Korçë: Ndeshjet e fundit në nivel qarku për disiplinën e basketbollit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Korçë: Ndeshjet e fundit në nivel qarku për disiplinën e basketbollit

Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e fundit në nivel qarku për vajza dhe djem në disiplinën e basketbollit midis shkollave të mesme.  Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ishte e pranishme në ndeshjen e shkollave të mesme për vajza e cila u zhvillua mes “Raqi Qirinxhi”, Korçë – “Muharrem Çollaku”, Pogradec me fitoren e shkollës “Raqi Qirinxhi”, Korçë, dhe në atë për djem që u zhvillua mes shkollave “Themistokli Gërmenji”, Korçë – “Muharrem Çollaku”, Pogradec me fitoren e shkollës “Muharrem Çollaku”, Pogradec. Ministrja dekoroi me medalje anëtarët e skuadrave fituese, si edhe u dhuroi atyre kupat e fitores së merituar. Kujtojmë që ekipet sportive e krijuara në kuadër të këtij projekti që ka përfshirë rreth 10000 fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, janë stërvitur 3 herë në javë rregullisht nga trajnerë profesionistë, si edhe janë pajisur në muajin dhjetor 2022 me bazën e nevojshme materiale falas nga qeveria shqiptare për të siguruar mbarëvajtjen e programit.
Pas një muaji intesiv me ndeshje në disiplinën e volejbollit dhe basketbollit, për vajza dhe djem të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, përgjatë muajit maj do të zhvillohen ndeshjet midis skuadrave përfaqësuese të 12 qarqeve.
Previous Korçë, finalja e garës ndërkombëtare për hartuesin e projektit të Stadiumit “Skënderbeu” si një destinacion i ri zhvillimi ekonomie, biznesi dhe argëtimi