Kryeministri Edi Rama në Bergamo, Itali, në intervistë për Drejtorin e SkyTg 24, Giuseppe De Bellis - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama në Bergamo, Itali, në intervistë për Drejtorin e SkyTg 24, Giuseppe De Bellis

– Kemi mbërritur tashmë në fund të këtyre punimeve të dy ditë e gjysmë pothuajse dhe do doja këtu të ftoja, krah meje, kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama.

Mirëserdhët zoti kryeministër. Kemi fatin, sikundër e dini të gjithë, që kryeministri flet italisht. Pyetja e parë në të vërtetë nuk ju drejtohet si një njeri politik, por si një njeri i kulturës dhe çështja që kultura do të shpëtojë botën apo jo, në këndvështrimin tuaj.

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që kultura është aty për të shpëtuar shpirtin, për të shpëtuar shpirtrat dhe duke menduar se çfarë mund të thoja mbi këtë çështje, në një kontekst tejet të vështirë lufte, konflikti, të një mungese të sigurisë dhe deri aty sa arrijmë deri të spektrit të përdorimit të bombave bërthamore. Atëherë i shtrova pyetjen vetes nëse do të ishte më interesante për audiencën, për të pranishmit sesi ne, kur ishim të vegjël, kur ishim fëmijë, ëndërronim të shkonim në Vlorë gjatë verës dhe nuk ishte arsyeja kryesore deti por ishte televizioni italian. Pra, nuk e di nëse ju mund ta imagjinoni se si, në një verë tejet të nxehtë, në një dhomë gjatë ditës të mbushur plot fëmijë që nuk shkojnë në det për tu larë por rrinë përpara ekranit të televizionit sepse mund të arrihej të kapej sinjali i televizionit italian falë kohës së mirë. Ndërsa, në Tiranë kjo ishte e pamundur sepse kishim zhurmuesit dhe për mua kjo ishte e veçantë sepse në Vlorë kisha shtëpinë e gjyshes time, ku në një korridor disi të errët ishte një bibliotekë ku ndodheshin të gjitha librat Tascabili Bompiani dhe aty mund të lexoja të gjithë ata autorë që ishin të ndaluar në atë kohë sepse në Shqipërinë gjatë së cilës unë jam rritur bota nuk ekzistonte, kultura ishte armiku numër 1 i regjimit, në kuptimin që kultura europiane, kultura botërore në Shqipëri, në atë Shqipëri në të cilën kam jetuar unë, pranohej vetëm ajo që prodhohej nga kultura vendase apo nga kultura e ashtuquajtur popullore apo nga kultura e proletariatit.

Sikundër pata rastin të flisja mbrëmë me kryetarin e bashkisë për këtë rast të veçantë në gjirin e Europës, ku vendi ynë ishte i izoluar krejtësisht nga dy brigjet. Ne ishim të izoluar jo vetëm nga armiqtë e Perëndimit por edhe ato të Bashkimit Sovjetik.

Kanë qenë këto dy çështje apo dy gjëra që kanë rrënjosur apo përcaktuar edhe izolimin tonë. Pikë së pari, ishte deklarata se “Zoti ishte i paligjshëm në Shqipëri”. Pra, nuk mund të hynte, duhet të qëndronte jashtë dhe për këtë arsye u shkatërruan rreth 2550 tempuj, kisha, manastire, xhami, edhe pse tek xhamitë apo institucionet e tjera apo komunitetet e tjera janë sulmuar, gjithsesi, komuniteti katolik ishte komuniteti më i goditur sepse përfaqësonte kulturën perëndimore.

