Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Berlin me ftesë të fondacionit Körber-Stiftung për një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag, u takua sot me kryetarin e grupit të SPD Rolf Mutzenich.
Biseda u fokusua në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy grupeve parlamentare, si dhe të bashkëpunimit në tërësi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, por edhe atë rajonal, në kontekstin edhe të një situate të re gjeopolitike, për shkak të luftës në Ukrainë.
Kryeministri Edi Rama shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për avancimin e axhendës së reformave, si dhe vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë, në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.