Konferencë e përbashkët për shtyp e liderëve të vendeve partnere të nismës për Ballkanin e Hapur - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferencë e përbashkët për shtyp e liderëve të vendeve partnere të nismës për Ballkanin e Hapur

Samiti për Ballkanin e Hapur që u zhvillua sot në Beograd, Serbi u përmbyll me një konferencë të përbashkët për shtyp të liderëve partnerë të nismës:

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç: Zonja dhe zotërinj, Gazetarë, Kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, zoti Kovačevski, Kryeministër i Malit të Zi, zoti Dritan Abazović, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës,

Jam shumë krenar që po mikpresim nismën e Ballkanit të Hapur këtu në Beograd, që i sjell shpresë gjithë kësaj pjese të botës e cila ka qene gjithnjë e mbarsur me keqkuptime dhe me konflikte në kohët më të mira.

Ashtu siç Dritani e tha më herët, kemi provuar gjithçka përveç përpjekjes për të bashkëpunuar, për të punuar krah njëri- tjetrit e për tu përpjekur e për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët. Besoj që ka ardhur koha për tu përpjekur për këtë.

Do t’ju them shkurtimisht disa gjëra, disa të dhëna që tregojnë se po ecim përpara krahasuar me vitet e mëparshme.

Për të njëjtën periudhë vitin e kaluar midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kemi patur një rritje me 1033 të numrit të kamionëve, por deri në më shumë se 7000,  tashmë kemi mbi 8000 kamionë që udhëtojmë midis dy vendeve.

Gjithashtu kjo ka përmirësuar tregtinë midis dy vendeve, pjesërisht për shkak të vlerës dhe çmimeve më të larta por gjithashtu edhe falë sasive të përgjithshme të mallrave dhe një shkëmbimi më të lartë tregtar nga 12%  deri në 29%, në varësi të vendeve për të cilat flasim drejt Republikës së Serbisë. Këto janë  shifra të rëndësishme, tregojnë se kompanitë tona, se prodhuesit tanë bujqësorë, fermerët, quajini si të doni, e dinë që kjo nismë është tejet e  rëndësishme për të.

Edhe disa gjëra që do të doja të thoja para se tua kaloja fjalën miqve lidhur me grupin e  krizave që kemi krijuar. Një dimër i vështirë po afrohet dhe kushdo që thotë ndryshe, nuk do t’ju thoshte të vërtetën.

Nuk ka premtim nga BE që të ndihmohet, për shkak të parave të shumta të përdorura për të mbledhur energjinë elektrike, ne do të përpiqemi të kërkojmë natyrisht ndihmën e tyre.

Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blere sasitë e nevojshme të energjisë nëse na lejojnë ta bëjmë këtë gjë do të jetë shumë e rëndësishme, do të jetë e shkëlqyer për të gjitha vendet tona për nismën e Ballkanit të Hapur, por gjithashtu edhe për Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi të pranishëm këtu. Natyrisht është një barrë edhe e tyre, por edhe për ne për t’i mbijetuar dimrit.

Kemi folur për rëndësinë e projekteve energjetikë dhe çfarë do të ishte e nevojshme që të bënim sepse po të kishim një gazsjellës më të mirë me Maqedoninë e Veriut do të kishim një situate më të mirë për energjinë elektrike duke qenë se mund të përdornim kapacitetet e tyre të gazit, por ata nuk kanë gaz dhe ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme, kështu që në këtë pikë jemi në vështirësi në të dy anët.

Pra e ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria për shembull ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Shumë mund të bëhet në të ardhmen dhe mund të shohim çfarë do të bëjmë për të mirën e të gjitha palëve e për të mirën e të gjithë fqinjëve tanë gjithashtu.

Ajo çka është tejet e rëndësishme është që çdo vendim që mund të marrim duke ndaluar eksportet e grurit, drithërave, prodhimeve bujqësore, e mishit, kjo asnjëherë nuk do të referohet, asnjë prej vendeve anëtare të nismës së Ballkanit të Hapur.

Gjithçka që ne vendosim, gjithçka do të kemi nevojë për veten për shkak të mungesave në mbarë botën, do të jetë gjithmonë një situatë kur çdo gjë që është në dispozicion të Serbisë do të jetë në dispozicion të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas.

Ajo çfarë do të doja të bëja është që falënderoj miqtë e mi edhe një herë, do ta mbaj shumë shkurtimisht këtë fjalë dhe të them që jam posaçërisht i lumtur për shkak të gjithçkaje që ia dolëm të organizonim dje dhe sot.

Pra dje në panairin e Beogradit dhe që ishte vërtet një nder i madh dhe është nder i madh të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur dhe të shohësh diçka të tillë të organizohet në këtë mënyrë. Kur kundërshtarët e mi politikë nuk kanë se ç’të thonë dhe thonë “sikur nuk është shumë i kthjellët’’ dhe ndërkohë unë jam përpjekur që të jem një mikpritës i mirë dhe të tregoj respekt për të gjithë ata persona të cilët bënë përpjekjet e tyre për të organizuar panairin.

Natyrisht jam shumë krenar që krijuam diçka që qëndron krah për krah me VinItalia, me Dusseldorfin, dhe do të tregojmë mënyrën më të mirë që Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pjesë e botës dhe se ne mund të ecim jo vetëm krah për krah, por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e botës.

Kështu që dua të falënderoj edhe një herë të gjithë verë bërësit e mrekullueshëm, shefat e kuzhinës që ofruan ushqim të klasit më të lartë kulinar dhe kështu që ka pasur shumë bisedime për shitjen e verërave dhe të tjera vazhdojnë dhe jam shumë i lumtur që kemi qenë në gjendje të tregojmë se mund të jemi partnerë të barabartë e madje edhe më të suksesshëm edhe ne Europë edhe në pjesën të tjera të botës.

Dua t’ju falënderoj edhe një herë për miqësinë tuaj, për bashkëpunimin tuaj dhe jam krenar që sëbashku mund të bëjmë më tepër. Faleminderit shumë për të gjitha. Dua tashmë t’i kërkoj kryeministrit shqiptar Edi Rama të marrë fjalën.

 

Kryeministri i Republikës se Shqipërisë Edi Rama: Edhe unë do të përpiqem të flas në mënyrë sa më të përmbledhur, duke qenë se kemi folur edhe më parë dhe për t’i dhënë mundësi të gjithë të pranishmëve që përfaqësojnë mediat e të gjitha vendeve tona që të bëjnë pyetjet e tyre.

Dua ta ritheksoj edhe njëherë. Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për Ballkanin në tërësi dhe në vend se të hapnim dyert për njerëzit e punës, për njerëzit e tokës, për njerëzit e prodhimit, të ushqimit dhe për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim haur dyert një lajmi tjetër të keq, për tension, për konflikt, për rrezik lufte e të gjitha me radhë. Fatmirësisht ka ndodhur e para.

Ky është Ballkani i Hapur dhe kjo është zgjedhja që kemi bërë, të shikojmë përpara, të afrojmë sa më shumë njerëzit me njëri-tjetrin, të kuptojmë sa më mirë njëri-tjetrin, të krijojmë mundësi për tu futur në këpucët e njëri-tjetrit, siç do thoshte ambasadori Chris Hill dhe gjërat që kemi për të zgjidhur t’i zgjidhim me durim, me mirëkuptim, por pa harruar se kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund dhe duhet të bashkëpunojmë.