Më pas, kemi patur edhe sulmin ndaj artit të shekullit XX. Çdo gjë ishte e ndaluar. Ne nuk mund të kishim akses në libra, në muzikë, në çfarëdolloj tjetër forme të shprehjes së artit dhe kulturës të shekullit XX. Më tej, unë besoj se në qoftë se nuk do të ishte kjo ide e ekzistencës së kësaj kulture, që për ne ishte e pamundur të kishim akses, nuk do kishte qenë e mundur që të ndodhte ajo që ndodhi; që rezolucioni ynë anti-komunist dhe lëvizja kundër regjimit nisi pikërisht nga librat e artit, pra, duke shfletuar librat e artit sepse historia e artit në Akademinë e Arteve ndalej tek neo-realizmi francez me Gustave Courbet dhe ajo çka për ne ishte e aksesueshme deri në vitet ’80 ishte një pikturë e madhe e Gustav dhe pastaj kishim një profesor që na tregonte se si gjërat kishin shkuar keq, se si kishin degjeneruar artistë, nga borgjezë të vegjël sikurse impresionistë deri tek psikopatët si Van Gogh. Pra, nuk kishte imazhe, nuk kishte fotografi, nuk kishte pamje dhe kur e gjithë bota komuniste u rrëzua, për ne nuk ishte shumë domethënëse sepse ishte një botë së cilës në nuk i përkisnim, nuk kishim asnjë lidhje me të.

Megjithatë, lëvizja jonë nisi pikërisht me Akademinë e Artet, duke shfletuar librat e ndaluar, duke shfletuar dhe duke u hapur nga historisë së ndaluar. Aty u hap apo u vu re çarja e parë në murin e regjimit.

 

– Tashmë, çfarë përfaqëson Shqipëria?

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria tashmë është një Itali në rrëmujë, e rrëmujshme.

 

– Pra, është e vështirë në Shqipëri të bësh Kongrese për të vendosur se nga ana e cilit je?

Kryeministri Edi Rama: Por gjithsesi, politika italiane influencon në të. Faktikisht, kur ne nisëm të ushtronim demokracinë, kjo nuk arrihej me sukses sepse ne kemi jetuar në një epokë ku nuk ekzistonte tjetri. Pra, ideja e tjetrit nuk ekzistonte, ekzistonim vetëm ne dhe përballë nesh ishte armiku.

Pra, në qoftë se ti përpiqeshe të studioje tjetrin, përballeshe me armikun. Përtej kësaj, ne shkonim shumë larg. Magjia e revolucionit kulturor kinez, duke patur parasysh faktin se ne ishim te lidhur me periudhën dhe regjimin e Mao Ce Dun, ne ishim të përfshirë nga revolucioni kulturor kinez dhe kjo gjë ishte kaq e rrënjosur tek ne saqë flokët, si gratë dhe vajzat duhet t’i kishin të prerë në një mënyrë të caktuar sepse vajzat, për shembull, nuk mund të mbanim flokët të shkurtër, meshkujt nuk mund të mbanin flokët e gjatë, pantallonat duhet të ishin 26 centimetra të gjëra sepse po të ishim më të gjëra, atëherë ishte një problem sepse përpiqeshin të ngjasonin me Beatles-at, po të ishin më të ngushta përpiqeshin të ngjasonin me Jugosllavët. Gjithashtu, edhe mbajtja e mjekrës ishte e ndaluar në Shqipëri.

