Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, mori pjesë në takimin në Bruksel të Këshillit Europian të Rajoneve ku u formua Komiteti i Përbashkët Konsultativ mes BE dhe Shqipërisë.
Bashkë me Ministrin Mazniku, në këtë vizitë morën pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako dhe kryetari i Bashkisë së Kavajsë, Fisnik Ismaili.
Bashkëpunimi me Bashkimin Europian në këtë Komitet është i rëndësishëm duke qenë se rreth 70% e lëgjislacionit europian (acquis communitaire) do të zbatohet në nivel vendor.
Ministri Mazniku theksoi në këtë mbledhje rëndësinë që bashkitë kanë për të patur një adminsitratë të aftë dhe të trajnuar në mënyrë që të zbatojnë reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian dhe të mund të përftojnë më shumë fonde nga programet e BE.
Po ashtu, miratimi i Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh nga Parlamenti Europian së fundmi, do të jetë instrument shumë i nevojshëm dhe ndihmues për zhvillimin e zonave lokale.