Kumbaro: Aeroporti i Vlorës në njollën ekzistuese, zonat e mbrojtura nuk preken - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro: Aeroporti i Vlorës në njollën ekzistuese, zonat e mbrojtura nuk preken

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në interpelancën e kërkuar në Parlament mbi pretendimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonë të mbrojtur, sqaroi se aeroporti po ndërtohet në njollën ekzistuese.

“Projekti i aeroportit është propozuar të kryhet as më shumë dhe as më pak por në gjurmën ekzistuese të ish-aeroportit ushtarak, që ka qenë funksional deri në fillim të viteve 1970. Theksojmë gjithashtu se ai ndodhet në nënzonën C – që nuk është as Zona Qendrore A dhe as në Zonën e Zhvillimit të Qendrueshëm B, nuk prek Monumentet e Natyrës të identifikuara si për shembull Dunat e Nartës, Laguna Limopuo, Kodrat Molasike të Zvërnecit, Pylli i Zvërnecit. Po kështu nuk preket fare Laguna e Nartës”, tha Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit përmendi edhe ligjin për zonat e mbrojtura, që parashtron parimet kryesore të menaxhimit të tyre, siç janë Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe Parimi i integrimit.

“Këto parime mbahen parasysh sa herë zhvillimi strategjik i vendit nxjerr në pah nevojën për projekte që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në avancimin e prioriteteve afatgjata të progresit, të zhvillimit të stabilitetit ekonomik dhe të prosperitetit të komunitetit”, tha Kumbaro.

Ministrja u shpreh se sipas lejes mjedisore, zhvilluesi i aeroportit duhet të përmbushë edhe një sërë kriteresh.

“Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mbetet e angazhuar dhe e detyruar për të mbrojtur peizazhin dhe speciet e pranishme brenda Peizazhit të Mbrojtur. Zhvilluesi ka aplikuar për procedurën e thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Deklarata Mjedisore e propozuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe e miratuar nga Ministri përmban një sërë kushtesh që duhen plotësuar nga zhvilluesi i projektit si gjatë fazës së përgatitjes së territorit, gjatë ndërtimit, dhe gjatë funksionimit që do të monitorohen nga MTM. Është detyrë e zhvilluesit që i është përcaktuar në Deklaraten Mjedisore gjithashtu që konsulenca mjedisore për biodiversitetin do të jetë e pandarë për monitorimin dhe raportimin mbi komponentët mjedisorë. Siç paraqitet nga Raporti i thelluar i VNM-së dhe Deklarata Mjedisore, masat që do të ndërmerren do të minimizojnë ndjeshëm ndikimin që mund të ketë projekti në zonë dhe Ministria dhe institucionet e varësisë do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar integritetin ekologjik në zonë”, vijoi më tej Mirela Kumbaro.

Ajo shtoi se janë kryer të gjitha procedurat sipas ligjit, me mbi 50 konsultime në nivel zonash të mbrojtura, në nivel qarku, me grupet e interesit, me shoqërinë civile, me grupet e biznesit, me botën akademike.

Kumbaro tha se aeroporti është një investim që i shërben turizmit, ndërsa vizionin e qeverisë për zonat e mbrojtura e solli përmes punës së nisur për shpalljen e gjithë lumit të Vjosës Park Kombëtar dhe vendimit të janarit të këtij viti për të rritur sipërfaqen e zonave të mbrojtura nga 17% në 21%.

“Si Ministër i Turizmit nuk mund të mos theksoj se ky është një projekt strategjik, që siç thonë banorët e Vlorës që kujtojnë edhe disa pëpjekje të mëparshme në fillim të viteve 2000 për ta ringjallur atë aeroport të dikurshëm, por pa sukses, « ëndrra po bëhet realitet ». Një pol i ri i turizmit që favorizon Shqipërinë do të jetë ky aeroport. Ndërsa të akuzosh këtë qeveri se po shkatërron natyrën, ndërkohë që ka ndërmarrë projektin më ambicioz për zonat e mbrojtura mjedisore sic është studimi dhe planifikimi i parkut kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë – VJOSA, është të kërcesh si prifti nga belaja. Këtë hall jua kuptoj por nuk ua zgjidh dot”, u shpreh në fund të fjalës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Previous Kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në vijim të diskutimeve mbi projektrezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”

Leave Your Comment