Kumbaro dhe Nikolla në parkun e ri të Paskuqanit, një atraksion i ri i qarkut të Tiranës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro dhe Nikolla në parkun e ri të Paskuqanit, një atraksion i ri i qarkut të Tiranës

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës për hapjen e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu,

Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Të pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme drejt zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

“Jemi mbledhur për të shënjuar një moment te jashtëzakonshëm drejt një objektivi që po i afrohemi ditë pas dite, çeljes së një prej institucioneve më të rëndësishme europiane që është Kampusi i Kolegjit të Europës në Tiranë.

Gjatë muajve të fundit kemi ndërmarrë hapa konkretë për të ngritur kampusin e Tiranës për Kolegjin e Europës. Ritmi, bashkëpunimi i shkëlqyer me partnerët tanë për të bërë të mundur këtë gjë ka qenë i jashtëzakonshëm. Ja ku jemi këtu sot duke nënshkruar marrëveshjen me Universitetin e Tiranës, Kolegjin e Europës që do të garantojë funksionimin e plotë të Kolegjit duke nisur qysh prej këtij viti akademik, deri në përfundimin e kampusit të ri. Streha e parë e Kolegjit të Europës, vendi ku studentët do të studiojnë për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor është godina ‘Liria’, vendi ku studentët shqiptarë në fakt kanë hedhur hapat e parë historikë dhe ku bënë histori me nisjen e rrugëtimit drejt demokracisë dhe lirisë.

Ky moment shënon hyrjen në një fazë të re, qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar që t’i ofrojë Kolegjit të  Europës dhe studentëve të ardhshëm të kolegjit një kampus komplet të ri, për këtë qëllim kemi hartuar projekt- ideja. Sot do të zbulojmë vetëm një koncept fillestar të këtij projekti fantastik, pritet të jetë një strukturë e veçantë që mishëron jo vetëm ekselencën e këtij institucioni por gjithashtu edhe ambiencien tonë për arritjen e standardeve mësimore drejtë anëtarësimit në BE.”, tha në fjalën e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Bashkëpunimi me Kolegjin e Evropës, një institucion i njohur për përsosmërinë e tij akademike, do të zgjerojë horizontet e njohurive dhe ekspertizës në çështjet e BE-së dhe do të kontribuojë në procesin e integrimit të rajonit në BE.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do t’i hapë dyert për ciklin e studimeve në vitin akademik 2024-2025, duke sjellë mundësi të reja për studentët profesionistë të Shqipërisë dhe të rinjtë e Ballkanit Perëndimor për të përfituar nga një arsim i lartë i nivelit evropian.

Rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini tha se, pjesë e Kolegjit të Evropës në Tiranë do të jenë 31 studentë, të zgjedhur nga 241 aplikantë nga 41 kombësi të ndryshme. Sipas saj, ky projekt ka ngjallur mjaft interes, ndërsa shtoi se pjesë e punës do të jenë dhe trajnimet për zyrtarët e rajonit dhe jo vetëm. Ajo tha se ka pasur aplikime nga Gjermania, Suedia, Franca, etj.

“Viti akademik do të nis në shtator me 31 studentë, me program të nivelit master për transformimin dhe integrimin evropian, me fokus të veçantë Ballkanin Perëndimor dhe BE. E hapëm procesin e pranimit në tetor. Sot mund të them se kemi marrë 241 aplikime për 31 vende nga 41 kombësi të ndryshme. Aplikimet i patëm nga i gjithë rajoni dhe vende të BE. Kemi zgjedhur më të mirët paraprakisht. Kemi kryer mjaft intervista individuale për të zgjedhur studentët. Nga numri përfundimtar kishim 34 kombësi. Nuk po përmend emrat e studentëve italianë apo shqiptarë që kanë aplikuar, por do të zgjedh të them se ishin 23 francezë, 12 gjermanë, 6 belgë, 9 suedezë, kjo sa për t’ju dhënë shifrat dhe idenë për interesin që ka pasur në rajon dhe jo vetëm, por edhe nga shtete anëtare të BE.”, tha Rektorja Mogherini.

Programet e studimit të ofruara nga dega e re e Kolegjit do të kenë të njëjtat standarde si ato në Kolegjin e Brugge dhe Natolin, duke siguruar një cilësi të lartë të mësimit dhe një mjedis të pasur multikulturor dhe ndërkombëtar për studentët.

Previous Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve