Kumbaro në Hanin e Hotit: Rikualifikim i peizazheve dhe pajisje e vizitorëve me informacion turistik në pikat doganore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro në Hanin e Hotit: Rikualifikim i peizazheve dhe pajisje e vizitorëve me informacion turistik në pikat doganore

Në vazhdim të punës që ka nisur për rikualifikimin e peizazheve të të gjitha pikave hyrëse të vizitorëve, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u ndal në Hanin e Hotit në Shkodër, një pikë kufitare për kalimin si të pasagjerëve dhe vizitorëve, ashtu edhe të malllrave.

Ministrja Kumbaro theksoi rëndësinë e projektit të rikualifikimit të peizazheve për t’iu ofruar një mikpritje dhe përcjellje dinjitoze vizitorëve që hyjnë në vendin tonë:

“Në vazhdimin e të gjithë punëve që po bëhen nga një pikë hyrëse në Territorin e Republikës së Shqipërisë në tjetrën, sot jemi ndalur në Hanin e Hotit ku të gjithë bashkë jemi angazhuar për një mikpritje më të mirë të gjithë vizitorëve, si për t’ju dhënë ndjesinë e mirë atyre që na vijnë, po ashtu dhe për t’ju uruar rrugë të mbarë vizitorëve dhe turistëve që kanë vizituar Shqipërinë.”

Gjithashtu Minsitrja Kumbaro u shpreh se është shumë e rëndësishme që në pikat kufitare, vizitorët e huaj të pajisen me një informacion të pasur mbi destinacionet dhe programet turistike që mund të gjejnë në Shqipëri.
Për vitin 2022, nga pika doganore e Hanit të Hotit kanë hyrë 1.3 milionë pasagjerë dhe udhëtarë. Ndërkohë, për 5-mujorin e parë të vitit 2023 kanë hyrë 520 mijë vizitorë sipas informacionit të dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, çka tregon se është arritur gjysma e shifrave të një viti më parë, ende pa arritur piku i fluksit doganor që përkon me periudhën korrik-gusht.
Më parë, Kumbaro ka inspektuar edhe pikat kufitare të Kakavijës, Qafë Botës, Muriqanit dhe Portit të Durrësit.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 16 Qershor 2023