Konsultim publik me grupet e interesit për projektligjin e lojërave të fatit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konsultim publik me grupet e interesit për projektligjin e lojërave të fatit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi sot një takim të zgjeruar me grupet e interesit, në kuadër të procesit të konsultimit publik të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Procesi i konsultimit publik ka nisur me publikimin e projektligjit në portalin e Konsultimit Publik që në fillim të muajit prill dhe do të vijojë me diskutimet në tryeza me aktorë të ndryshëm dhe përfaqësues të grupeve të interesit.

Takimi u drejtua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve sportive në vend dhe organizata të ndryshme sportive.

Nga ana e zv.ministres së Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero u bë një prezantim i ndryshimeve ligjore që MFE ka propozuar në projektligjin e lojërave të fatit dhe më pas takimi vijoi me marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve nga të pranishmit lidhur me këto ndryshime.

Nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u ritheksua fakti se qëllimi kryesor i projektligjit të propozuar është rikthimi i kategorisë së Basteve Sportive vetëm në formën Online dhe formalizimi i tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive.

Po ashtu, një tjetër qëllim është garantimi i të ardhurave të mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive online në mbështetjen direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit.

Në përfundim të takimit u dakordësua që përfaqësuesit e grupeve të interesit të adresojnë zyrtarisht pranë MFE sugjerimet dhe komentet e tyre lidhur me projektligjin.

Previous “Shqipëria kontribuon edhe në sigurinë e Europës”, Çuçi: Dikur vetëm shkëmbenim informacion, sot drejtojmë skuadra të përbashkëta hetimore ndërkombëtare