Krijohet Regjistri Unik i Adresave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Krijohet Regjistri Unik i Adresave

Prononcimi për media i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, pas mbledhjes së qeverisë – VIDEO

Ministri Balla: Mirëdita, një prej Vendimeve të Këshillit të Ministrave të sotëm ka të bëj me disa ndryshime të rëndësishme për ligjin në sistemin e adresave në RSH. Bëhet fjalë për krijimin më në fundit, të një Regjistri Unik të adresave në RSH. Pas miratimit të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore që do të shoqërojnë këtë paketë, do të kemi një Regjistër Unik, tek i cili do të referohen të gjitha institucionet. Nëse deri më tani kemi pasur regjistra adresash nga institucione të ndryshme një te Kadastra, një te Bashkia, një tjetër tek OSHE-ja apo të tjerë, sot do të kemi një regjistër unik në patronitetin e Ministrisë së Brendshme dhe po ashtu çdo banesë, çdo biznes, çdo ndërtesë në RSH do të ketë një kod unik i pa replikueshëm bashki të ndryshme, pra në të gjitha banesat në RSH do të kenë kodin e tyre unik.

Kjo na mundëson që t’i japim zgjidhje përfundimtare problematikave që lidhen pikë së pari me ofrimin e shërbimeve të duhura tek qytetarët. E dyta ka të bëjë me lehtësimin e mbërritjes në adresë, jo vetëm të shërbimit postar, por mbi të gjitha edhe për sa i përket turistëve. Pra është vënë re ndër vitet e fundit se një nga problematikat që kanë ngritur turistët që kanë vizituar Shqipërinë, të cilët janë të mirëseardhur dhe këtë vit do të kemi një shifër tjetër historike.

Ne mundësojmë që përmes këtij kodi unik të banesës, të hotelit, të një apartamenti që jepet në ‘Airbnb’ për shembull të jetë lehtësisht i arritshëm dhe do të ftoja në fakt të gjithë qytetarët që ta frekuentojnë që tani, edhe pse do të kemi një interface të re në javët dhe muajt në vijim adresari.mb.gov.al është një mundësi e duhur për çdo qytetar që ka një problematik për të gjetur një adresë të caktuar në të gjithë territorin e RSH dhe mendojë që kjo mundësi do të përmirësohet edhe me rregullimet që e ftoj Kuvendin që t’i miratojë sa më shpejtë në mënyrë që të na japi mundësin që të vijojmë ta përmirësojmë këtë sistem, për të pasur një prej, nëse para disa vitesh ishim një prej vendeve në Ballkan me problematikën më të madhe të këtij sistemi, edhe në këtë sektor ta bëjmë Shqipërinë nga vendet e Ballkanit një sistemi modern adresash.

Pra, e kujtoj edhe njëherë çdo familje shqiptare apartamentin apo banesën e vetë do ta ketë me një kod unik, i cili të drejton menjëherë sapo vendos kodin. Ne do të punojmë në fillimi me Google dhe pastaj me të gjitha kompanitë e tjera botërore për të aksesuar menjëherë kodin unik dhe përmes këtij kodi unik për t’u drejtuar në banesën apo ndërtesën apo hotelin kudo ku një qytetar shqiptar apo i huaj do të shkojë përmes makinës apo në mënyra të tjera. Kështu që besoj që është një arritje e rëndësishme. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar me intensitet në këto muaj dhe javë së bashku për të arritur në këtë moment do ta quaja të rëndësishëm sa i përket këtij shërbimi të rëndësishëm publik.

Pyetje: Z. Balla një i shumë kërkuar nga SPAK për një çështje mashtrimi është ekstraduar nga Dubai. A ka filluar zbatimi i marrëveshjes së ekstradimit me Dubain?

Ministri Balla: Faleminderit Ambrozia, ju e keni parë që prej disa muajsh kemi filluar një bashkëpunim intensiv me INTEROPL-in kryesisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, kundër trafikut të narkotike dhe një fokus i rri në gjetjen, identifikimin e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Keni parë që e kemi mbyllur vitin 2023 në ditët e fundit të vitit 2023 me një ekstradim nga Maroku për një person i dyshuar për një ngjarje të rëndë kriminale, një vend që nuk kishim një marrëveshje ekstradimi.