Nuk është kjo një barsaletë, një anektodë, por në Shqipëri vinin rreth më pak se 5mijë turistë në vit dhe ato më pak se 5 mijë turistë ishin turistë që vinin nga bota e lëvizjes marksiste-leniniste. Pra, për ne komunistët italianë nuk frekuentoheshin, nuk hynte në numeralitet dhe këta turistë duhet nëse kishin pra flokë të gjatë apo nëse kishin mjekër duhet të kalonin më përpara tek parukieri i aeroportit, tek berberi për të prerë flokët. Pra, këtu ky është absurditeti, por më tej kur hymë në periudhën e tranzicionit demokratik dhe filluam të kishim opozitë e kishim të vështirë të ushtronim demokraci. Edhe sot e kemi të vështirë sepse të bësh dallimin mes armikut dhe opozitarit, pra atij që është në pozicion sepse gjithsesi mbettë një raport le të themi mes armiqsh. Në Itali ishte ekzemplare me demokristianët, me gjithë forcat e tjera, por gjithsesi Italia pak nga pak arriti të behet si e jona edhe në Amerikë apo në Angli dhe tashmë ndodhemi në një “club” ku të gjithë janë të çmendur se në politikë janë pothuaj të gjithë kështu. Nuk po them përsa i përket pikëpamjes konfliktuale apo ekstremizmit verbal, por pikërisht sepse mediat sociale kanë luajtur rolin e tyre. Gjithsesi ne po përjetojmë apo jetojmë në një botë ku shikon këto tempuj të bukurisë dhe të pasurisë së jashtëzakonshme kulturore atëherë ne themi ‘pse duhet të jetojmë në një vend të tillë, në një epokë të tillë dhe ne besojmë që është e rëndësishme për ekonominë tonë, për mirëqenien tonë, por sot në mëngjes këtu kur kemi vizituar Bergamon çdo pik e çdo vendi është i jashtëzakonshëm dhe atëherë dhe atëherë pse kjo lëvizje e pazakontë e gjerave të padobishme drejt një konsumizmi të shfrenuar drejt gjërave që janë vërtetë të padobishme dhe sipërfaqësore që janë duke shkatërruar psikologjikisht njerëzit sepse nuk po ia dalin dot që të arrijnë paqen brenda tyre dhe që edhe pse jetojnë në mes të këtyre thesareve kulturore.

 

–  Për t’ju rikthyer periudhës së dy viteve më parë. Me të njëjtën fjali ju thatë që ka vende të pasura që i kanë kthyer shpinën vendeve të tjera të pasura. Ne nuk jemi një vend i pasur por juve gjithsesi dërguat 30 mjek dhe infermierë në periudhën më të vështirë për ne gjatë pandemisë. 