E tha presidenti Vuçiç, ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në gjithë këto vite dhe këtu në Ballkan, në të gjithë vendet tona, nuk është se kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim, në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie, ky është fakt, por në ndërkohë edhe në vende si Britania e Madhe, si Franca, si Gjermania po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë elektrike që duken si të dala nga kapitujt e një libri të Saramagos dhe jo nga realiteti i Bashkimit Europian, plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 10 të darkës në rrugë, në vitrina dyqanesh, që do të thotë mbyllje të çdo aktiviteti, restorantesh, baresh, klubesh e që do të thotë mbyllje e jetës në orën 10, njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike.

Në ndërkohë kemi diskutuar për çfarë po na kushton mos çuarja e kësaj krize mbi shpatullat e qytetarëve tanë dhe për si mund t’ia lehtësojmë qytetarëve tanë këtë krizë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe kjo është një nga marrëveshjet që kemi bërë sot dhe nuk është një marrëveshje parimore, është një marrëveshje konkrete për të marrë hapa konkretë.

Ne në Shqipëri kemi marrë një vendim që unë nuk jam i bindur akoma nëse është shumë ambicioz apo është krejt i çmendur për të mos e prekur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël dhe sot vazhdojmë kemi të njëjtin çmim siç kemi pasur, jo përpara luftës, por përpara se të shfaqej kriza energjetike. Kjo do të thotë qindra, miliona euro që dalin nga arka e shtetit për të mbuluar shpenzimin, koston. Këtu nuk është çështja e qindra, milionave në Shqipëri apo e miliardave në Serbi, miliarda. Këtu çështja është sa gjatë do të vazhdojë kjo histori, e para, dhe e dyta, mund të kesh dhe paratë, por mund të mos ketë energji, nuk ke ku ta gjesh për ta blerë. Prandaj na duhet ky bashkëpunim.

Në ndërkohë, unë përfitoj nga rasti sot që t’ia drejtoj përsëri Bashkimit Europian apelin, e përsëritur ndoshta, që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. E mbani mend të gjithë shumë mirë se si vendet e Ballkanit u detyruan të vraponin në Kinë, në Rusi, në Turqi për të filluar operacionin e shpëtimit të infermierëve, mjekëve e pastaj të tjerëve me radhë me vaksinim, sepse Bashkimi Europian u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të kështjellës së vet.

Fatmirësisht, të gjithë liderët e Bashkimit Europian e kanë pranuar që ky ka qenë një turp, mbase jo me këtë fjalë por e kanë pranuar. Edhe në diskutimin që patëm së bashku kur ishim në Këshillin Europian, presidenti i Francës dhe të tjerët kanë nënvijëzuar që na duhet një Europë politike, na duhet një komuniteti i ri politik europian, na duhet një bashkim strategjik për të mos përsëritur një situatë si ajo e pandemisë.

Ja ku jemi sot, Bashkimi Europian është mbledhur dhe po flet për të mbështetur vendet me ekstra fonde për të përballuar këtë çmenduri se nuk mundet dot t’ia faturojmë qytetarëve dhe bizneseve të gjithë koston, është e pamundur. Vendet e Bashkimit Europian kanë buxhetet e tyre, por kanë dhe buxhetin e madh të Bashkimit Europian ndërkohë që ne kemi vetëm buxhetet tona shumë modeste. Unë besoj që do tu drejtohemi edhe me shkrim Brukselit dhe të gjithë vendeve anëtare, të tre së bashku. Natyrisht që, me shumë kënaqësi, do pranonim dhe firmën e tre vendeve të tjera që do duan t’i bashkohen kësaj kërkese për të kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes tonë buxhetore. Parashikimet që ne kemi ndarë me presidentin e Serbisë, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe me kolegët e tjerë për shpenzimet janë marramendëse.

Kemi përpara 7 muaj shumë të vështirë dhe për Shqipërinë kjo do të thotë, në rastin më të mirë, afro gjysmë miliardi euro që do shkojnë për të mbajtur sistemin, për të vazhduar furnizimin me energji dhe për të mbështetur konsumatorët por e keni parasysh vetë se çfarë do të thotë kjo. Shpresoj që të na dëgjojmë dhe të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.

E fundit, kemi firmosur marrëveshje të tjera. Jemi realisht optimistë, nuk jemi të kënaqur sepse ka shumë akoma potencial. Presidenti solli një shifër, mundësia e shifrave të tjera nuk duhet t’ju lodhë, të rritjes së vëllimit tregtar mes vendeve tona, të rritjes së hapësirave dhe ne duam të fusim edhe elementin e zgjerimit të hapësirës së investimeve duke bashkuar eksperiencat tona dhe duke krijuar një agjenci të përbashkët investimi, një ombrellë më saktë. Agjencitë tona do të jenë autonome, por njëkohësisht do jenë nën një ombrellë, Agjencia e Ballkanit të Hapur për Investimet e Huaja.

Dëgjova që opozita këtu e ka konsideruar Presidentin paksa të turbulluar nga gjithë ato gota që provoi. Mendoj që është shumë më e turbullt të akuzosh për turbullim dikë që rrëkëllen nuk e di sa gota ndërkohë që ti prezumohet që je esëll komplet. Nëse politika përfundon në matjen e alkoolit në gjak kur bëhet fjalë për mikpritjen, atëherë jemi shumë të qartë që kjo është ndarja e qartë midis të kaluarës dhe të ardhmes dhe në rrugën drejt të ardhmes ka dhe momente kur edhe mund, paksa, të turbullohesh për të thënë gëzuar.Shumë faleminderit!

 

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski: Ka qenë një ditë shumë e rëndësishme për rajonin. Jemi këtu sot së bashku për të përcjellë mesazhin se si shtete dhe qeveri ne bashkohemi në solidaritet për të ndërmarrë veprime për t’u përballur së bashku me krizat me të cilat përballet Europa dhe vendet tona.

Dimri që vjen do të jetë i gjatë dhe më i vështiri qysh prej Luftës së Dytë Botërore, qoftë për ne ashtu edhe për të gjithë botën. Duke gjykuar nga bisedimet sot, është më mirë t’i mbijetojmë së bashku sesa më vete. Ky është thelbi i Ballkanit të Hapur, lidhja, solidariteti, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të përmirësuar jetët dhe standardet e qytetares. Ne e mbajmë këtë parasysh në kohë krizash, por kjo nuk është diçka e re për ne. Si fqinjë të mirë, e kemi ndihmuar tashmë njëri-tjetrin përgjatë krizës së Covidit dhe gjatë kohëve të katastrofave natyrore. Është më se e natyrshme që të kthehesh tek ata që janë pranë teje për të punuar për të mirën e qytetarëve. Ne do të bashkëpunojmë së bashku ngushtë për të siguruar sigurinë ushqimore dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin më së pari nëse përballemi me mungesa në tregjet tona vendase. Kjo lidhet me sigurimin e ushqimeve bazë dhe nuk do të ketë ndalesa tregtare. Do të sigurojmë një qarkullim të sigurtë pa asnjë kufizim. Edhe nëse ka një ndalesë eksporti, kjo nuk do të vlejë për vendet e Ballkanit të Hapur. Qeveritë tona kanë punuar për një kohë të gjatë për të rritur prodhimin vendas të ushqimit. Ajo çfarë kemi bërë sot me këtë marrëveshje dhe me mekanizmat për sigurinë ushqimore na ka bërë ta shohim më gjerësisht dhe tashmë jemi një rajon që tashmë kujdeset për qytetarët e vetë dhe ofrojmë një alternativë për përballimin e çështjeve ekzistenciale. Kjo është një prej disa zgjidhjeve midis fqinjëve të mirë. Me nismën e Ballkanit të Hapur kemi treguar se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria kanë hedhur hapat e duhur, në kohën e duhur. Ne po përballemi me çështje të përbashkëta, së bashku. Sot dhe dje me panairin e parë të verës ku ne lidhëm potencialet për zhvillimin e ekonomive tona dhe të rajonit. Ky panel nuk do të ishte i mundur nëse do të ishim përpjekur ta bënim individualisht. Do të ishte dukur jo si panairi më i mirë në Evropë, por do të kishte qenë një panair i vogël në secilin prej të tria vendeve. Ndaj dua të falënderoj gjithkënd që ishte pjesë e bërjes realitet të këtij panairi dhe sidomos mikpritësin tonë, Republikën e Serbisë, Presidentin, Kryeministren dhe ekipet e tyre që e bënë të mundur këtë gjë, këtu në Beograd.