E vërteta është që kemi një numër të reduktuar marrëveshjes ekstradimi dhe po punojmë intensivisht me Ministrinë e Drejtësisë për të hapur këto shtigje të reja komunikimi me vende që nuk kemi marrëveshje. Por në fakt instrumentet e vendosur në dispozicion nga INTERPOL-i na bëjnë që edhe me vende sikurse Emiratet e Bashkuara një vend mik, një vend partner i rëndësishëm, të përdorim dhe metoda të tjera që unë do ta quaja sikurse e kanë komunikuar në komunikimin shkresor që kemi pasur me autoritetet e Emiratet e Bashkuara, ekstradim i thjeshtuar. Ekstradimi i thjeshtuar  ka të bëjë me një metodë që ka në vetvete një komunikim mes NTERPOL Tiranës dhe INTERPOL Abu Dhabit dhe bëhet fjalë për një deportim, pala e Emirateve të Bashkuar e sjellë deri në aeroportin e Dubait dhe nga ai moment dhe më pas përmes avionit dorëzohet në aeroportin e Rinasit. Nuk hezitoj ta quaj arritje të rëndësishme të Policisë së Shtetit dhe të Interpol Tiranës sa kohë që gjithmonë ky vend ishte konsideruar si oaz  ku personat me problematikë të theksuar kriminale, të kërkuar me qiri nga drejtësia shqiptare, e kishin gjetur si mundësi për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare.

Besoj që rasti i sotëm i jep fund konsiderimit edhe të këtij vendi si një oaz i fshehur për t’iu shmangur drejtësisë. Në këtë mënyrë i japim fund një kulture pandëshkueshmërie, e cila do vazhdojë të intensifikohet. Dua të ndaj me ju informacionin që pas rreth një muaji, pasi jemi duke negociuar dokumentet përkatëse, do të jem zyrtarisht në EBA bashkë me drejtues të Policisë së Shtetit dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese për të çuar më tej negocimin e një marrëveshje në fushën e ekstradimeve, për ta çuar para pra këtë hap të rëndësishëm që kemi hedhur sot.

Pyetje: Ju në fakt e quajtët arritje tuajën, por a ka qenë arritje e policisë dhe Interpol dhe institucioneve tuaja, apo ka kërkuar vetë i shumë-kërkuari të ekstradohet, sepse në bazë të një dokumenti ai është vetëdorëzuar?

Ministri Balla: E para flasim për një vend ku mundësia për t’iu fshehur institucioneve policore, një prej objektivave  të mia në krye të Ministrisë së Brendshme është që për personat në kërkim koha e gjetjes së tyre të jetë shumë e shkurtër. Në vendin që flasim, koha e identifikimit të një personi zgjat nga 3 deri në 5 orë për të gjetur një person në kërkim. Në fakt EBA është një vend për të marrë shumë eksperienca, dhe mund të ndaj me ju që po negociojmë me EBA një marrëveshje në fushën e financimit në Shqipëri të një sistemi monitorimi me kamera dhe radarë të rrugëve të qyteteve kryesisht për të mundësuar pakësimin e numrit të punonjësve të policisë në rrugë, dhe për të rritur nivelin e sigurisë dhe monitorimit. Në këtë aspekt, ajo që dua t’ju them është, se, nga autoritetet e këtij vendi partner, të cilin ne i kemi dorëzuar një listë me personat që kërkohen nga drejtësia. Jemi në komunikim të përditshëm edhe për raste të tjera. Për rastin në fjalë na është komunikuar që personi do të ekstradohet në mënyrë të thjeshtuar në datën dhe orën përkatëse. Besoj, në momentin që po flasim, avioni përkatës duhet të ketë mbërritur.

