Kore e Jugut, Ministri Hasani: Shqipëria paraqet një potencial të shkëlqyer për investitorët e huaj - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kore e Jugut, Ministri Hasani: Shqipëria paraqet një potencial të shkëlqyer për investitorët e huaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me Zëvendës Presidentin e Çështjeve Ndërkombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare të Tregtisë së Koresë, Gi-Hyun Kim.

Ministri Hasani theksoi se Shqipëria paraqet një potencial shkëlqyer, të pashfrytëzuar ende për investitorët e huaj në fusha të ndryshme të tregtisë dhe jo vetëm.

Kryediplomati shqiptar theksoi angazhimin e palës shqiptare për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe për biznesin, duke shfrytëzuar vendndodhjen strategjike të vendit tonë dhe perspektivën e BE-së për akses më të mirë në tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani dhe zv/ Presidenti Gi-Hyun Kim diskutuan bashkëpunim në sektorë prioritarë si: teknologjia e informacionit dhe komunikimit, energjia, turizmi, arsimi, inovacioni, bujqësia, tregtia dhe shkëmbimet kulturore, duke vlerësuar arritjet dhe zhvillimin e Republikës së Koresë në fushën e teknologjisë.

Previous Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike