet të ketë një angazhim dhe investim të europianëve. Kjo më parë nuk ndodhte!

 

Pra u ripolitizua procesi, u bë një reformë e vërtetë dhe duhet të nxjerrim të gjitha pasojat që kjo të jetë e prekshme. Para dy vitesh propozova krijimin e Komunitetit politik europian për të thënë se duhet të mblidhemi mes të ngjashmësh, të ketë një mekanizëm respekti. Doja që t’i jepej fund një mekanike që ishte e ftohtë, hipokrite për mendimin tim dhe jo efikase sepse po e shihja që po shkaktonte mëri tek vendet tuaja fqinje.

 

Për shembull e kam fjalën për Serbinë për të cilën kam shumë respekt, që  ka hyrë prej shumë vitesh në këtë proces dhe po ecën shumë ngadalë. Dhe ju po e shihni që anëtarësimi në vendet europiane po bëjnë mbrapa në këto vende. Së pari të politizohet, së dyti t’i shoqërojmë këto reforma me një investim të plotë, gjë që do ta bëjmë konkretisht dhe nga ana tjetër të themi: Ne qe jemi në BE vetë duhet të bëjmë reforma sepse nuk është e vërtetë që mund të zgjerohemi pa fund me mënyrat aktuale të funksionimit, sepse Europa nuk funksionon gjithmonë në mënyrë optimale.

 

Duhet të jemi të kthjellët. Duhet ta bëjmë për këtë dhe kjo është një mekanizëm shumë i mirë.

 

Në këtë frymë dua që ta bëjmë këtë transformim sepse kemi përmirësuar gjërat. Por a kemi mbërritur në fund? Aspak, kemi akoma shumë për këtë epokë të re ribashkimi që po hapet dhe është një nga sfidat e mëdha të Europës sonë për muajt e ardhshëm dhe duhet ta bëjmë duke i tronditur paksa zakonet, traditat deri tani dhe duhet të themi që vendet mund të ecin më shpejt, ata që munden, duhet të investojnë më shumë.

 

Nuk duhet të presim që të hyjnë në Europë që këto vende të konvergohen, duhet t’i ankorojmë mbas Europës sonë, duke investuar këto vende kur janë rrugës.

 

Gjithashtu, duhet të mirëmbajmë këtë lidhjen me Europën. Në vendin tuaj këto lidhje ka  nivele të jashtëzakonshme që e kanë shumë pak vende në BE por kjo gjë mirëmbahet. Data nuk ka kuptim, që të flasim për datë. Po ua them shumë sinqerisht. Së pari, nëse ju ndodh një aksident demokratik në vendin tuaj, nëse keni drejtues që vijnë dhe thonë “nuk bëjmë asnjë reformë, është vendosur një date, por jo, nuk duam ta bëjmë”. Kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit.

 

Ju keni një kryeministër që i është angazhuar për agjendën europiane, për sa kohë ky është këtu dakord, për sa kohë bën reforma, po, Po pastaj? Bazohet tek merita sikurse e thotë kryeministri juaj.

 

Ditën kur një vend të ecë më shpejt, të transformohet më shpejt, a mund të ngadalësohet nga krizat rajonale? Ndoshta! Pra, kjo data e prerë është kundër kësaj fryme! Ndoshta do të kemi një moment gjeopolitik, një krizë, një tronditje, një rrëshqitje që mund të ndodhë duke patur parasysh luftën që po ndodh në territoret tona, këtë nuk e përjashtoj. Por ajo çka do ta provokojë procesin do të jetë një provokues gjeopolitik i jashtëm sesa një datë që mund ta vendosim si afat.

 

Por dua të theksoj një pikë në rast se më lejoni. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës së vetëm. Është thelbësore se e bëni për veten tuaj. Ka dy gjëra në funksionimin e Europës sonë që janë shumë të rëndësishme për t’u rrokur.

 

Po e  them në lidhje me fjalën që tha kryeministri. Në momentin kur uleni rreth tavolinën dhe unë mendoj që kjo ndodh në Komitetin Politik Europian, nuk ka më gjyshër dhe nipër. Ka vetëm të barabartë dhe ky është gjenialiteti i kësaj Europe. Europa gjithmonë e ka humbur rrugën në luftërat civile sepse ishte histori hegjemonish. Thuhej që do vendosej një ose dy dhe Franca ka kontribuar në këtë aventurë hegjemonike mes historisë së saj. BE nuk ka hegjemoni, çdo votë vendos. Pastaj mund të vendosim që të votojmë me shumicë të cilësuar, mund të bëhen aleanca, por secili respektohet si i barabartë. Dhe është e vërtetë. Nëse nuk kemi kulturë, sensi i përgjegjësive mund të bllokohet. Por, askush nuk mund të thotë “unë e di sepse jam vend i madh, sepse jam vend i mirë”. Dhe kjo është e mrekullueshme sepse është çelësi i ekuilibrit tonë që prej 70 vjetësh.