Përveç hapave konkrete për t’u përballur me mungesat ushqimore, ne po kështu kemi rënë dakord edhe për një çështje tjetër të rëndësishme që ka të bëjë me bashkëpunimin në energji dhe përballimin e krizës energjetike. Ne do të përmirësojmë kushtet për tregtinë e energjisë elektrike dhe po flasim për shkëmbimin e energjisë elektrike me Serbinë dhe gjithashtu me operatorët e energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut ka angazhuar të gjithë kapacitetin e gjeneratorëve të energjisë elektrike dhe prodhimi kombëtar mund të mbulojë 100% të tregut të rregulluar përsa i përket energjisë së ripërtëritshme, ne po zbatojmë diçka që mund të përdoret në nivel rajonal si përvojë. Kjo është me interes për të gjitha vendet e rajonit. Konsolidimi i sistemeve energjetikeve të secilit prej vendeve, duke pasur parasysh edhe financat e vendeve tona, është i pamundur nëse e bëjmë në bazë individuale, por në qoftë se punojmë së bashku në një afat të mesëm dhe afat të gjatë për të krijuar e ndërtuar kapacitete të reja të gjenerimit të energjisë elektrike sidomos energji të ripërtëritshme do mund të bëjmë shumë më tepër e shumë më shpejt për vendet dhe qytetarët tanë. Qeveritë tona kanë angazhuar të gjitha potencialet për energjinë, por siç tha edhe presidenti Vuçiç kemi kapacitete gjeneruese, por na mungojnë lëndë të para, të cilat mund të gjenden qoftë në Serbi apo në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse ky bashkëpunim rajonal është tejet i rëndësishëm. Kemi përmbyllur një marrëveshje tashmë për bashkëpunimin, për mbrojtjen nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe këtu vendet mund të ndihmojnë me kapacitetet e tyre, por kemi lehtësuar tashmë procedurat, kemi shkurtuar afatet për dislokimin e këtyre kapaciteteve ku është e nevojshme. Gjithashtu, kemi siguruar bashkëpunim në uljen e rrezikut. Gjithashtu, ne duam të stimulojmë investimet në sektorin kinematografik dhe të produkteve audio-vizive dhe të angazhojmë artistë e prodhues filmikë nga Ballkani Perëndimor duke lehtësuar ndërlidhjet e tyre. Kjo lidhje rajonale ka ndodhur sot edhe dje në panair dhe është një hap përpara drejt bashkëpunimit ekonomik dhe drejt konsolidimit të ofertës tonë për tregjet evropiane dhe ato globale duke na bërë më konkurrues dhe duke siguruar një jetesë më të mirë për qytetarët tanë.

Nëse hyjmë në tregje individualisht, jemi më të dobët, por në qoftë se i qasemi së bashku atij, do të kemi më shumë shanse për investime në rajon dhe po kështu do të kemi mundësi më të mëdha për të mbajtur investimet ekzistuese në rajon, në qoftë se ata vendosin të zgjerohen.

Ja pse potencialet për lidhje midis rajonit ishin një nga pikat me interes sot, dhe kemi arritur në përfundimin se të punojmë së bashkë e të bashkëpunojmë për të krijuar mundësi për zhvillimin.

 

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tegeltija: Jam i lumtur që jam dëshmitar i nënshkrimit të marrëveshjes dhe e pashë se si duket kur njerëzit, vendet zgjidhin problemet e furnizimeve së bashku, ata sigurojnë një zinxhir të sigurt furnizimi dhe jam i trishtë sepse, së bashku me ministrin dhe kolegëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk kishim ministrin tonë për të nënshkruar sepse kjo është me shumë rëndësi edhe për Bosnje – Hercegovinën.

 

Ashtu siç presidenti serb Vuçiç dhe kryeministrja Brnabic, ne kemi dërguar kaq shumë letra nga Bosnja-Hercegovina duke kërkuar furnizimin me elemente dhe produkte bazë. Faleminderit shumë që na e keni mundësuar, edhe pse ministri ynë nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje.

Jam i bindur që Serbia do vazhdojë që ta ndihmojë Bosnje-Hercegovinën. Faleminderit!

Pavarësisht se sa shumë do të donin politikanët të bllokonin, është Komuniteti i Biznesit që shërben si lidhje e jona dhe panairi e tregoi një gjë të tillë.

Natyrisht, ata do jenë të pranishëm dhe në panairet e ardhshme,

Sot, diskutuam për produktin e domates që vjen nga Beogradi në Shqipëri, pra ju e dini që ka zona ku prodhohet domate shumë e madhe, krahina që është 100 kilometra nga Beogradi dhe thuajse 700 nga Tirana dhe mallrat do mbërrijnë më shpejt nga Shqipëria sesa nga Simberia sepse kamionët tanë do të ndalen të presin në kufi. Ata që bllokojnë këtë gjë nuk presin në kufi, nuk e kanë këtë problem; problemin e kanë ata që i prodhojnë këto domate.

Faleminderit shumë që i keni hapur dyert Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi. Do vazhdoj ta përsëris se sa i rëndësishëm është Ballkani i Hapur për komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Bosnje-Hercegovinës. Shpresoj fort të jem i suksesshëm në të.

 

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic: Samiti i Ballkanit të hapur ka qenë ka qenë i ndarë në dy pjesë. Dje kishte fytyra të buzëqeshura, prodhues, blerës, vizitorë, politikanë, përfaqësues të medias, të gjithë ne që ishim të lumtur dhe të buzëqeshur që ishim në një panair verërash që ishte organizuar në nivelin më të lartë të mundshëm.

Në fakt, i shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta, u ndjemë shumë mirë, ndjemë energji shumë pozitive dhe dëshirën për të qenë të pranishëm në evenimente të tilla sa më shpesh të jetë e mundur, pavarësisht se cila është tema apo fusha; qoftë kjo vera, ushqimi, turizmi apo diçka krejt tjetër.

Sot na u desh të flisnim për tema më serioze. Ju dëgjuat kolegët e mi që folën më parë; na u desh të flisnim për ato elemente të hollësishme të problemeve të mëdha me të cilat përballen të gjitha vendet. Na u desh të flisnim për ato tema, të cilat u referohen vjeshtës, verës edhe madje edhe më tej, pranverës, deri në 2023-in.

