Kryeministri Rama, vizitë mbikëqyrëse në disa prej furrave të bukës në kryeqytet. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministri Rama, vizitë mbikëqyrëse në disa prej furrave të bukës në kryeqytet.

Kryeministri Rama vijoi sot vizitat mbikëqyrëse lidhur me çmimet e produkteve bazë, në disa furra buke në Tiranë, ku bisedoi me tregtuesit e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit për situatën e krijuar, si pasojë e luftës dhe ndikimin e saj mbi mallrat e konsumit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj theksoi se është e rëndësishme që në këto momente, kur ka një shqetësim për rritjen e çmimeve, asnjë tregtar buke të mos abuzojë me peshat dhe çdo konsumator të marrë atë që paguan. “Çdo furrë buke ka detyrim të afishojë cmimet e bukës dhe bashkangjitur peshën e saj. Gjatë kësaj periudhe ka pasur ankesa të ndryshme që furrat e bukës nuk kanë peshat që duhet të kenë. Është e rëndësishme që në këtë moment dhe gjithmonë, por sidomos tani, që çmimet po rriten dhe njerëzit janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve dhe patjetër që nëse rritet mielli, do rritet dhe çmimi i bukës, asnjë tregtar të mos abuzojë me peshat dhe çdo konsumator të marrë që paguan. Nëpërmjet Task Forcës që kemi krijuar, për mbikëqyrjen e çmimeve, të normave të fitimit, do kemi shumë kujdes të mbikëqyrim peshat dhe funksionimit mirë të tregut që konsumatori të marrë atë që paguan.” – u shpreh ministrja.

Në bisedën me tregtuesit e bukës, Kryeministri kërkoi që situata e krijuar të përballohet bashkërisht me solidaritet dhe mirëkuptim prej tyre, duke mos lejuar që në këto momente të vështira t’i lihet vend përfitimit abuziv në kurriz të konsumatorëve. “Kjo është një fazë vështirësie për të gjithë, edhe për ju, pavarësisht se është tendenca komplet e gabuar që t’i hidhet gjithë faji prodhuesve, furnizuesve, tregtarëve, por nga ana tjetër, duhen mirëkuptuar dhe njerëzit që kanë gjithë këtë stres. Atë që ne mund dhe duhet të bëjmë është të mos lejojmë abuzimet sa të mundemi, se çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të mos ndjeheni në vështirësi dhe të nxirrni një minimum fitimi, por jo për të shfrytëzuar rastin e për të nxjerrë fitime që nuk janë as në kohë normale. Ndaj kemi bërë Bordet për Ushqimin dhe Karburantet. Prapë është rritur karburanti në bursë, këto janë gjëra që ne nuk i frenojmë dot, do reflektohen tek cmimet, por nga ana tjetër, duhet të jeni shumë solidarë që të mos përfitojmë në kurriz të njerëzve që këto janë bazë.”– u shpreh Kryeministri.

Previous Kryeministri Rama, vizitë mbikqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë.

Leave Your Comment