Në postimin e tij të fundit, Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga Korpusi Spitalor i Kukesit që po shkon drejt fundit duke ofruar një strukturë moderne të shërbimit shëndetësor.
Struktura moderne do të përfshijë Urgjencën e re, Maternitetin, Pediatrinë, Kirurgjinë e shërbimin e laboratorit, duke e rikthyer në një tjetër projekt të rëndësishëm për qarkun verilindor.