Do doja t’ju përgëzoja për të gjitha marrëveshjet që keni nënshkruar mes vendeve tuaja  dhe dua t’ju them që në takimin që kishte të bënte me grupin e krizave lidhur kryesisht me sigurinë ushqimore dhe energjetike, ne kërkuam që Mali i Zi të delegojë përfaqësuesen e vet dhe këtu marr përsipër përgjegjësinë që ta bëj një gjë të tillë dhe ta kërkoj në seancën tjetër të mbledhjes së qeverisë për të deleguar dikë në këtë grup krizash.

Dua të falënderoj tre kolegët e mi, të cilët e kanë mbështetur këtë nismë edhe pse ne nuk jemi një anëtar i plotë i kësaj nisme të Ballkanit të hapur, megjithatë kjo flet në favor të asaj çfarë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës tha, që ka një frymë pozitive midis këtyre njerëzve. Na duhet të ndjekim rrugën e bashkëpunimit, duhet të zgjedhim zgjidhjet më të mira për qytetarët tanë dhe duhet të rrimë pranë njëri-tjetrit dhe kjo është mesazhi më i mirë i Samitit në Ohër dhe i samitit që po zhvillohet këtu në Beograd. Gjithçka tjetër është një politikë e ngushtë, janë skema të politikanëve të vegjël sepse bashkëpunimi midis popujve, midis vendeve, midis grupeve etnike e gjithçkaje që kemi parë në të shkuarën, kjo nismë krahasuar me gjithçka përcjell një mesazh tjetër.

Me falënderime shumë të mëdha për mikpritësit, për një organizim të shkëlqyer dhe me një falënderim për miqtë e BE-së dhe gjithashtu dhe ata që vijnë nga vende kandidate, qoftë edhe të NATO-s, të gjithë përfaqësuesit këtu, zoti Hill ambasadori amerikan, ministrat që vijnë dhe nga vende të tjera të rajonit, do doja t’ju falënderoja të gjithëve në emër të Malit të Zi.

Shpresoj që takimet e ngjashme si sot të vazhdojnë të bëhen, por me më shumë buzëqeshje si ato të djeshme. Shpresoj do takohemi se shpejti bashkë në Malin e Zi.

 

* * *

– Çfarë kontributi kishte Open Balkan në arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe ju personalisht keni arritur një rol për arritjen e kësaj marrëveshjeje, një kontribut të veçantë, një lobim më kryeministrin Albin Kurti dhe ju lutem, e di që kam të drejtën vetëm të një pyetje, por duke dashur të marr përgjigje edhe nga z. Vuçiç dhe kjo të mos shihej si një “provokacia” këtu në Beograd, ju lutem, kur ju e nisët këtë nismë deklaruat se kjo do të ndihmonte për të përshpejtuar anëtarësimin e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Sot pamë në këtë tryezë që iu bashkua edhe ministri i Jashtëm i Turqisë dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë. Duke patur parasysh që Europa e shikon Turqinë si një faktor të tretë në Ballkan, duke patur parasysh edhe marrëdhëniet e kohëve të fundit të Hungarisë me Unionin, a mendoni se kjo e dëmton, afrimi i këtyre dy vendeve në tryezë sot e dëmton nismën tuaj? Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për pyetjen. Më vjen shumë keq sepse kam shumë respekt edhe ti hyn tek gazetarët që realisht respektojnë profesionin e tyre por edhe ti si gjithë te tjerët, je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhen në tituj, që nuk kanë lidhje me atë qe thuhet.

Unë nuk kam thënë asgjë të ngjashme dhe jo më të njëjtë me atë që ti citove. Unë kam thënë një gjë tjetër dje, që e përsëris dhe sot, që zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatë dhe të përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensin që ne të gjithë këtu, në Ballkanin e Hapur, qarkullojmë me karta identiteti. Prej kohësh, sot ata që lëvizin nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut në Serbi dhe anasjelltas, nuk kanë nevojë fare për pasaportën dhe thashë po ashtu që, nëse Kosova do të ishte e ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur dhe nuk do të refuzonte në mënyrë konstante dhe në këndvështrimin tim, tërësisht të gabuar për të, kjo çështje do të ishte e zgjidhur me kohë, jam i bindur për këtë.

Nuk thashë, as që këtë e ka zgjidhur kjo treshe, as që Shqipëria apo unë kemi luajtur ndonjë rol, thashë thjesht këtë, është kjo frymë, është kjo rrugë, janë këto principe të Ballkanit të Hapur që po jetësohen dita-ditës që janë sfondi edhe i asaj zgjidhjeje, e cila dje e kam thëne shumë hapur, ia kam thënë dhe Presidentit veç, ka në këndvështrimin tim, konfirmuan qasjen e Presidentit Vuçiç edhe tonën si pjesë e kësaj nisme, në raport me lëvizjen e njerëzve. Kjo është ajo që unë thashë dhe jam i bindur, e përsëris, e tha shume mirë kryetari i Këshillit të Bosnje-Hercegovinës, dje kemi asistuar në një prezantim të bërë nga përfaqësuesit e prodhuesve të verërave apo të shefave të kuzhinës dhe kemi dëgjuar për domatet që vijnë nga Shqipëria këtu, që janë bërë gjithnjë e më të kërkuara dhe janë gjithnjë e më të preferuara në restorante. Ato domate vijnë këtu pa asnjë pengesë, kurse për të shkuar në Bosnje ato bëhen salcë në kufi.

Rruga për në Bosnjë dhe kufiri me Bosnjën është agropërpunim. Këta porosisin domate të freskët, marrin salcë. Ose anasjelltas, kush porosit qumësht me Ballkanin e “Mbyllur”, merr kos ose dhallë në fund fare. Pse? Sepse duhet të rrinë në kufi, “prit ta çojmë për analiza në qendër e të kthehet nga  qendra, është mirë, s’është mirë prodhimi”. Ndërkohë që këtu është shumë e qartë tani. Ky është fakt. Nuk është opinion dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë të ecim dhe po ashtu do të vazhdojmë të mirëpresim të gjithë dhe patjetër që presidenti do të japë përgjigjen e tij, por edhe këtu ka një problem, tek pyetja.

Ne kemi ftuar Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë dhe e kemi bërë publike këtë gjë herën tjetër dhe nëse sot s’ishte e pranishme Greqia dhe Italia, ishte për arsye objektive, ministrat e Jashtëm s’ishin prezentë për arsye objektive, njëri ishte në fushatë elektorale, tjetri kishte një angazhim të mëparshëm. Në Tiranë do t’i ftojmë përsëri dhe shpresojmë të jenë prezentë, të gjithë nëse do kenë mundësi të jenë. Do ftojmë edhe të tjerë sepse do duan të jenë edhe të tjerë, mos u çudisni ndonjë ditë kur ndonjë nga këta të mëdhenjtë të thotë : “Shiko, dakord, a mund të vij dhe unë?” Mos u çudisni fare. Pse të mos vijë? Kalohet mirë, diskutohet hapur, janë takime me shumë më tepër energji pozitive dhe me shumë më pak pesimizëm sesa ato që bëjmë zakonisht në Bruksel. Pse të mos vijë? Të vijnë të gjithë. Ne do t’i mirëpresim të gjithë.

Faleminderit!