Kryeministri Edi Rama: Ishte një situatë tejet e veçantë. Ne kemi jetuar, kemi përjetuar atë moment, atë periudhë në një mënyrë me shumë ankth sepse para së gjithash duke dëgjuar dhe ambasadorin pak më përpara që foli për pandeminë në Europë, ne kemi qenë lënë jashtë Europës në fazën e parë kur BE vendosi që të shpërndante vaksinat e para dhe nuk na dhanë asnjë dozë, as nevez as vendeve të tjera të Ballkanit. Por BE dhe të paktën në atë që unë di i vetmi realitet gjeopolitik që përfaqësohet nga një hartë me një kufi të jashtëm dhe me një kufi të brendshëm dhe brenda këtij kufiri të brendshëm kemi Ballkanin. Pra kemi një farë qendre dhe të jetosh brenda këtij kufiri, të jesh pjesë e këtij trupi dhe të mos jesh pjesë e integruar e qarkullimit të gjakut dhe të gjitha venave në të cilat qarkullon gjaku dhe në të gjitha elementet e nevojshëm për të jetuar, për ne Italia dhe Shqipëria pra sikundër e tha edhe e ka thënë Gianni Amelio është ‘Amerika e gjyshërve tanë’, pra ka qenë një vend të cilit ne i përkisnim por gjithsesi ka qenë një vend i ndaluar për ne. Një qytet i ndaluar për ne. Por me kalimin e viteve dhe me këtë afërsi dhe me këtë kontaminim të përbashkët ajo çka ndodh në Itali zëre se ndodh edhe në Shqipëri, dhe teksa pamë të gjithë atë situatë të vështirë dhe tek pamë atë vetmi të tmerrshme nga ana e Italisë e cila nuk arrinte t’ia dilte mbanë, ka qenë mëse e natyrshme për ne, pra ata janë duke vuajtur më shumë sesa ne, ndodhen përballë diçkaje që mund ta quajmë apokaliptike dhe nuk mund të qëndrojmë vetëm duke vështruar dhe të lutemi për ta. Dhe nga ai moment nuk e diskutuam fare edhe pse kishte dhe një frikë në një farë mënyre nëse po bënim gjënë e duhur sepse dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve përballë asaj mostre që nuk njihej, pra Covid, unë vendosa. Janë shumë, janë pak, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që një pjesë e vendit tonë shpirtëror që është Italia, gjeografikisht është një vend tjetër por shpirtërisht Italia është pjesë e jona, kështu pra ndodhi, që ne vendosëm t’i dërgojmë. Tashmë mund ta them, e lëmë fare. Atëherë mund ta them sepse fondacioni që na ka ftuar të marrim pjesë meriton një lajm të jashtëzakonshëm. Askush nuk e di dhe faktikisht as e mendoja që do ta thoja ndonjëherë, por atëherë me Luigin kemi patur një marrëdhënie të jashtëzakonshme sepse nëse unë jam një le të themi një shqiptar italian, ai është një napoletan shqiptar dhe kemi bërë sëbashku një operacion, një veprimtari “kontrabande”në atë moment ku ne nuk kishim asnjë vaksinë, e kishim një tension dhe një presion të jashtëzakonshëm, një presion të pazakontë, një frikë për njerëzit se mos vdisnin si peshq pa ujë dhe i them Liugit: Mund të na jepni një sasi të caktuar simbolike dozash vaksine por që për ne janë shumë të rëndësishme për të nisur vaksinimin e personelit të infermierëve dhe mjekëve dhe Luigi më thoshte jo sepse Pfizer kishte lidhur një kontratë me kushte le të themi imperialiste kapitaliste, pra ti jap ty por ti nuk mund tja japësh askujt. Pra përveçse një i krishterë nuk mund të vepronte kështu. Dhe Luigi më thotë: Është një gjë e rëndë sepse nuk mund ta bëjmë këtë sepse është vërtetë një vepër e rëndë por gjithsesi ne këtë e bëmë nëpërmjet një operacioni edhe me mbështetjen e shërbimeve sekrete, një gjë e pazakontë që ministri i Jashtëm i Italisë dhe kryeministri i Shqipërisë që kalonin mall kontrabandë për të shpëtuar jetë njerëzish. Por ishte dhe problemi tjetër që vaksinat nuk mund të qëndronin aty të fshehur diku por duhet të kryheshin, dhe unë them, vaksinat i kemi patur nga një vend mik dhe Pfizer apo avokatët, si shërbimet sekrete ruse pra, ku i keni gjetur, do ngremë padi e kështu me radhë dhe unë e thashë pra, ne kemi mësuar nga napoletanët që asnjëherë, asnjëherë nuk mund të tradhtojmë mikun përpara organeve të policisë dhe kështu që unë nuk e tradhëtoj atë mik dhe atë miqësi. Dhe atë mund ta themi, tashmë do kesh gazetat dhe gazetarët nga prapa që do të të qepen dhe do thonë edhe kontrabandist dhe tashmë je edhe njeri i lirë, Luigi.

 

– Atëherë të rikthehemi në miqësinë tuaj me Italinë dhe do doja t’iu ktheja. Ju keni një miqësi të fortë edhe me BE-në.

