Kryeministri Edi Rama priti sot në takim ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas. Takimi u fokusua në planet konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve respektive, si dhe u diskutua gjerësisht mbi një sërë projektesh të përbashkëta me interes të ndërsjellë mes vendeve.
Gjatë ditës së sotme, Ministri i Energjisë dhe Mjedisit të Greqisë, Kostas Skrekas u takua me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.