Presidenti i Republikës së Serbisë Alexandër Vuçiç: Kryeministri i Shqipërisë tha që ne ftuam 4 ministra të Jashtëm, nga Greqia, Turqia, Hungaria, Italia. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka dërguar përfaqësuesin e posaçëm, ambasadorin Gori që është me ne, por për arsye objektive nuk mund të ishte këtu. Se pse nuk erdhën grekët, ndoshta mund të kishin dërguar përfaqësues…është çështja e tyre, është vendimi i tyre, por me gjithë vullnetin e mirë do të doja të theksoja tre gjëra:

E para, gjithmonë e nënvlerësojmë veten tonë këtu në Ballkan. Besojmë gjithmonë që jemi qytetarë të dorës së dytë, qenie të dorës së dytë dhe ti mund të jesh i suksesshëm këtu vetëm nëse bashkohesh me dikë apo i shërben dikujt. Ndërkohë që, kemi një potencial të jashtëzakonshëm kur punojmë së bashku. Ne nuk besojmë mjaftueshëm te vetja. Nuk e kemi bërë këtë për dekada.  Për dekada kemi ëndërruar që të jemi diçka tjetër. Dikush tjetër më i mirë nga ç’ jemi. Pra, në vend që të ishim vetja, në vend që të besonim te vetja dhe te potenciali ynë. Kjo ide është ideja më e mirë për një arsye të thjeshtë që është krijuar këtu në Ballkan, e kemi krijuar ne. Ne, përfaqësuesit e popujve të këtyre tre vendeve, popullit shqiptar, popullit maqedonas dhe popullit serb. Është ideja jonë. Nuk erdhi nga qielli apo nga kudo tjetër gjetkë. Kjo është arsyeja pse e përqafojmë kaq fort sepse e shohim si mundësi për ne dhe nuk jemi ne më keq nga të tjerët. Unë isha shumë krenar kur fola për panairin e verës sepse kam vizituar thuajse të gjitha panairet e verave dhe ne këtë e bëmë së bashku. Përpjekjet e përbashkëta për t’i sjellë njerëzit nga Bosnje-Hercegovina, nga Hercegovina lindore ku predominojnë serbët, nga pjesa perëndimore e Bosnje-Hercegovinës, “Plantazhe” nga Mali i Zi ishte aty. “Notta”, vera fantastike e Maqedonisë së Veriut, 49 prodhues verërash nga Shqipëria që mendoja në fakt që i njihja të gjitha verërat nga Shqipëria, por zbulova varietete autoktone të rrushit nga Shqipëria sepse këto vera i treguan qytetarëve nga Serbia, por edhe nga e gjithë bota, pra njerëz që mund të vijnë këtu dhe t’i shohin. Këto janë gjera që i kemi bërë ne. Askush s’na ka ndihmuar. Askush nuk na tha se çfarë të bënim. Atëherë pse të na vijë turp për sukseset tona?!

Diçka tjetër që dua të theksoj. Sigurisht, ka gjithmonë njerëz dhe nuk po flas për ju personalisht që gjithmonë do të gjejmë një gabim, gjithkund. Ne patëm një ditë shumë të bukur dje dhe gjithmonë do të jetë dikush që do ta thotë diçka, si për shembull dikush që pati problem që Novak Djokovic ishte për darkë dje. Gjithmonë do të gjendet dikush që do të ankohet për diçka. Është e zakonshme për shoqëritë demokratike. Megjithatë, të punosh kundër vetes, nuk duhet të jetë e zakonshme. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos ta ulur rëndësinë e disa evenimenteve.

Kam një pyetje për miqtë nga Shqipëria, kur shtatë vjet më parë Edi erdhi në Beograd dhe unë erdha në Tiranë. E shihnim njëri-tjetrin nga skajet e një fushëbeteje. Ai më foli për Kosovën, unë i fola për Kosovën.

Tashmë ne i kuptojmë dallimet tona. Gjërat që i shohim ndryshe. Megjithatë shohim një interes shumë të madh në bashkëpunimin midis shqiptarëve dhe serbëve, ndërkohë që edhe çështjet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut i kemi zgjidhur të gjitha dhe po përpiqemi t’i zgjidhim ato edhe me Malin e Zi. A nuk është një gjë e mirë kjo?! A nuk është një gjë që duhet përgëzuar kjo?! A mund ta imagjinoni, kur je i suksesshëm në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe ndërkohë dje kemi punuar dhe kemi folur deri në orën 11:30 me zotin Çavuşoğlu, imagjinoje sikur të gjithë të ishim kaq të suksesshëm, kaq të kthjellët e jo të turbullt. Ne arritëm edhe pse ishim paksa si të thuash, të turbullt. Megjithatë, duhen parë gjërat e mira. Objektivat tona duhet të jenë paqja, stabiliteti dhe progresi i vendeve tona. “Jo ai tha, ai më tha këtë, le t’i themi këtij, unë nuk mund të merrem me të, më tha, etj, etj”. Nuk më shqetëson nëse njerëzit e pëlqejnë apo jo, sepse duhet të arrijmë rezultate. Na duhet të arrijmë rezultate.

Gjeja e tretë që është shumë e rëndësishme. Sa vjet kanë pritur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të çelur negociatat. A e kundërshtoi Serbia këtë?! A e kundërshtoi ndokush tjetër këtë?! Jo! Ne jemi ata që jemi! Por a mendoni që ky takim sot është më pak i rëndësishëm për mua sesa një tjetër ku duhet të jem i pranishëm në Bashkimin Europian. Për mua jo. Edhe pse ne jemi më pranë anëtarësimit në BE sesa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina ende nuk e ka nisur këtë rrugëtim, a mendoni se takimi i sotëm është më pak i rëndësishëm për mua sesa një takim në praninë e Këshillit të Bashkimit Europian apo të Këshillit Europian, kërkoj ndjesë, Jo! ky është takimi më i rëndësishëm. Ja ku jemi me fqinjët tanë. Me njerëzit që ndajmë bukën, e të cilët jetojmë krah për krah e të cilët duhet t’i ndihmojmë. Flasim për helikopterët që kemi blerë që mund të mbartin 5 mijë litra ujë për të shuar zjarret. Si mund ta bëjmë këtë sepse ka gjithmonë e më tepër zjarre që bien në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Duhet të diskutojmë në qoftë se trenat tanë janë të mjaftueshëm për të importuar qymyr. Nuk ka më të rëndësishëm sesa ne. Nuk ka më të rëndësishëm sesa njerëzit që janë sot këtu me ne dhe refuzoj të pranoj këtë lloj qëndrimi nënvlerësimi të vetes vetëm sepse besojmë që gjithë të tjerët janë shumë më mirë.

Dje treguam diçka shumë të sofistikuar dhe shumë të vështirë për t’u bërë. Treguam që ne mund ta bëjmë dhe që mund të jemi më mirë sesa shumica e vendeve në botë. Në fakt, kjo është diçka që ne kemi bërë. Gjithmonë, ndërkohë kemi këtë gjënë me mendje që të tjerët janë më të mirë dhe ne nuk mund të jemi si ata. Gjithmonë bari është më i gjelbër atje, rrushi është më i ëmbël e më i mirë sesa ky që prodhohet në Ballkan. Nuk është e vërtetë. Natyrisht nuk mund të jemi më të mirët për çdo gjë, por natyrisht nuk jemi më të këqijtë dhe mund të punojmë së bashku dhe nëse punojmë së bashku mund të jemi mes më të mirëve dhe mund të jemi një motor zhvillimi në Europë me një nivel më të lartë zhvillimi në fushat sportive, kulturë dhe duke respektuar njëri-tjetrin dhe kjo është diçka në të cilën besojmë.