 

Gjëja e dytë është që Europa është një transferim që e kemi zgjedhur vetë, sovranitetesh. Vendosim që të bashkojmë gjëra, vendosim në mënyrë sovrane. Ndoshta duke organizuar ndonjë referendum në popullin tonë, ndoshta duke iu kërkuar parlamentarëve, por ne transferojmë kompetenca. Pra, heqim dorë nga disa kompetenca me dëshirën tonë. Heqim dorë nga gjëra që i bëjmë vetë. Kjo është një zgjedhje shumë e vështirë dhe duhet bërë me besim. Dhe në vendet që kanë jetuar totalitarizmin, në vende që kanë jetuar thundrën e fuqive të huaja, kur kjo ndodh shumë shpejt përdoret nga nacionalizmat për të ushqyer idetë anti-europiane. Kur dëgjoj sot në Budapest apo diku tjetër njerëz që na thonë: “Kjo Europa si Moska”. Kurrë, mos e thoni këtë. E zgjodhët ju Brukselin, e keni votuar, e keni dashur. Ai ju paguan madje, por e keni zgjedhur në mënyrë sovrane. Por kjo ngjall konfuzion në mendjen e njerëzve sepse ky transferim i sovranitetit pasi kemi jetuar shumë kohë pa sovranitet dhe pa e ushqyer në mënyrë demokratike, mund të ngjallë shqetësim. Dhe kjo rrugë është e rëndësishme sepse duhet që të gjithë të vetëdijesohen se aventura europiane vendos që  të transferojmë sovranitet, të bashkojmë gjërat. Besoj që kjo na bën më të mëdhenj. Është e përputhshme për sovranitetin kombëtar dhe krijon një sovranitet më të madh europian, por duhet që të përtypet mirë. Dhe është një rrugë që nuk duhet bërë shumë shpejt nëse nuk thuhet e vërteta dhe nëse nuk ndahet nga popujt. Më falni, ishte përgjigje e gjatë por doja ta bëja këtë shpjegim.

 

-Përshëndetje zoti president. Ju folët tre ditë pas vrasjes të mësuesit. U vranë dhe dy shtetas suedez në një sulm terrorist. Gjëja e parë, a prisni një valë atentatesh pas përforcimit të kufijve. A keni marrë masa të tjera për të mbrojtur francezët? Keni kërkuar që të kontrollohen mirë skedat e  të radikalizuarve dhe që mund të largohen nga Franca. Kjo do të thotë që ka patur mangësi. A është e mjaftueshme kjo dhe a nuk mund të vihet re dobësia e shtetit në këtë pikë?

 

Presidenti i Francës Emmanuel Macron: Për fat të keq e pamë dhe mbrëmë në Bruksel, të gjitha shtetet europiane mund të preken, janë të cenueshme. Dhe është në fakt rikthimi i terrorizmit islamik dhe jemi të gjithë të prekshëm, të cënueshëm dhe kjo ju ndodh demokracive, shteteve të së drejtës, ka individë që mund të vendosin të bëjnë më te keqen në një moment  të caktuar. Dua të shpreh dhe një herë solidaritetin tonë me miqtë belg dhe dua të jem shumë i kujdesshëm me atë që ka ndodhur dhe me emërtimin si terrorist bashkë me autoritetet belge, sikurse e bëjmë çdo herë, kemi marrë masa supervizimi, kemi bashkëpunim, në fushën e sigurisë në fushën e gjyqësorit me Belgjikën. Gjë që është përforcuar që prej vitit 2015; atentate që kemi pësuar ku vepruan grupe,organizata trans-kufitare. Ju kujtoj që Franca prej 2015 ka një kontroll kufitar që nuk ka reshtur kurrë dhe që na e mundëson rregullorja e Shengen-it dhe situata e sigurisë na detyron që ta mbajmë këtë kontroll. Që prej atentateve që ne pësojmë prej 10 vitesh, ne kemi ndërtuar një aparat juridik-teknik që na ka bërë të mundur, po jua rikujtoj sepse harrojmë që prej 2017 të dalim nga gjendja e situatës së jashtëzakonshme. E kemi ndërtuar në mënyrë kolektive dhe besoj se kjo është forca e Francës. Kemi ndërtuar një model që na bën të mundur të jemi sa më shumë në siguri, por jashtë gjendjes së jashtëzakonshme sepse nuk mund të jetojmë në gjendje të jashtëzakonshme që nënkupton kufizimin e disa lirive ndërkohë që kërcënimet vazhdojnë.

