Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është pritur nga Kryeministri Rama në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë.
Pas mikpitjes nga homologu i saj shqiptar, Meloni theksoi para gazetarëve se “ne kemi përgjegjësi drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidoemos pas agresionit të Rusisë kundër Ukrianës”.
“E rëndësishme është të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë, ekonominë, sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera për të cilat Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin dhe mund të mbështeteni te Italia për këto”, përfundoi Meloni.