Për të qenë mjaft i ndershëm, mos duhet që të heqim dorë nga miqësia me Turqinë?! Ata kanë 90 milionw banorë, pse duhet ta bëjmë këtë gjë? Nuk duhet të jemi miq me hungarezët, pse duhet ta bëjmë këtë? Për çdo gjë që kemi pyetur dhe kemi kërkuar hungarezët që të na ndihmojnë me gazin, ata e kanë bërë. kanë qenë aty për ne. Ne jemi në rrugëtimin europian. Ne do të vazhdojmë në këtë drejtim, por ne nuk do të presim degën ku ulemi vetëm që dikush të na bjerë shpatullave.

Në fakt është shumë e rëndësishme detyra për këtë dimër që popujt e vendet tona t’i mbijetojnë dimrit dhe ndoshta, pra ka probleme me energjinë do thoshte Kosova, Prishtina, por megjithatë mund të ndodhë në të gjitha rajonet. A doni të keni këtë situatë në Serbi, në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri. Mendoj që detyra jonë është të punojmë. Kushdo që kërkon të bashkohet me ne të na ndihmojë është i mirëpritur. Unë nuk kam asnjë problem me këtë. Jam shumë mirënjohës që sot kemi pasur këtu ambasadorin e BE-së dhe dua të përfitoj edhe një herë nga kjo mundësi t’i kërkoj që të vendosë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në projektet e tyre ku ata do të ndihmojnë në vendet që po paguajnë “qimet e kokës” për të përballuar energjinë gjatë kohës së dimrit.

Të gjithë ramë dakord që duam të kërkojmë të jemi pjesë e këtij programi edhe në qoftë se është një mbështetje me vetëm 10% e importit të energjisë. Është një ndihmë shumë e madhe dhe dua të falënderoj paraprakisht për ndihmën e tyre, mbështetjen e tyre.

 

* * *

Televizioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kam një pyetje për të gjithë udhëheqësit. Është një pyetje që lidhet me energjinë. Do doja t’iu kërkoja të na shpjegoni pak më mirë se si do të lidhemi nga pikëpamja e energjisë. Dje dëgjova lidhur me lidhjet e gazit midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Ku? Në çfarë korridori? Nga do vijë gazi? Zoti Rama, nëse më kujtohet mirë, tha se kanë gjetur  një depozitë gazi dhe nafte në Shqipëri, pra një lidhje e gazit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë? A është në proces një gjë e tillë? Nuk e di nëse e kam informacionin të saktë, Bosnje-Hercegovina po i eksporton energji elektrike fqinjëve, zoti Abazoviç tha në Beograd se porti i Barit mund të jetë një port për rajonin, kështu që ju lutem na thoni diçka më tepër se si Ballkani i Hapur do të na bëjë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe çka është më e rëndësishme, a keni premtime për BE-në për financimet që ata do të ofrojnë?

 

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski: Pyetje e mirë. Është një pyetje mjaft e gjerë dhe kësisoj kërkon një përgjigje po kaq të gjerë. Pikë së pari, cilat janë problemet me të cilat përballet Europa tashmë, së bashku me vendet tona, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina? Është mungesa e energjisë elektrike dhe çmim i lartë i lëndës së parë për gjeneratorët e energjisë. Po të shohësh çmimet e energjisë, çmimet e gazit, çmimet e naftës, kjo nënkupton se nuk ka furnizim të mjaftueshëm dhe qytetarët duhet ta dinë këtë. Politikanët, pra ka politikanë të cilët u japin përmasa politike këtyre mungesave dhe kjo nuk është e vërtetë. Ka një mungesë furnizimi në treg, nuk ka gaz për shkak të luftës në Ukrainë, ka probleme me naftën sepse po përdoret më shumë për shkak të mungesës së gazin, ka nivel të ulët erërash në detin e Veriut, ka një thatësirë në Europën jugore, nuk mund të ftohen termocentralet bërthamore në Francë, ka mungesë të energjisë elektrike, pra çmimet më të larta nënkuptojnë furnizim më të ulët. Çdo ekonomist do t’iu thoshte se çmimi margjinal përcaktohet nga kërkesa.

 

Kjo është arsyeja pse e kemi këtë situatë. Por çfarë kemi bërë? Do t’iu jap shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe jam i bindur që 99% do jetë e njëjta gjë edhe për Serbinë, Shqipërinë dhe të tjerët. Për të qenë në gjendje të furnizojmë me energji elektrike, me një çmim që qytetarët të mund ta përballojnë, vendet po e subvencionojnë këtë çmim. Këto janë ato para për të cilat kemi folur këtu, sa shumë është transferuar tek kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike. Vetëm javën e kaluar kemi transferuar 50 milionë euro  në këtë agjenci tonën dhe ndërkohë 80% është e subvencionuar.

 

E dyta, kompania jonë e prodhimit të energjisë ka për detyrë që të aktivizojë të gjitha kapacitetet e prodhimit të energjisë, pra termocentralin në Bitola, Negotino, termocentralin tjetër me kapacitet të ulët me qymyrguri dhe të aktivizojë të gjithë potencialin ujor sepse hidrocentralet mund të përdoren si bazë për energjinë por aktualisht është e pamundur për shkak të thatësirës së gjatë dhe për shkak të kapacitetit të ulët të liqeneve artificiale, pra uljes së kapacitetit të nivelit të ujërave aty.

Në këtë kontekst, vënia në funksion e të gjitha këtyre kapaciteteve kërkon lëndë të parë me çmim mjaft të lartë, kryesisht janë të importuara çka nënkupton që qymyrguri me cilësi më të lartë është në Shqipëri dhe në Greqi, por edhe ky çmim është rritur. Qymyrguri ishte 43 euro për ton, tashmë është 93 e lartë. Për shkak të çmimit të lartë të naftës dhe dieselit, edhe transporti është bërë më i shtrenjtë, pra, gjenerimi i energjisë në nivel lokal është bërë më i shtrenjtë.

 

Megjithatë, vendet po ndërmarrin hapa dhe kompania jonë e prodhimit të energjisë është ngarkuar të rrisë prodhimin me 22% dhe po e bëjnë këtë, krahasuar me vitin e kaluar.

 

Aktualisht, të gjithë qytetarët në tregun e rregulluar, të gjitha familjet dhe të gjithë konsumatorët e vegjël të energjisë, pra të gjithë konsumatorë familjarë dhe 72 mijë biznese të vogla janë në tregun e rregulluar dhe marrin 80% subvencionim të energjisë. Këto para vijnë nga arkat e shtetit. Në tregun e lirë ka të paktën 1300 kompani private dhe 530 institucione, në tregun e liberalizuar, të cilat blejnë energji nga tregtuesit e saj. Kërkesa e tyre është aktivizimi i kapaciteteve private të prodhimit të energjisë. Në vendin tonë, këto janë të energjisë së ripërtëritshme, kryesisht energjia e erës dhe diellore, sidomos dhe aktivizimi i centralit në Teto-Kocan në mënyrë që çmimi i energjisë të jetë nën çmimin e tregut në mënyrë që këto shërbime e këto centrale të prodhimit të mund ta përballojnë një gjë të tillë.