Kemi investuar masivisht në sigurinë tonë, në shërbimet e sigurisë së brendshme dhe të jashtme në mënyrë masive, kemi marrë masa supervizimi, kontrolli të personave që mund të konsiderohen të rrezikshëm, që është maksimumi i asaj që mund të bëjmë me Gjykatat Kushtetuese. Madje kemi marrë masa që janë censuruar dhe u jemi rikthyer përsëri, masa edhe pas dënimit me burg.

Kemi investuar në shërbimet e informimit, në shërbimet e burgjeve, kemi një koordinim në nivel kombëtar, kemi investuar në polici, në xhandarmëri e kështu me radhë.

Gjatë mandatit të parë që kam bërë kemi investuar në mënyrë masive në kontrollin e profileve të personave të rrezikshëm dhe përjashtimit të tyre. Pra, në lidhje me këtë nuk kam konstatuar mangësi të shërbimeve tona dhe të Ministrisë së Brendshme apo të palëve të tjera gjatë atentatit në Aras.

Vështirësia kryesore që kemi është bashkëpunimi i vendeve për t’i dëbuar këta shtetas dhe terroristi që u burgos, hetimi vazhdon dhe nuk mund të jap detaje, ai vjen nga një vend që është në luftë dhe ku ishin anuluar të gjitha rikthimet gjatë periudhës ku ai ishte pikasur që nuk mund të qëndronte.

Lista që u bë publike nga ministri i Brendshëm, janë çdo herë probleme bashkëpunimi me vendet për kthimin e këtyre vendeve, jo problem kontrolli i shërbimeve. Do jeni dakord me mua që kur një vend nuk pranon rikthimin e një shtetasi të vet, është mjaft e vështirë. Ne mund të bëjmë burgosjen, por kemi mundësi për ta bërë, në përputhje me shtetin e së drejtës. Pra, ne përforcojmë kontrollin, presionin në këtë kontekst.

Dua të them që Franca këto vitet e fundit është pajisur me një sistem shumë të fortë në planin juridik, ka investuar në mënyrë masive dhe do vazhdojmë ta bëjmë, thjesht kemi nevojë në këtë periudhë për një bashkëpunim më të mirë të vendeve të origjinës së këtyre individëve të rrezikshëm. Këtu do të forcojmë akoma më shumë punën.

Dua të them me përgjegjësinë më të madhe se kurrë nuk do të jetë e mundur, në një shtet të së drejtës, të kemi një vend ku rreziku terrorist të shkatërrohet plotësisht. Për këtë arsye, duhet të jetojmë në një shoqëri vigjilente, vigjilencë të përhershme të atyre që duhet ta ushtrojnë këtë. Meqë sot kemi një risk më të madh, e përmenda kur fola me bashkatdhetarët tanë të enjten e kaluar sepse ndonjëherë vigjilenca bie, e shohim se si përdoret konteksti ndërkombëtar për t’i shtyrë individët për të bërë më të keqen. Në atë moment duhet të përdorim gjithçka kemi ndërtuar dhe t’i bëjmë akoma më shumë presion sistemit, vigjilencë e të gjitha shërbimeve të shtetit, e forcave të sigurisë, e gjyqtarëve, të gjithë atyre që kontribuojnë me shumë profesionalizëm. Vigjilencë në të gjithë sektorët e aktiviteteve.

Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sektorët ekonomikë, të gjithë ata që kanë të bëjnë me publikun duhet të jenë vigjilentë, vigjilentë duhet të jenë dhe shtetasit për të kapur sinjalet dhe për të identifikuar sinjalet që mund të përbëjë kërcënim, me qëllim që ne të reagojmë. Kështu mund të jemi bashkë, përndryshe pezullohen të drejtat dhe nuk është kjo që duam sepse kjo është sfida jonë, të jetojmë në një shtet të fortë të së drejtës në momentin që terrorizmi apo ideologjitë e këqija rikthehen. Do ishte dështim i madh të mendonim që përgjigja është pezullimi i shtetit të së drejtës.

 

Një pyetje për presidentin francez, cili është qëndrimi juaj apo çfarë mendimi keni lidhur me qëndrimin që ka mbajtur presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës dhe veçanërisht ngjarjen e 24 shtatorit?