Pyetje: Pra nuk ka qenë një arritje e juaja, ka kërkuar vetë personi të ekstradohet, përmes avokatit të tij, të vijë në Shqipëri dhe të përgjigjet para autoriteteve shqiptare. Kanë dalë dokumente ku përmes avokatit të tij, ai kërkon t’i hiqet masa e kërkimit ndërkombëtar që të vijë t’i përgjigjet drejtësisë në Shqipëri.

Ministri Balla: E para që po ju them, këtë shprehje e kam dëgjuar shpesh; pasi personat kapen, thonë: kam dashur të kapem vetë! Personi është në kërkim ndërkombëtar. Unë e lexova fjalë për fjalë dokumentin zyrtar dhe po e citoj: personi që është në kërkim nga ana juaj, do të ekstradohet në mënyrë të thjeshtë në datën kaq e orën aq. Dhe këtu mbaron çdo pretendim tjetër.

Pyetje: Vëllai i një drejtori të rëndësishëm në Shkodër, është bërë objekt i një atentati, ndaj tij janë derdhur 80 plumba. Disa ditë më parë, në Lezhë, ka pasur një tjetër atentat ku ka qenë i përfshirë një zyrtar lokal i asaj zone. Në qarkun e Lezhës janë 4 vrasje të pazbardhura, vetëm në muajt e fundit. A ka marrë krimi një revansh në vend?

Ministri Balla: Unë nuk e di ku e shikoni ju revanshin. Unë di të them që ka një revansh të shtetit, të të gjitha agjencive ligjzbatuese kundër krimit të organizuar në vend. Kjo është një prej sfidave më të rëndësishme, meqë po flisnim për Interpolin, fakti që në 7 muajt e fundit, kemi një shifër historike të identifikimit, gjetjes dhe ekstradimit të personave me rrezikshmëri të lartë; dua të ndaj me ju faktin që javën e kaluar kemi arritur të ekstradojmë nga Kosova një prej personazheve më të njohur të krimit të organizuar në Shqipëri. I akuzuar për vepra të rënda, përfshirë këtu trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Dje pasdite kam pasur një telefonatë shumë efikase me Ministrin e Brendshëm të Spanjës mbi problematika që lidhen me luftën e përbashkët kundër grupeve kriminale që veprojnë mes Spanjës dhe Shqipërisë. Shumë shpejt do të firmosim edhe me ta një memorandum bashkëpunimi për të krijuar njësi të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit.

Në rastin e Lezhës, gjithë ngjarja është zbardhur, më vjen keq nuk e keni informacionin. Ngjarja që ju përmendët është zbardhur dhe personat do të përballen me drejtësinë. Kam shumë besim për gjithë ekipin që po drejton hetimet në Shkodër. Unë nuk kam thënë asnjëherë që në Shqipëri nuk do të ketë plagosje, apo edhe, largqoftë, ngjarje kriminale me humbje jete! Por e rëndësishme është që në Shqipëri, Policia e Shtetit e ka rritur ndjeshëm fuqinë e saj zbuluese për t’u shkuar në fund ngjarjeve kriminale, jo vetëm të reja, por, edhe të vjetra.

Pyetje: Çfarë po bën qeveria, mazhoranca për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese; janë 2 vendime të paktën, të cilat kanë kaluar afatet e zbatimit?

Ministri Balla: Mos harroni që unë nuk jam më kryetar i grupit parlamentar të shumicës në kuvend. Kjo është një pyetje që i takon kolegëve të kuvendit. Por, kuvendi asnjëherë nuk ka shkelur afate, nuk është e vërtetë kjo. Duhet të mos harroni që kuvendi ka institucionet përkatëse përmes së cilëve i adreson vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj që duhet të jetë këshilli i legjislacionit ai që duhet të mblidhet për ta adresuar. Edhe rastin i komisioneve parlamentare, e patë që e gjithë zhurma e opozitës në kuvend, për çështjen e komisioneve hetimore ishte një furtunë në gotë, sepse e vërteta është që ishte ligji për komisionet hetimore, i miratuar nga shumica, i cili adresoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që i dha zgjidhje.

Previous Ministri Mete takon të Ngarkuarin me Punë të SHBA z. Wisner, diskutohet finalizimi i marrëveshjes së re të asistencës për Shqipërinë