 

Po flasim tashmë me pronarët e centralit në mënyrë që deri më 31mars ata të punojnë me një regjim të jashtëzakonshëm. Në qoftë se kanë tepricë prodhimi, këtë tepricë ne do tua ofrojnë fqinjëve, Serbisë, Shqipërisë e të tjerëve që kanë nevojë për të, nëse kemi tepricë prodhimi. Për ta bërë këtë kemi nevojë për gaz.

 

Serbia ka gaz tashmë. Por cili është problemi? Gjatë 30 viteve të pavarësisë nuk ka pasur ndërtimin e një lidhjeje midis të dyjave, një ndërlidhje që duhet bërë në një periudhë afatmesme. Gjatë tre viteve të fundit nuk kemi një lidhje midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut që të lidhemi me terminalet e gazit të lëngshëm natyror. Kjo është diçka që do ta bëjmë në një periudhë afatmesme.

Vendi ynë ka nënshkruar tashmë memorandum dhe marrëveshje me Desfa-n që është kompania e cila është përgjegjëse për gazin në Greqi, në mënyrë që të ndërtohet një gazsjellës nga Selaniku në Maqedoninë e Veriut. Në momentin që kjo bëhet, Serbia do lidhet me Maqedoninë e Veriut dhe e njëjta gjë vlen dhe me Shqipërinë. Shqipëria ka potenciale përmes një porti të madh për gaz të lëngshëm natyror gjithashtu dhe për lëndë të tjera të para, por së pari do të duhet të investojmë në projektet tona rrugore dhe hekurudhore me Shqipërinë dhe më pas të ndërtojmë gazsjellësin.

Më pas, gjatë 30 viteve të fundit rrjeti nuk është rindërtuar, sa i takon lidhjes së tensionit të lartë me Malin e zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe po krijon probleme në rrjetin tonë kur ka tepricë të energjisë dhe kjo është diçka që po kështu duhet ta bëjmë në një periudhë afatmesme.

 

Më tej, ndërtimi i fermave të energjisë së erës, natyrisht, është diçka që ne e kemi bërë dhe ua ofrojmë si projekt dhe për Serbinë dhe Shqipërinë. Po flas tashmë edhe me kryeministrin grek për t’u siguruar që nafta krudo të vijë nga Greqia e që termocentrali jonë në Nergotino punon me këtë naftë dhe të vazhdojë të punojë.

 

Një tjetër vend që duhet të jetë këtu është Republika e Bullgarisë, që është në kufi me dy vende të Ballkanit të Hapur. Me kërkesë të bizneseve tona, duhet që të ofrojmë ndërlidhje të pandërprerë përgjatë dimrit. Pra, kemi masa të përditshme kemi dhe masa afatmesme për t’u ndërlidhur me të gjitha vendet në rajon. Këto janë afatmesme dhe gjithashtu objektiva afatgjata për të ndërtuar kapacitete të reja që duhet të jenë rajonale sepse nëse secili prej vendeve tona, në përputhje me financat e veta, konsolidon sistemin energjetik, i vetëm nuk do jetë në gjendje ta bëjë. Kjo është arsyeja pse bashkëpunimi i ndershëm, bashkëpunimi ekonomik do të na lejojë të kemi një sistem energjetik që do të sigurojë energji elektrike në sasi të mjaftueshme, që nuk e kemi aktualisht, dhe energji elektrike me çmime që do të lejojë një ekonomi konkurruese për të gjitha vendet tona dhe do të ofrojmë çmime optimale për qytetarët që t’i paguajnë.

 

Kryeministri Edi Rama: Ishte, në fakt, një pyetje që kërkon një përgjigje sepse e marr me mend se si mund të spekulohet me këtë pastaj në media. Është e vërtetë që Shqipëria gjendet në vigjilje të konfirmimit ose jo të mundësisë për të vënë në shfrytëzim një sasi shumë të madhe nafte dhe gazi të zbuluar në zonën e Shpiragut, pra le të themi në juglindje, por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kemi diskutuar dhe me atë çka mund të bëjmë së bashku me Maqedoninë e Veriut. Kjo sasi e madhe gazi dhe nafte, e zbuluar nga kompania Shell është në procesin e analizës për mundësinë e komercializimit sepse duke qenë në një shtresë të thellë bëhet një analizë e kostove të nxjerrjes mbi sipërfaqe e pastaj të futjes në treg. Ajo që ne kemi diskutuar dhe që është në memorandumin e nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Serbisë ka të bëjë me bashkëpunim në sektorin minerar dhe energjetik, duke pasur parasysh që ne jemi 100% energji e gjelbër, ne bazohemi tërësisht në kapacitet tona hidrike ndërkohë që Serbia bazohet në termo dhe ka nevojë për qymyr. Në kushtet ku krijohet mundësia e shkëmbimit, pra të qymyrit në këmbim të energjisë, kjo mund të jetë zgjidhje shumë më mirë për të dyja palët.

 

Sa i përket gazit, Shqipëria ka sot një mundësi historike për një transformim shumë të rëndësishëm në portin e Vlorës, ku faktikisht, kemi hyrë në fazën e realizimit të një projekti për ta transformuar hyrjen ne atë port në një terminal të gazit të lëngshëm dhe për të krijuar mundësinë që në TEC-in e Vlorës, i cili është një infrastrukturë e ndërtuar për të prodhuar energji termo, pra me naftë, të mund të prodhohet energji elektrike me transformimit përmes hyrjes së terminalit dhe në këtë mënyrë, jemi në bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe me Kosovën për t’i bërë pjesë të këtij projekti. Këtu janë përfshirë një sërë aktorët, që nga Accelery Power tek Ecson, Total dhe presim po ashtu Acqua Power nga Arabia Saudite për të vlerësuar një sërë mundësish investimesh dhe ne jemi në një proces diversifikimi me një plan shumë të qartë për ta kthyer Shqipërinë në Eksportues neto dhe njëkohësisht për të bërë të mundur që gjithë çfarë vjen përpara të mund ta përballojmë vetë, por kjo sigurisht do të kërkojë disa vite, nuk është diçka që mund të bëhet sot.

E fundit që kam, se meqë këtu ndiqem, jam i sigurt, edhe nga audienca në Shqipëri, ka një  keqkuptim që vazhdon me një pjesë të opinionit publik sipas të cilit meqë ne bazohemi në hidro, ne e kemi plotësisht të siguruar energjinë dhe mjafton që të mos e shesim. Është një keqkuptim shumë i madh sepse, së pari, ne nuk e prodhojmë dot, edhe në ditët më të mira tona. Ditët më të mira tonat janë ditët më të këqija të motit, kur ka shumë shi, nuk e prodhojmë dot të tërë energjinë që konsumojmë. Pra, edhe në ditët më të mira, në vitet më të lagështa, ne na duhet të dalim në treg për të importuar energji elektrike.

Së dyti, ne nuk kemi mundësi që të depozitojmë ujin e tepërt kur kemi shumë reshje dhe për këtë arsye, kur nuk ka reshje e sidomos në periudhën e verës, ne varemi shumë nga importi. Duke ndërtuar hidrocentralin e ri, për të cilin jemi në proces, që do jetë dhe depozituesi i një pjese të rëndësishme të sasisë së reshjeve të mbledhura, duke ndërtuar parqet voltaike që i kemi filluar dhe të tjera që kemi në proces, duke integruar edhe gazin e lëngshëm në gjithë këtë strukturë, ne do jemi në kushte shumë më të mira.

