Kumbaro inspektim në Portin e Durrësit: Që nga siguria tek ofrimi i informacionit, të jemi gati për të pritur flukset e shtuara të sezonit veror - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro inspektim në Portin e Durrësit: Që nga siguria tek ofrimi i informacionit, të jemi gati për të pritur flukset e shtuara të sezonit veror

Në vazhdim të turit të inspektimeve nëpër pikat kufitare, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u ndal në terminalin e pasagjerëve dhe të trageteve në Portin e Durrësit, shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së këtij qyteti Emirjana Sako, drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli dhe drejtori i Autoritetit Portuarl Durrës, Pirro Vëngu.

Për katër muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 8% më shumë pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, prandaj nga ana e autoriteteve portuale janë marrë masat për një mirëmenaxhim të sezonit portual që përfshin muajt korrik-shtator, ku sipas statistikave hyjnë rreth 200 mijë mjete dhe 500 mijë pasagjerë.

“Porti i Durrësit është një ndër pikat kryesore për të pritur vizitorët, makinat, por edhe autobusët. Është një pikë tranzit jo vetëm porti, por edhe qyteti, prandaj kemi një barrë më të madhe jo vetëm për t’i pritur, por edhe për t’i pajisur me informacion, por sidomos edhe me shërbimin dhe cilësinë e duhur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë këtij takimi gjithashtu, ministrja Kumbaro tha se së në ditët në vijim do të prezantohet edhe aplikacioni më i ri krijuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, TEA – Tourism Events of Albania- i cili do t’u shërbejë vizitorëve që hyjnë në Shqipëri si një udhërrëfyes turistik dhe një kalendar për aktivititetet e ndryshme që ndodhin gjatë sezonit turistik veror.

“Ministria e Turizmit këtë vit po vjen me një kalendar të dedikuar i cili do të jetë i aksesueshëm për këdo, duke e shkarkuar në telefon dhe me një aplikacion të tillë që quhet TEA-Tourism Events of Albania”, njoftoi Kumbaro.

Për ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, parametrat e sigurisë, kushtet sanitare, mikpritja dhe ofrimi i informacionit janë katër elementet më thelbësore që u takojnë të gjitha palëve përballë flukseve të shtuara hyrëse që parashikohen këtë sezon veror.

Previous Koalicioni Global për shkatërrimin e ISIS, Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në Riad