Kryeministri Edi Rama: Ne nuk duam miqësi, ne duam të martohemi. Jemi të dashur që nuk lodhemi asnjëherë, ato janë aty. Ne gjithësesi kemi dëshirë të martohemi edhe pse për momentin nuk flasim. Atëherë unë them, pse të mos negociojmë paraprakisht? Atëherë, duam të martohemi, atëherë duhet të flasim, si të mos flasim? Dhe pastaj të vijojmë më tej me hapat e mëtejshëm. Dhe duke ditur se Luigi e di shumë mirë, pra shqiptarët apo Shqipëria nga pikëpamja statistikore është vendi më europian, pra më pro Evropës, sepse ata që nuk janë të martuar, faktikisht janë pro martesës, krahasuar me të tjerë, por përveç shakave pra, duhet të jetë diçka e qartë, që ne në historinë tonë nuk kemi patur kurrë mundësinë që të zgjedhim dhe nuk jemi ndjerë mirë asnjëherë mirë në asnjë kontekst, sepse fiorentinët nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin me Lorenco Magnifico, por gjithsesi janë ndjerë mirë, ato kanë patur të mira, regjime që gjithsesi që na janë imponuar dhe për herë të parë në historinë tonë ne patëm mundësinë që të bëjmë një zgjidhje, 30 vjet më parë ne e bëmë dhe ne duam të jemi pjesë e Europës dhe të jesh pjesë e Europës dhe të shpëtosh nga hija e një të kaluare që na imponon të jetojmë aty ku ne nuk duam të jetojmë, nuk dëshirojmë të jetojmë, pra Europa është për ne shumë e ngjashme me atë ç’ka ajo ishte për etërit e saj që e themeluan atë. E di që për ata që do të vijnë pra për gjeneratat, për brezat që do të vijnë hyrja e Shqipërisë në BE ndoshta nuk e arrin as brezi im sepse do duhet kohë por gjithësesi unë ndihem mirë sepse ne po negociojmë, po flasim, disa muaj më përpara nuk donin as të flisnin me ne. por gjithsesi e kuptuan.

 

– Çfarë ndryshoi?

Kryeministri Edi Rama: Hollanda I mbylli zgjedhjet, në Francë u mbyllën zgjedhjet, përfunduan zgjedhjet dhe nëse ti flet me një qeveri, me një kryeministër që dëshiron që të rizgjidhet, është një tjetër person, duket sikur flet me një tjetër person, por kur flet me dikë që ka fituar zgjedhjet dhe që është zgjedhur, atëherë shndërrohet në një tjetër person dhe ti e shikon që nuk ka asnjë lloj problemi. Pra përpara zgjedhjeve ai shprehet ‘’shqiptarët, Shqipëria…’’ por pastaj , pas zgjedhjeve “Shqipëria, shqiptarët janë kaq të mirë”, pra e gjitha kjo varet nga fushata elektorale, pra kur ishin këto takime, Këshilli Evropian çdo 6 muaj që vendoste, pra do t’i çelim negociatat me Shqipërinë që ndër të tjera për vite janë në një proces të tillë, fillimisht ne ishim entuziastë, përgatisnim ceremoninë, muzikën për ‘’martesën’’ dhe ishim të gatshëm, por ‘’nusja’’ nuk arrinte dhe arritëm deri në një farë pike të kuptojmë që unë bëja shaka, kam bërë shaka edhe me ministrat e Jashtëm, pra ç’ka ndodhur? Kemi bërë këtë, këtë dhe këtë, atëherë këtë herë i hapim, jo, pastaj shikojmë herë tjetër pas 6 muajsh dhe thashë; atëherë shikoni kalendarin e zgjedhjeve nëqoftëse do ketë zgjedhje në Holandë, në Francë e kështu me radhë. Në Itali jo, sepse Italia nuk varet, pra vullneti i Italisë nuk varet nga çështjet e brendshme kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kjo është gjëja më e bukur në politikën tonë të jashtme sepse në Itali si e majta ashtu edhe e djathta nuk ndryshon asgjë, ndërsa për vendet e tjera jo, nuk vlen e njëjta gjë sepse ndryshon dhe tashmë Europa tha: Ok, t’i çelim negociatat dhe pastaj i japim kohë procedurave që sigurisht do të kërkojnë vite e vite.

 

– Çfarë mund të ofrojë Shqipëria në Bashkimin Europian?