Një pyetje për ju, zoti Rama, duke qenë se kjo konferencë vjen një ditë pas Samitit, a keni patur mundësi që të komunikoni gjatë ditës së djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me kritikat dashamirëse që keni dhënë shpeshherë për të ose për qëndrime që ka mbajtur gjatë kohëve të fundit dhe çfarë prodhoi Samiti i ditës së djeshme për Shqipërinë?

 

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron: Sikurse e dini, ne e ndjekim me shumë vigjilencë tensionet që ekzistojmë mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes që unë mendoj se është i fortë dhe i mirë dhe presim që të respektohen nga të dyja palët. Mendoj se është përgjegjësia e zotit Vuçiç që të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi dhe më pas etapat e ardhshme dhe ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë; riorganizmi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare.

Sipas kësaj radhe, plotësisht dhe totalisht dhe pres që presidenti Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri kosovar. E them me shumë qartësi; ne u kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën.

 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për pyetjen dhe dua ta nis nga çfarë presidenti tha në përgjigjen e mëparshme, kur foli për një delegim të vullnetshëm të sovranitetit në duart e Bashkimit Europian për vendet që i përkasin Bashkimit Europian apo që trokasin në derën e Bashkimin Europian. Ky delegim i vullnetshëm i sovranitetit është i lidhur drejtpërdrejtë me atë që unë thashë më parë, nivelin e maturisë europiane të çdo vendi për të bashkëjetuar me këtë fakt dhe në ndërkohë, ne mund të flasim për kapituj, mund të flasim për klastera, mund të flasim për benchmark-e, Bashkimi Europian është shumë i ndjeshëm pikërisht në vlerësimin e kësaj maturie europiane të të gjithë vendeve tona. Me shumë të drejtë.  Këtu hyn ai krahasimi me familjen, me gjeneratat e ndryshme, për sa i takon maturisë.

Dje kemi pasur një bisedë të hapur informale në drekën e punës me të gjithë liderët, përfshirë me dy kryeministrat, e Kosovës dhe të Serbisë dhe dua të sjell këtu i pa-autorizuar, por nuk besoj se ka problem, një fjalë të thënë nga kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kur iu drejtua të dyve: Mos harroni kurrë që një kompromis, më shumë sesa çfarë do fitosh, është se çfarë nuk duhet të humbasësh dhe nëse bëjmë, të paktën me sytë tanë këtu në Tiranë, me sytë e mi nga ky podium, një llogari të gjërave për tu humbur nga shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe kudo qoftë, është shumë më e madhe dhe me një kosto shumë më të lartë sesa llogaria e atyre që duam të fitojmë, duke i marrë këto që kemi si të mirëqena që nuk i humbasim. Për mua, shqiptarët sot në rajon janë në ditën e tyre më të mirë në histori.

Shqipëria nuk diskutohet. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kur unë kam qenë këtu në këtë detyrë, vinin për vizitë dhe flisnin për dimensionin që duhet të kishte flamuri shqiptar që të mund të vihej jo nëpër zyra, por në ballkonin e një shtëpie sepse ligji i atëhershëm në Maqedoni, detyronte që flamuri shqiptar s’duhet të ishte kurrë në dimensionin e flamurit të Maqedonisë, duhet të ishte gjithmonë më i vogël.

Sot flamuri shqiptar është krah për krah me çdo të zgjedhur atje pa asnjë problem. Sot gjuha shqipe, që as nuk mendohej, është gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha mbledhjet, të gjitha vendimet merren me dy gjithë dhe që kur e kanë fituar gjuhën, të drejtën e gjuhës s’e kanë fare problem, harrojnë ta ushtrojnë në ndonjë moment se e kanë të drejtë të fituar. Sot Kosova, është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike që të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian, dramatike dhe ndërkohë të dyja palët, kanë në tavolinë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Kosovës. Më e mira e mundshme.

