Kryeministri Edi Rama takon Kryeministrin e Azerbajxhanit Ali Asadov, si dhe Kryetaren e Kuvendit Sahiba Gafarova - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama takon Kryeministrin e Azerbajxhanit Ali Asadov, si dhe Kryetaren e Kuvendit Sahiba Gafarova

Në vijim të vizitës në Azerbajxhan, Kryeministri Rama u takua me homologun e tij, Kryeministrin e Azerbajxhanit Ali Asadov. Bashkëbieduesit ndanë vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët të qeverive për forcimin e bashkëpunimit në sektorët me interes të ndërsjellë.

Kryeministri Rama u takua me Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit Sahiba Gafarova. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e miqësisë mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, jo vetëm për forcmin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, por edhe për t’i dhënë nxitje zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, në fushën e energjisë, turizmit, bujqësisë, industrisë ushqimore, etj.

Kryeministri Edi Rama vizitoi gjithashtu Memorialin e Varrezave të Dëshmorëve në Baku, Azerbajxhan, ku vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti ndaj të rënëve në Luftë.

Previous Kryeministri Rama takohet me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në Baku

Leave Your Comment