Konkurs idesh për Logon Kombëtare të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konkurs idesh për Logon Kombëtare të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

KONKURS IDESH PËR LOGON KOMBËTARE TË 80-VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së Republikës së Shqipërisë do të zhvillojë konkursin e ideve për realizimin e “Logos”, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese, përgjatë kremtimit të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

DETYRA E PROJEKTIMIT DHE SYNIMI I REALIZIMIT

Synimi i realizimit të kësaj “Logo”, në kremtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë. Logoja për 80-vjetorin e Çlirimit, do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.

DATA E FUNDIT E APLIKIMEVE
22.03.2024

KUSHTET E PJESËMARRJES NË KONKURS

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë studentë, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore. Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të dorëzojë punimin dhe dokumentacionin e aplikimit:
• Me ngjyra, i printuar dhe të dorëzohet te Zyra e Protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe
• Në formë elektronike te adresa elektronike kultura@meki.gov.al (Logo duhet të paraqitet në sfond të bardhë, të zi dhe me ngjyrë, si dhe të dorëzohet në formatet Eps, Pdf, Jpg, Png).
Dokumentacioni i Aplikimit:
• Kartë identiteti (jpg/pdf)
• CV (word/pdf)

Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit.
Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.

Punimi i Logos, së 80-Vjetorit te Çlirimit, duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike.

Mungesa e një, ose më shumë dokumenteve të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.
Për çdo projekt i cili nuk do të shpallet fitues, sqarojmë se asnjë prej tyre nuk do të publikohet apo përdoret nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Çdo punim do të ruhet me kujdes dhe respekt për të drejtat e autorit.

ORGANIZIMI I KONKURSIT

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të realizojë të gjithë procesin e realizimit të konkursit për përzgjedhjen e Logos Fituese.
Vlerësimi artistik i Çmimit Fitues është 300.000 (treqind mijë) lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Previous Përurohet shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, Manastirliu: Këtë vit hapim 40 kantiere të reja