Konferencë për mediat me përditësimet mbi situatën e gripit të shpendëve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferencë për mediat me përditësimet mbi situatën e gripit të shpendëve

Në shumë vënde të BE, si Franca, Gjermania, Polonia, Hungaria, Zvicra, Spanje, Italia, Greqia janë konfirmuar raste të pranisë së Influencës aviare në shpende të egër dhe ne stabilimente të rritjes së shpendëve. Kjo është një sëmundje e cila sot ka prekur të gjithë kontinentin europian dhe rregullat që po ndiqen në Shqipëri janë conform procedurave të Bashkimit Europian. Aktualisht prekshmerine me te madhe e ka Franca ku jane prekur 540 stabilimente dhe kane ngordhur dhe eleminuar 72.000.000 shpende.
Procedurat rregullatore te BE per masat mbrojtëse kunder semundjes se influences aviare jane vendosur edhe ne vendin tone (sic jane zona e mbrojtjes dhe e mbikqyrjes 3 dhe 10 km.), Sëmundja e influences aviare eshte listuar ne 7 semundjet kryesore emergjente në BE. Kjo sëmundje konsiderohet si semundje ndërkufitare ku janë të përcaktuar masat që duhet merren si në kuadrin ligjor të BE ashtu dhe në aktet tona ligjore.

Dua të sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnje rast nga studimet e bera që sëmundja mund te transmetohet nga konsumimi I nenproduktet e shpendeve.
AKU eshte në terren në secilin subjekt tregtues mishi dhe po kontrollon cdo produkt për të garantuar sigurinë ushqimore.

Aktualisht zonat në karentine janë:
Durres, perimetri me rreze 10 km në qarkun Durrës me qender ne fshatin Rrashbull.
Diber, perimetri me rreze 10 km në qarkun Dibër me qender ne fshatin Rrethkal(rasti pozitiv ne shpend oborri).
Korce, perimetri me rreze 10 km në qarkun Korcë me qender ne fshatin prespe te vogel(rasti pozitv I pelikanit kacurrel).
Deri tani jane raportuar te ngordhura 358 mijë e 520 shpendë nga të cilat. Vetëm ditën e djeshme janë groposur pothuajs 39 mijë shpendë. Është e rëndësishme të kuptojmë që proceset janë dinamike dhe këto shifra ndryshojnë me orë.

Me identifikimin e vatrës së re, sipas planit të kontigjencës dhe legjislacionit në fuqi, do të shtojmë masat. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja që do të marrim dhe do ju lajmërojmë.
Lidhur me sinjalizimet që kemi marr dhe nga media, është aktivizuar shërbimi veterinar, I cili në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë marr masat për ndalim të tregtimit në kushte të pa miratuara.
Gjej rastin të falenderoj mediat për sinjalizmet dhe ftojmë cdo shtetas që nëse has në tregti të pakontrolluar të produkteve të mishit ti drejtohet numrin jeshil 0800 33 66.

Previous Rritet bashkëpunimi ekonomik Shqipëri- Mbretëri e Arabisë Saudite, ftohen sipërmarrjet saudite të investojnë në vend.

Leave Your Comment