E solla dje shembull në takim dhe po e përsëris dhe këtu. Presidenti Clinton kur ishte këtu në verë, për vizitë, ai është kryeçlirimtar i Kosovës, më tha thuaju miqve të mi në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, dhe nuk kishte ndodhur akoma kjo, flas për verën. Yasser Arafat e kishte në tavolinë, në zyrën ovale marrëveshjen më të mirë të mundshme për Palestinën 3 javë përpara se unë të largohesha nga Shtëpia e Bardhë, izraelitët ranë dakord dhe thanë do ta firmosim, ai tha do ta firmos, të nesërmen mori në telefon tha, unë nuk e firmos. Dhe kur i thashë që a e kupton se çfarë po flet dhe a e kupton që kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse ti nuk e firmos nuk kthehet më dhe sa më shumë të tentoni të bëni marrëveshje, aq më të këqija do të jenë marrëveshjet, më tha e di, por nuk e firmos dhe presidenti Clinton tha në verë, shiko ku është Palestina. Tani po ju them unë sot në vjeshtë, shikojeni ku është Palestina. Një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli. Është shkatërruar nga klasa e vetë politike dhe nga pengmarrësit e vetë. Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vetë. Hamasi përdor popullin e vetë, për të mbrojtur raketat sot. Ky është ndryshim fondamental dhe prandaj unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës, është jo që të ulet në tavolinë, po e mira e madhe e Kosovës është ta firmosi unilateralisht dhe ta ekzekutojë unilateralisht të gjithë marrëveshjen, edhe sikur Serbia të mos ta dojë kurrë e pastaj t’ia lërë në dorë Bashkimit Europian, t’i thotë: Këto ishin obligimet e planit franko-gjerman për ne? Ne i kemi dokumente dhe ne do t’i zbatojmë. As na intereson fare se çfarë bën Serbia. Mjafton që në Bashkimin Europian të hyjmë në një proces ku njohja reciproke me vendet mosnjohëse të Bashkimit Europian të fillojë të funksionojë, sepse e bën për veten e vetë. Paqja bëhet për vete, nuk bëhet për t’i shërbyer armikut dhe paqja bëhet me armikun, nuk bëhet me mikun. Dhe për të bërë paqe me armikun, duhet të flasësh me armikun, nuk duhet të flasësh në telefon me mikun që t’i thotë armikut dhe është e tmerrshme të mendosh që ky është një oportunitet i artë në tavolinë që Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë, çlirimtarët dhe njohësit e saj dhe që të mbytet në një lugë ujë me çfarë thotë, çfarë nuk thotë, çfarë bën, çfarë nuk bën presidenti i Serbisë. Kosova duhet të veprojë e pavarur nga Serbia komplet, komplet dhe duhet t’i dedikohet rrugës së vetë europiane duke u sjellë si një tjetër Europë në Ballkan, bashkë me Shqipërinë.

Këto që tha presidenti, këto nuk janë kushte. Këto nuk janë kushte! Nuk janë kushte që i vë Bashkimi Europian. Këto janë mundësi themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes. S’janë kushte. Për mua, as nuk diskutohet që Shqipëria do të vazhdojë të mbajë këtë flamur të paqes, të dialogut dhe të veprimit proaktiv në funksion të paqes, pa u kapur se çfarë bëri ai tjetri. Të gjitha ato që lidhen me çfarë ndodhi në veriun e Kosovës i kemi thënë dhe i përsëris: E papranueshme, e pajustifikueshme, e dënueshme. Zija kombëtare në Beograd, për mua ishte një skandal antieuropian që të shpallësh ditë zie kombëtare për tre kriminelë që vranë një polic dhe që u asgjësuan nga forcat e sigurisë, por ama kjo nuk mund të jetë një arsye për të frenuar procesin, ndërkohë që duhet bërë hetimi, ndërkohë që Bashkimi Europian duhet të bëjë detyrën e vetë, ta ndjekë, ta shohë, ta vlerësojë, ta ndëshkojë nëse dalin të gjitha provat e nevojshme për implikim të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë të Beogradit. Në ndërkohë paqja i intereson Kosovës. Mua më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, por në anën tjetër nuk duhet të rrimë ta kërkojmë te Presidenti i Francës. Duhet ta kërkojmë te vetja dhe duhet ta bëjmë ne paqen, duhet ta bëjë Kosova pjesën e vetë dhe pastaj le t’ia lerë Serbinë në dorë Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara që janë aleatë strategjikë që të merren me të, por jo i ka marrë të gjithë sytë e miqve mbi vete dhe i jep miqve dhe aleatëve çdo javë argumente që të mërziten, që të zhgënjehen, që të humbasin besimin, që të humbasin respektin.

Kjo mund të ketë një kosto që sot ne nuk e llogarisim dot. Qëndrimi im është i njohur edhe nuk ndryshon për asnjë arsye. Shqipëria bedel i politikave të ditës, të çdo faktori shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk bëhet. Shqipëria do të udhëheqë dhe do të mbështesë një proces europianizimi jo me fjalë, por me vepra të të gjithë faktorit shqiptar dhe çdo shfaqje jo europiane, s’ka lidhje me ne. Faleminderit!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron: Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Dua dhe një herë t’iu falënderoj nga thellësia e zemrës dhe t’iu them që sot ju keni shënuar historinë europiane të këtij vendi.

 

Previous Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis Shqipërisë dhe Francës për zhvillimin e qëndrueshëm