Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, cili do të zhvillohet në Bruksel në 16-17 dhjetor me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.
Kryeministri Rama do të pritet në Europa Building së bashku me kryesuesit e tjerë të delegacioneve për të marrë pjesë ditën e mërkurë në seancën plenare: “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.
Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa, BE-ja do të riafirmojë angazhimin e plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe përparimin e arritur në procesin e zgjerimit, të reflektuar në raportin më të fundit të Komisionit.
Në fund të samitit do të publikohet deklarata e samitit BE-Ballkani Perëndimor.