Kryeministri Edi Rama: Atëherë është paksa e vështirë, e ndërlikuar çfarë mund t’i sjellë Europa Shqipërisë . Para së gjithash është një problem paqeje, një çështje paqeje sigurie, një çështje që ka të bëjë me lirinë e sovranitetin, sovranitetin popullor pra, nuk do të ketë asnjë forcë që do të mund të na rikthejë në të shkuarën sepse është një vend ku demokracia, ku liria, ku paqja , ku siguria janë elementë që mbrohen më shumë se në çdo vend tjetër dhe pastaj kur flitet për Turqinë apo për Rusinë, ne nuk kemi raporte të veçanta me Rusinë sepse ka bërë disa gjëra që në një farë mënyre, ka ndërmarrë disa veprime që kanë ndikuar tek ne, sepse para së gjithash na ka bërë që të jemi vendi më pro amerikan sepse 50 vjet kemi qenë të bombarduar nga mëngjesi në darkë çdo ditë. “Mos mendoni kurrë që t’i afroheni Amerikës sepse është e keqja më e madhe”, absolutisht. Ndërsa Amerika sot, tashmë është shndërruar në “Mollën e Adamit’’ dhe që do donim të gjithë që ta hanim, pra kaluam nga vendi anti-amerikan në botë në vendin më proamerikan në botë dhe është arsyeja përse ne nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk duam të kemi asnjë raport, asnjë marrëdhënie me Rusinë sepse kemi patur në bulevard deri në vitin 1990 dhe ne marrëdhëniet me Rusinë i kemi prishur në vitin 1960 në momentin kur në qeveri u ngrit Hrushovi dhe Enver Hoxha e ka quajtur atë tradhtar në atë periudhë dhe ne u shndërruam me krenari i vetmi vend stalinist në botë. E pohonim këtë me zë të lartë, e thoshim me zë të lartë dhe kjo ka bërë që ne pas vitit 90’ nuk kemi patur asnjë lloj prirjeje për t’u afruar me Rusinë.  Nuk kemi të bëjmë aspak me Rusinë, as nga pikëpamja ekonomike, nga asnjë lloj pikëpamje gjithësesi mund të qëndrojmë pa ta pa asnjë lloj problemi dhe nuk kemi asnjë lloj problemi për të vënë sanksione ndaj tyre. Ndërsa me Kinën kemi një marrëdhënie normale. Jemi një vend ish-komunist ku Kina ka një prani të vogël sepse atë çka thashë më përpara, gjithësesi ne me Kinën kemi patur një martesë, kemi qenë shumë miq, shumë të afërt dhe pastaj ato u shndërruan në një vend tepër të pasur. Tashmë nuk kemi asnjë lloj alternative tjetër dhe nuk duam alternativë tjetër përveç asaj të hyrjes në Europë. Unë besoj se Italia, Franca, Gjermania ata që vënë në mëdyshje ekzistencën e Europës përfaqëson humbjen e kujtesës së asaj çka ishte vendi i tyre kur nuk ekzistonte Europa dhe nëse sot në Europë kemi një brez që nuk ka parë luftë, atëherë nëse sot në Europë kemi një pjesë të atyre që thonë që Europa, pra që pikërisht është bërë e mundur falë këtij fakti. Është mëse e qartë sipas meje se pasuria, mirëqenia, sa më shumë je i pasur duhet të investosh gjithnjë e më shumë në kujtesën historike sepse ekziston gjithnjë rreziku që të harrosh dhe ne duhet të investojmë te më të vegjlit, më të rinjtë dhe që të kujdesemi në mënyrë që kujtesa historike të jetë një element i rëndësishëm sepse ne jetojmë në një botë ku gjithçka është kundër kujtesës. Çdo sekondë që kalon e vret kujtesën, e vret kohën për të diskutuar, kohën për të reflektuar. Ne kemi këtë lidhje të veçantë me Italinë që është tejet e fortë.