Ajo që sot është shumë e qartë është që ne jemi në kushte të vështira, kemi, si të gjithë të tjerët këtu, nevojë të jashtëzakonshme për durim, mbështetje dhe për bashkëpunim.

 

– Zoti President, në fjalimin hyrës sot ju thatë që ideja e lejes së punës do të jetë diçka që do të transformojë, që u deklarua në Ohër, në Tiranë. Tani jemi në shtator, pse është vonë, pse jemi kaq vonë?

Gjithashtu edhe tarifat në këtë sezon turistik nuk kanë qenë të unifikuara. U tha ndoshta se ndoshta nuk u ra dakord nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria për këtë, ndoshta kryeministrat mund të përgjigjen.

Zoti Abazoviç ju thatë se ky takim mund të zhvillohet në Podgoricë. A do të merrni pjesë në këtë takim në cilësinë e Kryeministrit sepse ndërkohë që flasim në fakt kemi lajme nga Podgorica lidhur me qeverinë dhe më faktin që ju jeni ose jo kryeministër?

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç: Faleminderit! Do të doja të flisja shkurtimisht.

Është e vërtetë, pa mbingarkuar aspak askënd me ato çka kanë ndodhur më parë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është më e rëndësishme për pajtimin e gjithë rajonit, pra në Malin e Zi por gjithashtu ka një koncept më të gjerë rajonal. Unë jam kryeministri që marrë vendime të vështira dhe nuk kam ardhur këtu të marr vendime të lehta, dhe jam krenar për këtë. Në 100 ditët e qeverisë ne kemi marrë vendime të vështira dhe nëqoftëse mbetem kryeministër do vazhdoj të marr vendime të vështira dhe natyrisht kjo do të na çojë drejt kësaj që kemi sot.

Ajo çfarë kemi sot, është që po ndryshojmë këndvështrimin përkundrejt asaj çfarë ka qenë. Nëqoftëse marrëveshja e shumicës është për mua që të vazhdoj të jem kryeministër, mirë, por edhe nëse jo, vizioni im, politika ime do të konfirmohet në një tjetër pozicion, por edhe nga opozita nëse kjo është e nevojshme.

Megjithatë ka gjëra që janë hedhur si themele të cilat do të arrihen, dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jemi krenar. Është diçka që do tua lëmë trashëgimi të tjerëve për ta përdorur dhe në fakt jemi ne që kemi dhënë kontribut për këtë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç: Duke folur për pyetjen tuaj, është e rëndësishme të thuhet se Shqipëria dhe Serbia kanë miratuar të gjitha dokumentet për lejet e punës dhe për ngritjen e tregut të përbashkët, sepse pa lejet e punës nuk do të kishte një treg pune të përbashkët. Maqedonia sigurisht ka përmbushur të gjitha kriteret teknike, por ajo çfarë mbetet është vendimi nga parlamenti maqedonas dhe besoj se në ditët dhe në javët që do të vijnë kjo do të bëhet.

Kjo është diçka e cila duhet bërë nga të gjitha vendet në mënyrë që të ecim para më këtë gjë. Mendoj që fjala e duhur është për të thënë që ky është një gur themeli, një gur themeli për të gjitha gjërat e mëdha në të ardhmen dhe krahasuar më të, të gjitha gjërat ë tjera do të jenë pakrahasueshmërisht të lehta duke nisur me kartat e identitetit dhe gjithçka tjetër.

Megjithatë me lini t’ju them, ashtu siç tha Dritani, diçka që është më optimiste. Ka njerëz të cilët janë humbës dhe janë gjithnjë të lumtur, janë gjithnjë të kënaqur sepse kur humbasin 1-0 shohin diçka të mirë. Thonë që herën tjetër do të jenë më mirë, në fakt edhe herën tjetër humbin po kështu, por prapë thonë do të jenë më mirë kur të dalim barazim, dhe janë më të lumturit në botë. Ne nuk jemi, prandaj e them, ne jemi të lumtur vetëm kur fitojmë, vetëm kur fitojmë bindshëm, kur bëjmë gjëra të mira, kur i përshpejtojmë ato dhe duam të bëjmë më shumë. Ndonjëherë nuk mundesh dhe nuk është e lehtë të koordinosh tre vende dhe nuk është e lehtë të koordinosh të gjitha vendimet. Sidoqoftë në momentin që këto vendime merren përbëjnë një hap të jashtëzakonshëm përpara. Unë besoj dhe besoj e keni parë që ne po zgjerojmë pikën e kalimit kufitar të Preshevës duke kuptuar rëndësinë e saj në të ardhmen, ajo do të jetë gjithmonë e më shumë e rëndësishme dhe më duhet të them që kam një bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin Kovacevski dhe kryeministrin Rama dhe besoj që në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë dhe më i mirë.

Duke folur për Malin e Zi dua të them një faleminderit të madh Dritan Abazoviçit sepse është detyrim për mua si president i Serbisë. Faleminderit shumë për këtë pakt. E di që kjo nuk do ta ndihmojë atë në Malin e Zi, krejt e kundërta, por dua ta falënderoj që pati kurajën të merrte disa vendime të vështira sepse pas nesh do të matën vetëm rezultatet, do të maten ajo çka kemi ndërtuar, çka kemi bërë për të mirën e njerëzve tanë, të qytetarëve tanë. Në 100 ditët e qeverisjes së zotit Abazoviç ai mund të thotë shumë më tepër krahasuar me ato çka paraardhësit kanë bërë për një dekadë, kështu që uroj më të mirën.

Këtu në Serbi do përpiqemi të lëmë veprat mbrapa. Natyrisht është ideale dhe nuk është e lehtë, megjithatë askush s’besoj se ka pritur te jetë e lehtë  dhe natyrisht nëqoftëse ju nga RTS-ja jeni të interesuar për përshpejtimin e progresit se e pashë që në fillim që ishit shumë kritikë duke folur për konceptin politik dhe ekonomik të Ballkanit të Hapur dhe jam shumë i lumtur se tashmë jeni të prirur që ta shihni këtë të ecë më shpejt. Do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur që këto projekte të përmirësohen me hapa shumë të mëdha. Ky është në fakt një përparim shumë i madh për ju dhe dua t’ju përgëzoj.

Natyrisht dua të përshëndes të gjithë miqtë, jemi vonë për drekën, kuptohet kemi verë të mirë dhe dreka duhet të kishte nisur më shumë se 40 minuta përpara.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: Kam parë pak kryeministra që kanë ndenjur në detyrë më shumë pasi kanë ikur nga detyra dhe kam përshtypjen se kjo do të jetë edhe për Dritanin e njëjta gjë. Ai do ta thyejë këtë rekord dhe jam i sigurt që do ta bëjë një gjë të tillë. Sa më shumë do të kalojë koha, aq më shumë njerëzve do tu vijë keq që e kanë larguar sepse mund të ishte larguar shumë më shpejt nëqoftëse do të ishte mbajtur. Ky solidaritet shqiptar ishte shumë i madh, mos ji xheloz. Faleminderit!

 

Previous Samiti për Ballkanin e Hapur, Beograd/ Ballkani është për Evropën, po kaq i rëndësishëm sa ç‘është Europa për Ballkanin

Leave Your Comment