 

– Pyetja e fundit, do të kemi një tjetër qeveri së shpejti në Itali dhe do të keni të njëjtin raport, të njëjtën marrëdhënie miqësie sikundër ka qenë me të gjitha qeveritë italiane?

Kryeministri Edi Rama: Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berlusconin, që është përfaqësues i së djathtës në Itali, por gjithsesi Berlusconi ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon që ka qenë një kryeministër socialist i Shqipërisë. Ju them këtë se ka pasur periudha që kanë qenë qeveri të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta. Nuk ka rëndësi përkatësia politike. Gjithsesi kemi një atmosferë politike, lidhjesh historike dhe janë të hershme lidhjet tona. Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture me një rëndësi të veçantë është realizuar dhe ndërtuar pikërisht nga arkitektë italianë në periudhën përpara dhe gjatë pushtimit fashist. Edhe gjatë pushtimit fashist të themi ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do ketë asnjë ndryshim në marrëdhëniet. Nëse një qeveri është më e djathtë, apo më e majtë apo je në opozitë, në fund të fundit kur vjen fjala për të qeverisur atëhere duhet patur kujdes sepse duhet të bësh gjithçka për të mos u asgjësuar nga e djathta apo e majta dhe duhet gjetur një vijë e mesme, e artë sepse është e thjeshtë të hartosh gjithë ato poezi epike mbi atë çka mund të bëhet në të ardhmen, po kur arrin të qeverisësh, atëherë çdo gjë bëhet më e vështirë. Gjithsesi duhet t’i bësh gjërat, i përket së djathtës apo së majtës sepse nuk ka receta për të djathtën apo të majtën, por duhet të bësh llogaritë mirë.

 

– Ju faleminderit. Ju faleminderit zoti kryeministër për këtë performancë sepse ne kur u munduam të përcaktonim se kush do të ishte relatori që do të përmbyllte punimet e kësaj konference, menduam pikërisht për kryeministrin Rama. Pikërisht për pasionin dhe për historinë e tij. Për qenien e tij para së gjithash një artist i madh. Faleminderit me të vërtetë!

Kryeministri Edi Rama: Unë do të doja të shtoja vetëm diçka duke qenë se po më falenderoni kaq shumë. Duhet të jem unë ai që duhet t’ju falënderoj sepse unë kam marrë shumë ftesa nga qytete, fondacione, po jo se unë nuk dua të jem i pranishëm në gjithë këto veprimtari, por kjo është hera e tretë në cilësinë time si kryeministër që pranova një ftesë të tillë sepse para së gjithash kam një respekt të pakushtëzuar për kryetarin tuaj të bashkisë dhe ka qenë një kënaqësi e madhe të isha këtu dhe më tej për qytetin, sepse pasi dërguam infermierët, ndoshta ishte momenti që t’ju sillnim një artist personalisht, dhe për të festuar këtë moment sepse edhe nëse pandemia duket si diçka e largët, jo nuk është diçka e largët. Në ato momente dukej e pamundur që të mund t’i ktheheshim normalitetit. E tashmë që i jemi rikthyer normalitetit, kujtesa na lë pas. Së fundmi, pranova ftesën për të biseduar për këtë çështje kaq të rëndësishme të historisë së Europës dhe për ta përmbyllur do doja t’ju thoja diçka: E dija që ishte një qytet i bukur, por është shumë më i bukur sesa nga ajo që mund të mendohet e të tregohet dhe për këtë jam i sigurt që kryetari i bashkisë duhet të bëjë edhe më shumë, por gjithsesi është një qytet dhe duhet të ndiheni të bekuar nga Zoti që lindët në këtë qytet të mrekullueshëm.

 

Previous Rritja e pagave për Policinë e Shtetit, shifrat mbi kriminalitetin, emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë e reformimi i Policisë Kriminale. Interpelanca e Ministrit të Brendshëm

Leave Your Comment